Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut, David Geer theksoi se të dyja palët, edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria duhet të përpiqen të zhvillojnë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. “Nevojiten përpjekje dhe ndërmarrje të obligimeve nga të dyja palët që të zhvillohen marrëdhëniet pozitive dhe të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje për ta zbatuar Marrëveshjen për fqinjësi tv mirë që të zbatohet me vullnet dhe të përfitojnë të dyja palët”, tha euroambasadori Geer. Ai theksoi se të gjitha vendet kanë interes nga marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndihmon ekonominë, krijon vende të reja të punës dhe po ashtu zhvillohet kultura dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 104-t me debatin për shkarkimet e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshuqur Abedini dhe Lulzim Aliu. Debati filloi mbrëmë vonë me fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ndërsa për fjalë janë paraqitur rreth 40 deputetë. Kovaçevski nga Kuvendi kërkoi diskutim konstruktiv dhe përsëriti se rikonstruimi i Qeverisë nuk është i motivuar për çështje partiake, por është për të ardhmen evropiane të shtetit. Paraprakisht, në kuadër të seancës së 104-t, u zgjodhën katër ministra të rinj në Qeveri…
Në raportin vjetor të Drejtorisë për të Ardhura Publike theksohet që gjatë vitit 2021 është rritur vlera e tatimit në të ardhurat personale në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Për vitin kalendarik 2021, Drejtoria për të Ardhura Publike ka përgatitur dhe shpalosur Raportin vjetor tatimor për 788 643 qytetarë. Këta persona kanë paraqitur të ardhura bruto vjetore rreth 366.6 miliard denarë, ndërsa tatimi i të ardhurave personale është në vlerë prej 22.3 miliard denarë”, raportoi DAP-i. Drejtoria sqaroi që ka rritje për 35.4 milionë denarë më shumë te të ardhurat bruto, ndërsa te tatimi personal kemi rritje për 2.7…
Situata në qytetin e Bahmutit, në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “secilën herë e më e vështirë”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.Forcat ruse janë duke tentuar që ta marrin këtë qytet që gjashtë muaj.“Armiku është duke shkatërruar vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, ka thënë Zelensky.Disa prej luftimeve më të ashpra në Ukrainë, prej kur Rusia e ka nisur luftën një vit më parë, janë duke u zhvilluar në qytetin e Bahmutit.Ky qytet ndodhet në rajonin ukrainas të Donjeckut, i cili është nën kontrollin e Rusisë dhe aleatëve të saj separatistë.Zelensky është…
Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka thënë se propozim-marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza. Ai përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se pyetjet kryesore të hapura janë: detajet rreth Asociacionit dhe pozicioni i vendeve mos-njohëse të BE-së dhe NATO-s. “Tjetër, publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiq bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtëse e vetme për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë)”,…
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e shefit të drogës të burgosur Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, i cili akuzohet për krime droge. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i qeverisë meksikane. Ovidio Guzman u kap në fillim të janarit dhe dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa, që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve në SHBA në vitin 2017. Sipas zëdhënësit, ambasada e SHBA në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në ministrinë e jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm. Ovidio Guzman u arrestua në…
Situata në qytetin Bakhmut, në vijën e frontit lindor, po bëhet “gjithnjë e më e vështirë”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Bëhet fjalë për qytetin të cilin forcat ruse janë përpjekur të marrin për më shumë se gjashtë muaj. “Armiku po shkatërron vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, citohet të ketë thënë Zelensky, përcjell Telegrafi. Deklaratat e liderit ukrainas erdhën pasi Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi Kinën kundër armatimit të Rusisë gjatë një vizite në Kiev të hënën. Disa nga luftimet më të ashpra që kanë ndodhur që kur Rusia…
Tërmeti është një nga shqetësimet më të mëdha që po kalojnë banorët e shumë qyteteve në Turqi dhe në Siri, duke pasur parasysh edhe faktin që bëhet fjalë për terrene sizmike dhe goditje të tilla janë të paparashikueshme. Por ne kemi sot një personazh shumë interesant i cili ka realizuar një shpikje interesante. Bëhet fjalë për Mustafa Tozan, një elektricist në pension me banim në Izmir, i cili prodhoi një kabinë enkas për tërmete, që duket si një njësi televizive, duke marrë mendimin e ekspertëve pasi gruaja e tij kishte shumë frikë nga tërmeti që ndodhi në Izmir më 30…
Ambasadori amerikan në Kinë tha se Pekini duhet të jetë më i drejtpërdrejtë për origjinën e pandemisë COVID-19, një ditë pas njoftimeve se Departamenti amerikan i Energjisë konkludoi se pandemia ka gjasa të ketë filluar nga një rrjedhje nga një laborator kinez. Nicholas Burns tha gjatë një aktiviteti të Dhomës Amerikane të Tregtisë të hënën se Kina duhet të “jetë më e sinqertë për atë çfarë ndodhi tre vjet më parë në Wuhan me origjinën e krizës së COVID-19ës”. Wuhani është qyteti kinez ku u njoftuan rastet e para të koronavirusit të ri në dhjetor 2019. Komentet e tij…
Gjermania dëshiron të rrisë imigrimin e ekspertëve të IT nga India, tha kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij në Indi. Por a është Gjermania mjaft tërheqëse për fuqinë e kualifikuar punëtore? “Synimi ynë është të thjeshtësojmë procesin e marrjes së vizave të punës. Përveç modernizimit të ligjit, ne duam të modernizojmë edhe burokracinë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një turneu në metropolin teknologjik Bangalore në jug të Indisë. Kancelari tha se “Gjermania ka nevojë për shumë ekspertë të ITpër të ruajtur zhvillimin e industrisë së softuerëve.” Gjuha nuk është e domosdoshme Scholz tha se ndryshimet ligjore mund…
Mjalti është produkti më i shëndetshëm dhe më i mirë që ofrohet nga natyra.Mjalti përdoret si ushqim dhe si një ilaç, në saje të numrit të madh të përbërësve të shëndetshëm që përmban, shkruan EO.Madje sipas nutricionistëve, nëse ju konsumoni një lugë me mjaltë në mëngjes dhe në mbrëmje, do të plotësoni nevojat tuaja ditore.Nëse dëshironi ta anashkaloni përdorimin e sheqerit për shkak të ndikimit të dëmshëm në organizëm, ju mund të zëvendësoni atë me mjaltë, por ju duhet t’i kushtoni vëmendje që ai të jetë mjaltë organik.Por keni kujdes, mjalti është më i ëmbël dhe më i fortë se…
Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10-ditor të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10-ditor të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme, me argumentin se sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit. Kjo kërkesë u bë nga opozita e Sali Berishës, sipas së cilëve Spiropali, ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetit demorkat, Edmond Spaho. “Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që…

