Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt.
Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999.
Përmasa e krimit të mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës.
Nga kjo masakër vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.
Për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët./Arbresh.info/



