Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve zgjedhore që të mos kufizojnë mbulimin mediatik në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp, thuhet se pavarësisht nga fakti se legjislacioni ynë zgjedhor nuk është ndryshuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, KShH i sugjeron subjekteve zgjedhore të konkurrojnë në mënyrë të ndershme dhe transparente karshi publikut, duke i mundësuar medias hapësirën e nevojshme, për të mbuluar në mënyrë të pavarur dhe të lirë aktivitetet e tyre.
Në të kundërt, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kufizimi i hapësirave të transmetimit të medias do të krijonte një mjedis tkurrës për lirinë e medias dhe lirinë e zgjedhjeve në vendin tonë.



