Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 5 prill (e mërkurë) në ora 10:00 do ta presë Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili po arrin për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në delegacion së bashku me Kryeministrin Andrej Plenkoviq janë përfaqësues të lartë për çështje ekonomike dhe punë të jashtme, përfaqësues nga Kuvendi i Kroacisë, si dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nives Tiganj. Kryeministri Andrej Plenkoviq dhe delegacionin e tij do ta presë Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe delegacionin qeveritar në…

Lexo më Shumë

Besimtarët myslimanë po e shënojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit. E me këtë rast, Egjipti ka ndërtuar një xhami të re, në kryeqytetin e ri administrativ. Por, kjo iniciativë është kritikuar për kostot e mëdha. Qeveria egjiptiane ka ndërtuar një qytet të ri në shkretëtirë, në përpjekje për t’i larguar njerëzit nga Kajroja e mbipopulluar. Ndërtimi i kësaj xhamie, vjen në kohë kur ky vend po lufton me inflacionin, ku vetëm gjatë marsit ka shkuar mbi 30 për qind. Sipas BBC-së, kryeqyteti i ri administrativ i Egjiptit është ndërtuar 45 kilometra në lindje të Kajros. Qendra e saj e re…

Lexo më Shumë

I rrethuar me flamuj të shumtë amerikanë, ish-Presidenti Trump mbajti një fjalim të stilit të fushatës para mbështetësve të shumtë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, mbrëmjen e së martës. Trump mbajti një qëndrim sfidues, duke cituar mes të tjerash, dy gjyqet e dështuara në Kongres për shkarkimin e tij kur ishte president. Ai e quajti aktakuzën e ngritur ndaj tij në Nju Jork, si të fundit në “sulmet me hetime mashtruese”. “Ky rast i rremë (aktpadia) u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha zoti Trump. …

Lexo më Shumë

Osasuna ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Athtletic Bilbaon. Golin e parë në ndeshje e shënoi Inaki Williams, në minutën e 33’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, dy skuadrat nuk e gjetën golin, mirëpo ndeshja shkoi në vazhdime për shkak se Osasuna kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultat 1-0. Në vazhdime, Osasuna realizoi me anë të Pablo Ibanez, në minutën e 116’, për ta dërguar ekipin e tij vetëm për herë të dytë në finale të këtij trofeu në histori të klubit.…

Lexo më Shumë

“Vogue Philippines” ka zbuluar yllin e kopertinës për muajin Prill, Apo Whang-Od, një lëvizje që e bën 106-vjeçaren nga Filipinet personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e “Vogue”. Whang-Od , e njohur gjithashtu si Maria Oggay, ka përsosur artin e tatuazheve që kur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e babait të saj. Me banim në fshatin malor të Buscalan, rreth 15 orë në veri të Manilës, në provincën Kalinga, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër e vendit, ose tatuazhistja tradicionale Kalinga. Whang-Od krijon tatuazhe duke përdorur vetëm një shkop bambuje, një gjemb…

Lexo më Shumë

Të paktën 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt të 2022. Të dhënat janë publikuar nga Unicef. Drejtoresha ekzekutive e organizatës së OKB-së për fëmijët, Catherine Russell, tha se ky ishte “vetëm numri i verifikuar nga OKB”. Ajo shtoi se shifra reale ka të ngjarë të jetë shumë e lartë dhe se numri i familjeve të prekura është i paimagjinueshëm. Russell shtoi se ky është një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës.

Lexo më Shumë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve zgjedhore që të mos kufizojnë mbulimin mediatik në Shqipëri. Në një deklaratë për shtyp, thuhet se pavarësisht nga fakti se legjislacioni ynë zgjedhor nuk është ndryshuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, KShH i sugjeron subjekteve zgjedhore të konkurrojnë në mënyrë të ndershme dhe transparente karshi publikut, duke i mundësuar medias hapësirën e nevojshme, për të mbuluar në mënyrë të pavarur dhe të lirë aktivitetet e tyre. Në të kundërt, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kufizimi i hapësirave të transmetimit të medias do të krijonte një mjedis tkurrës…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt. Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999. Përmasa e krimit të mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës. Nga kjo masakër vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët./Arbresh.info/

Lexo më Shumë

Chelsea ka nisur punën për të vendosur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm.Një vendim, në të cilin pronarët e rinj nuk dëshirojnë të gabojnë. Sipas raportimeve të medieve britanike dy emrat më të pëlqyer janë Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann dhe tashmë ka pasur edhe një komunikim zyrtar me spanjollin, i cili mund të marrë frenat e skuadrës londineze përpara ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Real Madrid-it, të planifikuar për të mërkurën.Nga ana tjetër, gjermani raportohet se dëshiron të presë fundin e sezonit përpara se të rikthehet në lojë.

Lexo më Shumë

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden njoftoi të martën një paketë shtesë ndihme ushtarake për Ukrainën në një total prej 2.6 miliardë dollarësh. Paketa përfshin 500 milionë dollarë për Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë për sistemin e raketave Patriot, predha artilerie dhe mortajash, cisterna me karburant të rëndë dhe automjete të rikuperimit taktik, shkruan CNN. Administrata po cakton gjithashtu 2.1 miliardë dollarë në fondet e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila synon të prodhojë një “paketë të rëndësishme të aftësive të mbrojtjes ajrore” duke përfshirë radarët e vëzhgimit ajror…

Lexo më Shumë

Shumica e gjermanëve kundërshtojnë dorëzimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, sipas rezultateve të një sondazhit të publikuar këtë të martë. Nga 1008 të anketuar në një sondazh nga instituti Forsa, 64% thanë se NATO nuk duhet t’i dorëzojë avionët luftarakë Ukrainës, ndërsa vetëm 28% shprehën një pikëpamje pozitive. Pjesa tjetër zgjodhi të mos përgjigjet, raporton APE-MPE. Kancelari gjerman Olaf Scholz është treguar i kujdesshëm për këtë çështje duke thënë se nuk dëshiron të përfshihet në një diskutim të tillë. Polonia dhe Sllovakia kanë dorëzuar tashmë MiG-29 të prodhimit sovjetik në Ukrainë, ndërsa kërkesat e Kievit për avionë luftarakë të…

Lexo më Shumë