Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se sot ka vizituar shtëpinë e ish presidentit Boris Trajkovski në Strumicë, përcjell TV21. Pendarovski tha se bashkë me familjen e tij kanë ndarë kujtime për figurën e tij. “Kemi ndarë kujtime nga personaliteti i tij, përkushtimi si politikan, por edhe si një besimtar që theu shumë stereotipa me politikën që drejtonte dhe ishte shumë i respektuar si në vend ashtu edhe në komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Pendarovski.
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e sotme të 106-të me 64 vota “për” dhe një “abstenim”, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit – Shkup, Elizabeta Dukovska, u zgjodh gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese. Dukovska ka lindur më 30 korrik 1961. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 15 shkurt 1990. Dukovska vjen me propozim të Këshillit Gjyqësor dhe ajo duhet të plotësojë vendin e liruar nga gjyqtarja Vangelina Markudova, së cilës i ka skaduar mandati më 7 dhjetor 2022. closevolume_off Në vitin 2004 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore Shkup 1,…
Edhe pse të gjitha partitë opozitare i thanë “jo” ftesës së Ministrisë së Drejtësisë për Grupet e punës që do të duhen të punojnë në hartimin e ndryshimeve kushtuese, Kryeministri thotë se pavarësisht të gjitha rrethanave politike, ata janë të vendosur që të inicojnë procedurë në Kuvend, njofton KlanM. ”Për mua ishte e pritur se cilat parti do të marrin pjesë dhe cilat parti jo në grupin e punës të formuar nga Ministria e drejtësisë. Procesi do të fillojë, unë thash se do të fillojë. Ky proces nuk mund të jetë peng i një personi” – tha Dimitar Kovaçevski. Në…
Bashkëpunimi me SHBA-në si partner strategjik në fushat që lidhen me reformat në drejtësi, agjendën legjislative dhe luftën kundër korrupsionit ishin temat e takimit të sotëm të ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga me ambasadoren amerikane në vend Angela Ageler. Siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, Lloga në takim tha se digjitalizimi në gjyqësor është proces kyç për forcimin e kapaciteteve, përgjegjësisë dhe profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, përcjell INA. Sa i përket “vettingut”, Lloga theksoi se ai mund të realizohet vetëm me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së dhe e informoi ambasadorin për situatën në burgje dhe çështjet e montuara gjyqësore.…
Një foshnje e sapolindur ka ndërruar jetë në Gjinekologjinë e Manastirit, ndërsa Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se do të hetohet plotësisht rasti dhe do të ketë përgjegjësi nëse do të konstatohen lëshime. Deri tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e foshnjës, e cila kishte lindur me takikardi, nga nëna e saj 24 vjeçe nga Manastiri. Se si është trajtuar gjatë lindjes – do të përcaktohet nga komisionet e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, përcjell INA. “Sot ishim këtu për të parë se çfarë ishte rasti. Nesër do të dërgojmë një komision inspektorësh për të përcaktuar se…
Grupi i zjarrit që funksionon si fraksioni i BDI-së përmes një komunikate theksojnë se integrimet euro-atlantike janë prioritet andaj fuqimisht përkrahim ndryshimet kushtetuese. – Advertisements – “Rrjedhimisht, duke dashur që në këtë proces të kemi rol aktiv dhe pjesëmarrës dhe jo vetëm vrojtues, edhe pse zyrtarisht nuk jemi të ftuar, shprehim gatishmërinë e plotë që si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim të marrim pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese dhe në dispozicion të vendit t’i vendojmë të gjitha kapacitetet tona profesionale.Ritheksojmë, qëndrojmë të palëkundur në iniciativën për ndryshime kushtetuese, veprim që vendit do t’i hapte perspektivë të re…
Thuajse të gjithë ish zyrtarët e lartë shtetëror maqedonas nga periudha e qeverisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ose janë liruar nga burgu ose proceset gjyqësore ndaj tyre janë vjetërsuar, e disa të tjerë janë kthyer në rigjykim. Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, një nga familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit, më 13 prill do të lirohet edhe nga një dënim me burgim prej tri vjetësh, pasi Gjykata e Apelit nuk e ka shqyrtuar në afatin e paraparë, më 7 prill, vendimin e shkallës së parë, që i bie se kundër tij vjetërsohet. Mijallkov, më 8 mars 2019,…
Në ditën e fundit për nominime për formimin e grupit të punës, tashmë janë të ditur pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të këtij turpi. BDI-në do ta përfaqësojë koordinatori i grupit të deputetëve, Arbër Ademi, Aleanca për Shqiptarët nominoi Remzi Mehmedin, deputet i kësaj partie i cili para pak kohësh erdhi në vendin e Syrija Rashidit. LSDM-në do ta përfaqësojë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova. “LSDM nominoi Cvetanka Ivanovën për përfaqësuese në grupin e punës për ndryshime të Kushtetutës. LSDM në mënyrë aktive do të marrë pjesë në trupin e ekspertëve që e formon Ministria e drejtësisë.…
Për të shmangur ndjenjën e plogështisë, është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me lëndë ushqyese që ofrojnë energji të qëndrueshme dhe parandalojnë dehidratimin. – Advertisements – Këtu janë 10 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni energjikë gjatë Ramazanit: Hurmat: Hurmat tradicionalisht konsumohen për të prishur agjërimin sepse janë një burim i shkëlqyer energjie, fibrash dhe mineralesh thelbësore si kaliumi, magnezi dhe hekuri. Ato përmbajnë gjithashtu sheqerna të thjeshta që sigurojnë energji të shpejtë për trupin. Drithërat integrale: Drithërat integrale si orizi i kaftë, quinoa dhe tërshëra janë të pasura me karbohidrate komplekse, të cilat ofrojnë energji të…
Komisioni Shtetëror kërkon që të rishqyrtohet paralajmërimi i miratimit të propozim-ligjeve me procedurë të shkurtuar të cilët i referohen Korridoreve 8 dhe 10-D. Sipas Antikorrupsionit, kjo praktikë bie ndesh me postulatet themelore të shtetit juridik, rritë mundësitë për korrupsion dhe nuk lë hapësirë për debat publik, aq më pak i jep mundësi ekspertëve. Antikorrupsioni kujton që me zgjidhjet ligjore të ofruara cenohet e drejta e punëtorëve, e drejta e pronësisë, mjedisit jetësorë dhe tët tjera. /Alsat/
Ushtria e Kinës tha sot se është “gati për të luftuar” pas përfundimit të stërvitjeve luftarake tre ditore në shkallë të gjerë rreth Tajvanit. Pjesë e stërvitjes ishte edhe simulimi i izolimit të ishullit të pavarur. Stërvitjet ushtarake ishin një përgjigje ndaj udhëtimit të presidentes tajvaneze në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar. Manovrat kishin për qëllim të dërgonin një paralajmërim për ishullin e pavarur të Tajvanit, që Kina thotë se është pjesë e saj, tha sot ushtria e Kinës. “Trupat luftarake janë gati të luftojnë në çdo kohë dhe mund të luftojnë në çdo kohë për të goditur me…
24 vjet më parë pati mision tejet të dhimbshëm për mbi 400 mijë kosovarë. Ky tren i largoi në drejtim të Maqedonisë së Veriut qindra shqiptarë 24 vjet më parë. I njohur si treni i Bllacës në prill të vitit 2019, ky mjet që sjell në kujtesë eksodin e shqiptarëve që po dëboheshin dhunshëm nga regjimi serb u shndërrua në muze. Madje, në ceremoninë e përurimit, në ish-kampin e refugjatëve, patën shkuar edhe krerë institucionalë, për të vendosur edhe gurthemelin e muzeut për gjenocidin serb. Kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj pati thënë në ceremoni se muzeu do të flasë kundër…

