Në fund të fjalës së tij përpara trupit gjykues, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu drejtua trupit me tri lutje.Krasniqi tha se lutja e parë është që trupi gjykues të mos lejoj keqpërdorimin e opinioneve individuale të pasluftës për kohën e luftës.
Lutja e dytë Krasniqit ishte që trupi gjykues të mos lejojë që shënimet e tij për shkrimin e librave të përdoren si dëshmi për vepra penale, siç pretendon ZPS-ja.
“Lutja e tretë për komunikatat: Unë po e lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limajt në Hagë”.
“Komunikatat si material propagandistik ishin rritja e respektit për UCK-në dhe autoritetit të saj me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin. Paragrafi 118 në aktvendimin e TNH-së për Fatmir Limajn. E njëjta gjë thuhet edhe në aktvendimin lirues për Ramush Haradinajn”, është shprehur Krasniqi.Tutje, Krasniqi tha se shënimet e tij për të shkruar libra janë keqpërdorur skajshmërishtë nga ana e Prokurorisë.
“Ka marrë materiale të shumta, ka marrë letrat që i kam çuar nga burgu por ato nuk janë kurrfarë dëshmie për të cilat po pretendon prokuroria në këtë aktakuzë”, është shprehur Krasniqi.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Monika Lubonja reagon edhe njëherë pas publikimit të PAMJEVE me Adi Hilën – kësaj radhe paska goditur rëndë
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!
- 18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
- Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?
- Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit në Gaza, vriten dy palestinezë
- Pse Albulena Haxhiu e mbështet vazhdimin e Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes
- Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar



