Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se Kina është duke i ndihmuar ekonomisë së Rusisë, teksa kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë. Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë mbajtur takime në Bruksel me partnerët e Azi-Paqësorit: Japoninë, Korenë Jugore, Australinë dhe Zelandën e Re, për sfidat në rritje, që kanë burim Kinën. “Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë. I bën jehonë propagandës ruse. Dhe kjo është mbështetje për ekonominë e Rusisë”, ka thënë Stoltenberg. “Në kohën kur Pekini dhe Moska janë duke vepruar në kundërshtim me rregullin ndërkombëtar, është edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Nëntë muaj pas fillimit të nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve publike në Tetovë nga Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Art dhe Shkencë (ShAShASh) dhe Komuna e Tetovës, nuk ka ende asgjë konkrete. Partneri i shumicës në Këshillin Komunal të Tetovës, VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk do përkrah nismë të tillë. Kasami nga ana tjetër për këtë thotë se nuk mund të kushtëzojë kushdo, shkruan Portalb.mk. Nisma e filluar parasheh ndryshimin e emrave të rrugëve dhe të institucioneve të mësipërme me qëllim për të pasqyruar realitetin etnik dhe kulturor të Tetovës dhe fshatrat e komunës. Siç…
Zëdhënësi i Presidencës së Türkiyes, Ibrahim Kalın, tha se vendi i tij nuk do të lejojë që grupi terrorist PKK ta “bëjë folenë” në veri të Irakut dhe kështu të shndërrohet në një kërcënim. Duke folur për Anadolu, Kalın tërhoqi vëmendjen për praninë në rritje të PKK-së terroriste dhe theksoi se Türkiye mbështet plotësisht integritetin territorial dhe unitetin politik të Irakut. Duke vënë në dukje se Türkiye ka pasur gjithmonë një qëndrim konstruktiv në marrëdhëniet me Irakun, Kalın tha: “Por nëse territori i Irakut bëhet një vend ku organizatat terroriste përdoren për të kërcënuar vendin tonë, ne duhet…
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës, lidhur me sektorin e ekonimisë. Ai ka thënë se këta qeveritarë nuk kanë lidhje me shtet, ekonomi e zhvillim. “Këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë.Bazuar në “Raportin e buxhetit për 2022”, Qeveria i ka dyfishuar pagesat avans për investime kapitale. Gjatë vitit 2022 pagesat avans kanë shkuar në 88.1 mil euro. Në vitin 2021 kanë qenë 47.5 mil euro, ndërkaq në vitin 2020 kanë qenë vetëm 20.1 mil euro”, është shprehur Hoti. Si ka mundësi që investimet…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk është as “pro” dhe as “kundër” modelit kroat për ndryshimin e Kushtetutës, të propozuar nga VMRO-DPMNE. Sipas Kovaçevskit, është e nevojshme të diskutohet dhe të gjendet, siç tha ai, një model maqedonas që përputhet me ligjet e vendit. Ai shtoi se është obligim i të gjitha partive politike që të mbështesin vendimet strategjike për vendin dhe se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të përdoren për qëllime të politikës ditore. “Ju thatë model kroat, doli një parti tjetër politike dhe tha për një model zviceran, një e tretë doli për një model belg… Prandaj është e nevojshme…
Minsitri i Shëndetsisë Fatmir Mexhiti përmes një postimi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme po mbahet një puntori për forcimin e sistemi shëndetësor në vend dhe i njejti organizohet nga OBSH-ja, shkruan Top24 “Qeveria e RMV-së është e përkushtuar ndaj konceptit të mbulimit universal të shërbimeve shëndetësore dhe për të futur reforma të suksesshme që do të çojnë në rezultate konkrete dhe të dukshme, është e një rëndësie kyçe të forcojmë kapacitetet tona, funksionet e mirëqeverisjes dhe menaxhimit. Në këtë proces, mbështetja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është e një rëndësie të madhe.” shkruan ministri Mexhiti/Top24
Drejtoresha e shkollës “Istigball” Qefsere Murseli ka shkruar: Të dashura mikesha e miq Më 19 Janar 2023 kur u caktova si ushtruese detyre drejtoreshë e shkollës fillore komunale “Istikball” në Tetovë, premtova që do t’i shfrytëzoj në maksimum të gjitha dijet, aftësitë dhe mundësitë, por dhe asetet në dispozicion, me qëllim që shkollën “Istikball” ta bëjmë një institucion me të cilin do të krenohemi edhe më shumë. Në këtë vijë jam angazhuar vazhdimisht, që të sigurojmë vetëm më të mirën për fëmijët tanë, nxënësit tanë, për ardhmërinë e vendit tonë. Për më tepër, misioni im si drejtoreshë shkolle ka qenë…
Seanca e sotme dhe kushtet në të cilat po zhvillohet, tregojnë se ndaj Dr. Zhan Mitrev dhe Klinikës Zhan Mitrev ka një proces të udhëzuar dhe një sulm të organizuar për akuzë të pabazuar. Prania e personave me pankarta ditën e seancës tregon se gjithçka që lidhet me këtë proces është e organizuar dhe po zhvillohet sipas agjendës së dikujt. Organizimi i personave me pankarta që bëjnë thirrje për linçim dhe krijimin e një atmosfere sikur tashmë gjithçka është vendosur, në fakt është shkelja më e ashpër e drejtësisë dhe heqja e të drejtës për të provuar pafajësinë dhe të…
Millkov: Do të donim të jemi pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese në RMV Shefi i diplomacisë bullgare, Nikolai Millkov, ka komentuar sot tabelën e cila u ngjyros tek ish-klubi bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir. “Natyrisht që atmosfera atje e lejon këtë dhe ka elementë mosndëshkimi që favorizojnë veprime të tilla. Siç mësojmë, po diskutohen variante të teksteve të ardhshme që do të ishin ndryshime në Kushtetutë. Ne do të donim të ishim pjesë e këtij procesi për të ecur pa probleme dhe do të donim të konsultoheshim me ta për këto çështje. Në këtë kuptim, dje pata një bisedë…
“RMV-ja ta gjejë modelin e saj për ndryshimet Kushtetuese” Kroacia kryesonte me Bashkimin Evropian kur u miratua metodologjia e re e negociatave dhe vendimi për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – tha në Shkup Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, duke theksuar se tani është koha që të përshpejtohen këto procese, njofton KlanM. “Jemi në fazën që t`i përshpejtojmë këto procese përfundimtare në kontekst të dhënies së statusit kandidat të Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Tani është koha që bëhen veprimet e nevojshme, të bëhen vendimet strategjike që do të çojnë drejt hapave të mëtutjeshme strategjike”,…
Tridhjetë e një vjeçari F.Sh. nga Poroj i Tetovës dje (04-prill) në ora 16:30 në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë në fabrikën e tij, në atarin e fshatit Dëbërc të Tetovës, për shkak të keqkuptimeve të caktuara afariste, një person e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë zjarri. Sulmuesi dhe tre persona të tjerë paraprakisht kishin mbërritur në fabrikë me një automjet me targa të Shkupit,. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Para disa ditëve, një dezinformatë se një rrëmbyes paska joshur fëmijët te shkolla e mesme e muzikës në Shkup, u përhap në rrjetet sociale. Më 22.03.2023, edhe portali “Skopje24” botoi titullin: “Po përhapet apel: Rrëmbyesi josh fëmijët në shkollë me shpjegim se e kanë dërguar prindërit?!”. (Evi + skr. Skopje 24) Në tekst është botuar fotografi e një postimi në rrjetet sociale me pretendimin se “bëhet fjalë për rrëmbyes fëmijësh”, e po ashtu bëhet me dije se “deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë rast nga MPB-ja”. Mirëpo, të njëjtën ditë, më 22.03.2023,…

