Socialistët pretendojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shijakun, Rezeart Tusha, ka probleme me ligjin e dekriminalizimit ndaj i janë drejtuar KQZ-ës me një kërkesë për ta çregjistruar atë përpara ditës së zgjedhjeve.Në shkresën që selia rozë i ka adresuar komisionerit Celibashi shkruhet se Tusha rezulton i dëbuar në 1997 nga Zvicra në kuadër të operacionit “Hydra” për posedim të lëndëve narkotike dhe ju ndalua në atë kohë dhe hyrja në këtë shtet për pesë vjet. Sipas tyre, ai nuk e ka shënuar këtë dëbim në formularin e dekriminalizimit, një vepër penale kjo që sipas juristëve socialist, ligji i…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të raportojë sot para deputetëve se çka ka punuar për këto dy vite qeverisje. Seanca e kuvendit pritet të nis nga ora 10:00. Aty do të jetë rend dite shqyrtimi i Propozim-Rezolutës së propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka publikuar dëshmi se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dhuruar disa herë shuma të konsiderueshme parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në janar të vitit 1999 i ka dhënë UÇK-së 50 mijë marka. “Gjatë luftës kam pasur relacion të afërt me kryetarin e tanishëm të BIK-ut z.Naim Tërnava, me të ndjerin Dr. Rexhep Boja që ishte kryetar i atëhershëm i BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medreses z.Sylejman Osmani, z.Salih Jashari, z.Elez Osmani e…
Deputeti holandez në Parlamentin Evropian, Thujs Reuten, ka shprehur pakënaqësi me pozitën e bllokut evropian karshi qëndrimeve të Serbisë. Sipas Reuten, presidenti serb Vuçiq e sheh BE-në si “bankomat”, derisa nuk përkushtohet për t’i përmbushur kërkesat e tyre në kuadër të procesit të dialogut. “Shtetet e anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se nuk mund të sillet më në këtë mënyrë. Në njërën anë ai e minon procesin e dialogut duke dhënë komente të forta se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, e në anën tjetër pranon fonde të mëdha nga blloku…
Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit “John Hopkins” ka komentuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës e Serbisë. Veç kësaj, ai ka folur edhe për djegien e veturave në veri, duke thënë se ato bëhen me miratimin e Beogradit. “Nuk e shoh për momentin. Do të dëshiroja që Qeveria e Kosovës të parashtrojë një propozim që do ta konsideronte të pranueshëm për akomodimin e interesave të komuniteteve serbe në përputhje me dy marrëveshjet”, u shpreh ai për Telegrafin. Gjithashtu, Serwer potencoi faktin se mosvënia e sanksioneve për Rusinë nga Serbia, është dëshmi e qartë që…
Shqipëria është e vendosur të çojë përpara në Këshillin e Evropës, përpjekjet e saj për të miratuar një Rezolutë të dytë, mbi atë të ish-senatorit zviceran Dick Marty, mbi bazën e të cilit janë ngritur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në lidhje direkte nga Tirana për emisionin “RTK Prime”, tha se tashmë nënshkrimet me iniciativën e Shqipërisë në KiE, janë mbledhur. Gjithë këtë proces gjyqësor, Balla e cilësoi si një teatër. “Gjithë ky teatër që vazhdon mbi dëshmi e dëshmitarësh të manipuluar, duhet të marrë fund”, tha Balla, sipas…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin që pati në Bruksel me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Bislimi në një intervistë në “Kallxo Përnime”, ka thënë se agjenda e së martës ka pasur dy pika: e para të bisedohet për implementimin e aneksit të dakorduar në Ohër dhe çështja e dytë – bisedimet për çështjet aktuale. “Në pjesën e parë, pjesa më e madhe e diskutimit ka pasur të bëjë me hapat që duhet të ndërmarrim në ditët në vazhdim…
Këto kokrra të vogla të kuqe janë të mbushura me më shumë vitaminë C edhe se një portokall! Ky frut kaq i vogël, por i fuqishëm, është i pasur me përfitime shëndetësore. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me të gjitha arsyet pse trupi juaj do t’ju falenderojë për shtimin e këtyre frutave në regjimin tuaj ushqimor Ato ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës tuaj Të pasura me fibra dhe vitaminë C, luleshtrydhet janë të shkëlqyera për reduktimin e stresit oksidativ, i cili shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Plus, janë një burim i mirë i kaliumit, që ndihmon në…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është më afër njëri tjetrit, por më afër Bashkimit Evropian. Sipas saj, marrëveshja trajton Kosovën dhe Serbinë si palë kontraktuese të barabarta për herë të parë. “Përmes saj, Serbia e njeh integritetin tonë territorial në përputhje me Kartën e OKB-së dhe marrëveshja e siguron njohjen reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare. Më e rëndësishmja, në marrëveshje thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha ajo në një intervistë të dhënë më 31 mars për gazetën austriake “Die…
Ambasadori i Kinës në BE, Fu Cong tha se Kina nuk ishte në anën e Rusisë në luftën në Ukrainë. “Asnjë limit” nuk është gjë tjetër veçse retorikë”, tha ai, duke iu referuar një deklarate të vitit të kaluar për marrëdhëniet e vendeve. Vetëm tre javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, presidentët Vladimir V. Putin dhe Xi Jinping nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke dhënë deklaratën e famshme “pa kufij” për miqësinë e vendeve të tyre. Por zoti Fu tha se Kina nuk ishte në anën e Rusisë në luftë dhe se disa njerëz “e keqinterpretojnë qëllimisht këtë sepse…
Lydia Frank, këshillon që pasi ju refuzohet rritja e pagës, të mos e merrni atë si fundin e një bisede. Ajo këshillon që të bëni menjëherë tri pyetje pasi ju refuzohet rritja e pagës. Së pari pyesni pse – Ju mund t’i thoni shefit tuaj diçka të tipit “Do të më pëlqente te kuptoja më mirë se pse nuk është pranuar këshilla ime. A ka diçka që mund të bëj më shumë”. Kjo pyetje do t’ju japë një përgjigje më të qartë rreth faktit nëse refuzimi lidhet ose jo me performancën tuaj apo me një faktor të jashtëm, si psh, buxheti”.…
Më shumë se 900 përplasje midis rojeve kufitare ukrainase dhe forcave ruse u zhvilluan gjatë muajit mars, një rritje prej 11% krahasuar me një muaj më parë, tha Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës, përcjell Bota sot. Përveç përleshjeve aktive luftarake, rojet kufitare ukrainase iu rezistuan mbi 1800 sulmeve ruse, tha Demchenko për gazetën shtetërore të Ukrainës Ukrinform më 5 prill. Sipas zyrtarit, “një sasi e konsiderueshme e fuqisë njerëzore dhe pajisjeve armike u shkatërruan”, gjatë konfrontimeve. Demechenko përmendi gjithashtu se trupat ukrainase angazhohen shpesh në luftime në Avdiivka, Lyman dhe Bakhmut, tre qytete në…

