Author: Hamdi Kumanova

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë diku rreth orës 21;20 ka privuar nga liria 41 vjeçarin A.I. i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia po heton rastin. “Mbrëmë (27-shkurt) rreth orës 21:20, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 41-vjeçarin A.I. nga një fshat i Gostivarit, i cili gjysmë ore më parë ishte raportuar nga bashkëshortja e tij se e kishte sulmuar fizikisht në banesën e tyre familjare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër A.I.…

Lexo më Shumë

Profesori dhe analisti i njohur kosovar Nexhmedin Spahiu ka komentuar marrëveshjen e pranuar mbrëmë nga pala kosovare dhe pala serbe në Bruksel. Sipas tij me plani franko-gjerman Kosova siguron njohjen nga Serbia. “Plani Franko – Gjerman jo vetëm që është njohje de fakto e de jure e Kosovës nga Serbia po është njohje e rrastë që nuk len as zbraztirën më të vogël”, ka shkruar Spahiu.(INA)

Lexo më Shumë

Si Sindikata e Punonjësve në Ministrinë e Financave shprehim keqardhje të madhe për zhvillimet e fundit me rritjen e pagave tona, theksojnë nga Sindikata e Punonjësve në Ministrinë e Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kohë më parë, siç sqarojnë ata, me konsensus politik nga të gjitha grupet parlamentare është miratuar Ligji për buxhetet, i cili parasheh rritje prej 30% të pagave të të gjithë punonjësve në Ministrinë e Financave. “Ministri i Financave, Fatmir Besimi pohon se kjo rritje vlen vetëm për një sektor të caktuar – Sektorin e Buxhetit, dhe jo për të gjithë të punësuarit. Në këtë drejtim, në seancën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë ditës së sotme priti në takim, Ushtruesin e Detyrës së Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Otto Graf. Në takim dy bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e investimeve të huaja në qytetin e Gostivarit si dhe për rritjen e tyre në vazhdimësi. “Theksova bashkëpunimin e çmuar lidhur me projektet në Gostivar nga ana e Ambasadës së Gjermanisë deri më tani dhe e falënderova ambasadorin për interesimin e treguar për të zhvilluar nisma të reja. E njoftova z. Graf edhe me projektet prioritare për Gostivarin që duhet të realizohen në periudhën e…

Lexo më Shumë

Kriza ekonomike ka zhytur në varfëri të skajshme edhe 13 mijë qytetarë të tjerë në vitin që lamë pas. Në këtë nivel llogariten familjet katër anëtarëshe që kanë të ardhura totale deri në 300€ në muaj, aktualisht sipas studimeve janë rreth 18 mijë qytetarë. Pritshmëritë sivjet janë që edhe 4 mijë të tjerë të bien në pragun e varfërisë së skajshme. Këto janë të dhëna që u prezantuan në studimin e UNICEF-it në Shkup me ekspertët vendorë. Në publikimin e “Efekteve të krizës me ushqim dhe energjetikë ndaj familjeve dhe fëmijëve në Maqedoninë e Veriut” thuhet që me këtë skamje…

Lexo më Shumë

Edhe sot në adresat e disa shkollave në Shkup kanë mbërritur kërcënime me mjete shpërthyese. Sipas policisë, në Shkup janë evakuuar 21 shkolla të mesme dhe 18 shkolla fillore. Ministria e Brendshme sqaron se po merren masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrolle antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve. Dje kishte raportime në 32 shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Prilep, si dhe në Gjykatën Themelore në Ohër. Pas kontrolleve rezultoi se të gjitha këto kërcënime ishin të rreme. Ministria e Arsimit ka rekomanduar tashmë që në rast denoncimesh të reja,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Ohër sot duhet të mbahet seanca e parë kundër sulmuesit të sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov. Procesin gjyqësor do ta udhëheq gjyqtari Bojan Martinoski, ndërsa sulmuesi do të gjykohet për veprën penale sulm i urrejtjes me lëndime të rënda. Prokuroria Themelore Publike – Ohër ka ngritur kallëzim kundër dy personave për sulmin ndaj Pendikovit. Njëri nga të pandehurit deri më tani është mbrojtur me heshtje dhe siç ka bërë me dije më parë Prokuroria akuzohet për veprën penale pas mbikëqyrjes së kamerave të vëzhgimit dhe deklaratave të dëshmitarëve. I pandehuri i dytë, megjithatë,…

Lexo më Shumë

Shoqata Antibixhoz ka reaguar ndaj shoqatës”Dua të punoj” e cila thotë se në qoftë se mbyllen bastoret shumë qytetarë do të mbesin pa punë. Reagimi i plotë i shoqatës Antibixhoz: “Kur i shkolluari hesht për shkak të edukimit, injorantët mendojnë se ua mbyllëm gojën”. Vërtet kemi respekt për emrin tuaj “dua të punoj”emër i lezetshëm pir vërtetë nisni punoni mos fantazoni, ju rekomandojmë që të mos përdorni durbi vetëm për të parë larg por do të ishte mirë të përdorni pasqyrën. Mos mendoni se paraja është boshti i jetës, mos u shërbeni me gënjeshtra, trillime,akuza dhe shpifje; zgjohuni dhe dijeni…

Lexo më Shumë

Policia kufitare e Kosovës, konkretisht njësitë task-forcë të hënën rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte një person. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e filterëve të cigareve. “Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari rasti është iniciuar…

Lexo më Shumë

Debakël i ri i të robëruarit të Dimitar Apasievit, Hristijan Mickoski. Ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat e tij për shumicë të re parlamentare, për shpërbërjen e Kuvendit në fund të shkurtit dhe zgjedhje të parakohshme në maj. Kështu shprehen sot në kumtesë për media nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. “Mbrëmë më 27 shkurt, ministrat e rinj në Qeveri u votuan me 65 vota të deputetëve dhe asnjë kundër, që paraqet rritje të shumicës aktuale parlamentare. 10 ditë deputetët e VMRO-DPMNE-së përmes debateve të pakuptimta, ku flisnin për gjithçka përpos për temën që ishte në rend dite, u përpoqën…

Lexo më Shumë

Drejtoria të Ardhurave Publike, përmes Ministrisë së Financave, ka dorëzuar ndryshimet në masën “TVSH-ja Ime” për skanimin e llogarive fiskale, të cilat parashikojnë rritje të shumës që u jepet qytetarëve për rikthimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tani janë në procedurë parlamentare, konfirmoi dje drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike (DAP), Sanja Llukarevska, transmeton Portalb.mk. “Me gjasë propozimi duhet të vijë në seancë të rregullt sepse tani po diskutohet për rindërtimin e Qeverisë. Kur ky proces të përfundojë, duhet të jetë në rendin e ditës dhe të shohë dritën e ditës. Sapo të miratohet ai amendament,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot filloi procesi gjyqësor kundër mjekut Zhan Mitrev dhe klinikës së tij. Ai akuzohet për kryerje të veprës penale “mashtrim” gjatë mjekimit të pacientëve përmes një metode specifike, përkatësisht hemofiltrimit. Ai në daljet publike deri tani është shprehur se ndjehet i pafajshëm dhe se do ta dëshmoje këtë. Megjithatë, me të filluar seanca gjyqësore, pala mbrojtëse, përkatesisht avokatët e Zhan Mitrev kërkuan të anulohet ajo me arsyetimin se ju nevojitet më shumë kohë për tu përgatitur. /A.R.

Lexo më Shumë