Author: Hamdi Kumanova

Politika e dyerve të hapura e NATO-s është e gjallë dhe kjo do t’i inkurajojë vendet aspirante, të cilat i ndajnë vlerat tona për tu bashkuar me familjen tonë. Këtë sot e deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në ditën e dytë të Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s që mbahet në Bruksel, ku Finlanda zyrtarisht u bë vendi i 31-të anëtar i Aleancës. “Dje ishte ditë historike për NATO-n. Tashmë tre vite, Maqedonia e Veriut gëzon privilegjin të jetë anëtarja më e re e NATO-s dhe dje kisha kënaqësinë që këtë titull ia dorëzova…

Lexo më Shumë

Rusia ka paralajmëruar se do të detyrohet të marrë “masa hakmarrëse” për të adresuar ato që i quajti kërcënimet e sigurisë të krijuara nga anëtarësimi i Finlandës në NATO. Ajo tashmë kishte paralajmëruar se do të forconte mbrojtjen përgjatë kufirit të saj me NATO-n nëse aleanca vendos ndonjë trupë ose pajisje shtesë në të, shkruan Euronews. Kjo masë po konsiderohet si një goditje strategjike dhe politike për presidentin Vladimir Putin, i cili është ankuar prej kohësh për zgjerimin e NATO-s drejt Rusisë – megjithëse aleanca thotë se ajo nuk përbën kërcënim për Moskën. “Federata Ruse do të detyrohet të marrë…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut prej sot hyn në fuqi vendimi qeveritar për kufizimin e çmimeve me pakicë të pemëve dhe perimeve. Nga sot kilogrami domate të freskëta mund të shitet maksimumi 70 denarë për kilogram, kastravecat e freskëta deri në 75 denarë për kilogram, kilogrami qepë deri në 60 denarë, kilogrami lulelakër deri në 70 denarë. Një kilogram speca jeshil i freskët deri në 90 denarë, një kilogram fasule deri në 75 denarë, një kilogram banane deri në 70 denarë, një kilogram portokall deri në 55 denarë, një kilogram mandarina deri në 60 denarë dhe kilogrami i limonit deri në…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme pritet të marrë vendim përfundimtar për rastin në të cilin kontestohet Plani i Detajuar Urbanistik me pikën e karburantit të “Pucko-petrol” në Komunën e Karposhit. Natasha Shurbanovska ka ngritur këtë iniciativë për kundërshtimin e Vendimit për miratimin e Planit Detaj Urbanistik për Gradskara Çetvrt 3 04, Blloku 04.05 – Komuna Karposh, e regjistruar me numër 09-1656/3, datë 03.03.2022, me periudhë planifikuese (2020-2025) , sipërfaqe e fushës (6.313 hektarë), përgatitur nga “Build Urban” DOOEL Shkup nga marsi i vitit 2021, miratuar në seancën e 5-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Karposhit dhe botuar…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria dy persona, bëhet fjalë për M.K.33 vjeçar nga Prilepi si dhe T.P. 23 vjeç nga Manastiri. Gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës. Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se platforma “KVAD Ballkani Perëndimor” përfaqëson një forum joformal, autentik dhe “në asnjë mënyrë nuk lidh apo kërcënon asnjë iniciativë rajonale, veçanërisht jo Ballkanin e Hapur apo Procesin e Berlinit”. “Bëhet fjalë për avancimin e harmonizimit të plotë të politikës së jashtme të katër vendeve (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi) me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”, tha Osmani për “Politika” serbe. Ai gjithashtu theksoi se “shpesh përmend faktin se në rajon ka më shumë se 70 nisma rajonale dhe secila ka arsyetimin…

Lexo më Shumë

Thirrjet për të pezulluar zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk do të “zgjidhin sfidat” përpara, tha për Reuters bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, komentet e tij të para publike që kur një letër e hapur ndezi një debat për të ardhmen e teknologjisë. Gates deklaroi se do të ishte më mirë të përqendroheshim në mënyrën më të mirë të përdorimit të zhvillimeve në Inteligjencë Artificiale, pasi ishte e vështirë të kuptohej se si një pauzë mund të funksiononte globalisht, transmeton Telegrafi. Intervista e tij me Reuters vjen pasi një letër e hapur që u publikua javën e kaluar dhe u nënshkrua…

Lexo më Shumë

Qeveria duke filluar një ofensivë të fuqishme ndërtimore në Korridorin 8, sjell një impuls të ri ekonomik dhe zhvillimor për vendin, përfitime për qytetarët dhe ekonominë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Ndërtimi i Korridorit 8 nënkupton kosto më të ulëta transporti, transport më të shpejtë, lidhje dhe integrim të Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillim ekonomik dhe rajonal të vendit. Ndërtimi i autostradave moderne, në pjesët Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenisht – Strugë – Qaf Than, ofron lidhje më të mira dhe më të sigurta për qytetarët, kushte më të mira për ekonominë, një nxitje…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 1609 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave 40 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 për tejkalim të parregullt. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe tre të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Një 25-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi qarkullonte me armë zjarri. Mësohet se shtetasit me iniciale A.G., i është sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një granatë dore në banesë. I riu akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Kontrolle në ambiente të ndryshme, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, në banesë, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë dhe 1 granatë dore. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë…

Lexo më Shumë

Sipas një studimi, gratë kanë tru më të shëndetshëm dhe më të ngarkuar, që do të thotë se ato shkojnë në burg 14 herë më pak se burrat. Psikologu Edmond Dragoti tha në emsionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim. Sipas tij, janë burrat ata që marrin vendimet, ndaj janë ata që përfundojnë në burg më shumë se gratë janë ato që japin mendimet. “Burri zakonisht merr mendimin e gruas ndaj përfundon në burg dhe nuk përfundon gruaja. Në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim.…

Lexo më Shumë

Sigurisht që rezymeja e strukturuar mirë luan një rol të rëndësishëm në intervistën punës, por ka shumë detaje të tjera që mund të ndihmojnë në marrjen e një pune. Një prej tyre është ngjyra e veshjeve që do të preferojë çdo kandidate. Hulumtimi që jep zgjidhjen Në një anketë me 2786 persona, punonjës të punësuar së fundmi dhe kandidatë të intervistuar së fundmi. Të gjithëve iu bë e njëjta pyetje: Çfarë kishin veshur në kontaktin e tyre më të fundit me punëdhënësin e ardhshëm të mundshëm dhe nëse kjo luajti një rol në rezultatin e intervistës. Rezultatet u përpunuan nga…

Lexo më Shumë