Author: Hamdi Kumanova

Një ngjarje interesante dhe jo shumë e zakonshme ka ndodhur gjatë një udhëtimi me tren në tetor 2020, kur një grua austriake nga Salzburgu e moshës 49 vjeçe medoi se takoi dashurinë e saj të madhe, një shtetas të Maqedonisë së Veriut, rreth moshës 30 vjeç. Në atë kohë, banorja e Salzburgut nuk e kishte idenë se i riu së shpejti do të rezultonte një mashtrues dashurie, përcjell albinfo.ch. Thuhet se ajo i ka transferuar “dashnorit” të saj rreth 130 mijë euro, i cili është shtirur për urgjenca të shumta, si sëmundje, shpenzime funerali, para për apartamente dhe probleme me…

Lexo më Shumë

NATO vazhdon të përpiqet të pengojë dhe kundërshtojë agresionin rus në Ukrainë përmes sanksioneve, presionit politik, furnizimeve me armë dhe mbështetjes ekonomike për Kievin. Megjithatë, reagimi i menjëhershëm i Moskës jashtë fushëbetejës ka qenë relativisht i kufizuar, i kufizuar në deklaratat retorike dhe deklaratat dhe veprimet gjithnjë e më të rrepta në skenën ndërkombëtare. Megjithatë, Moska e sheh qartë Evropën si barkun e butë të aleancës dhe ka përdorur gjithnjë e më shumë masa të buta dhe të vështira për të nxitur tensionin dhe për t’u hakmarrë. Një vektor i rëndësishëm që Moska mund të shfrytëzojë është e djathta ekstreme…

Lexo më Shumë

Me rastin e fillimit të gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, agjencia franceze e lajmeve ndërkombëtare AFP ka botuar një shkrim të gjatë për krimin monstruoz ndaj fëmijëve serbë në Pejë, në dhjetor 1998, i kryer nga Beogradi zyrtar për të fajësuar UÇK-në. Gjashtë serbë të Kosovës, në mesin e të cilëve katër fëmijë janë vrarë në kafenenë “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998, nga pjesëtarë të njësisë speciale të shërbimit sekret serb, të maskuar si pjesëtarë të UÇK-së. “Të shtënat fillimisht iu veshën kryengritësve shqiptarë, por në vitet që pasuan, njerëz të ndryshëm, përfshirë presidentin serb Aleksandar…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10 prill, rreth orë 23:48 ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet për plagosje me armë zjarri, të një personi në veri të vendit. “Njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore. Nga aty kanë pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person,i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij”,…

Lexo më Shumë

Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë që të kenë qasje tek gazetari i gazetës Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u ndalua në fund të muajit të kaluar, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar, tha të hënën zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel. Zoti Patel u tha gazetarëve gjatë një seance informimi se Moska e ka njoftuar zyrtarisht gjatë fundjavës Uashingtonin për arrestimin, por se Shtetet e Bashkuara ende po përpiqen të kontaktojnë nëpërmjet zyrtarëve konsullorë zotin Gershkovich, i cili është arrestuar që më 29 mars, me akuza për spiunazh. “Në këtë pikë është shkelje…

Lexo më Shumë

Një luftanije amerikane lundroi pranë një serie ishujsh të hënën, sovraniteti mbi të cilat pretendohet nga Kina, Filipinet si dhe vende të tjera, përfshirë Tajvanin, ndërkohë që Kina po zhvillon ditën e tretë të stërvitjeve ushtarake përqark Tajvanit të vetëqeverisur. Marina amerikane tha se destrojeri me raketa USS Milius veproi në kuadrin e një operacioni për lirinë e lundrimit pranë brezit të ishujve Spratly, të gjendur mes Vietnamit dhe Filipineve, për të demonstruar të drejtën e “përdorimit të ligjshëm të deteve”. Marina amerikane tha se luftanija USS Milius demonstroi se kjo zonë nuk i përket një zone territoriale detare, sipas…

Lexo më Shumë

Një punonjës banke 23-vjeçar i armatosur me pushkë qëlloi për vdekje katër kolegë dhe plagosi nëntë persona të tjerë në vendin e tij të punës të hënën, ndërsa transmetonte drejtpërdrejt sulmin në mediat sociale nga qendra e qytetit Louisville, Kentaki, thanë zyrtarët. Sulmuesi u qëllua për vdekje në vendngjarje, tha Departamenti i Policisë në Louisville, por nuk ishte e qartë nëse ai vdiq nga të shtënat e policisë, apo nga një plagë e vetëshkaktuar. Policia e identifikoi sulmuesin si Connor Sturgeon, i cili u punësua në degën në qendër të qytetit të bankës “Old National Bank” si punonjës me kohë…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 24 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët. Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 38 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës. Për disa ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vjet, ndërsa për pjesën tjetër Hoxha sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe. Megjithëse Hoxha ende gëzon një simpati të veçantë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Periudha 40-vjeçare e udhëheqjes së tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata, dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësishtë nga policia dhe Sigurimi i Shtetit. Enver Hoxha u lind më…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 38 vjet nga vdekja e rapsodit të njohur Dervish Shaqa. Shaqa u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985. Dervish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. closevolume_off Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që…

Lexo më Shumë

Inspektorët e tregut janë edhe sot në kontroll të kompanive, ku kontrollojnë nëse kanë stoqe në magazina. Inspektorati për Telmën thotë se për tre ditë kanë kontrolluar mbi 30 importues dhe shitës me shumicë dhe pakicë. Sipas tyre, është konstatuar se në magazinat e tyre kishte stoqe të produkteve bimore të cilat në vend që të hidheshin në shitje, ishin fshehur. Nga aty kanë treguar për televizionin se në disa prej tyre janë gjetur 300 ton fasule, të cilat gjithashtu kanë qenë të fshehura. Ndryshe, të gjithë tregtarët do të përballen me gjoba nga 800…

Lexo më Shumë

VETËM ÇMIMI I HURMAVE MË I ULËT NGA VITI I KALUAR Derisa po vijon Ramazani, e derisa kaluan Pashkët katolike dhe vijnë ato ortodokse bashkë me Fiëtr-Bajramin, cmimi i pemëve dhe perimeve vazhdon të mbetet i lartë për standardin e qytetarëve. Kolegu Avni Tairi “inspektoi” këto cmime në një treg të Shkupit. “Ngrirja” e çmimeve të 11 llojeve të pemëve e perimeve dhe rishikimi në seancë qeveritare të disa çmimeve, kanë bërë që në tregjet të ketë cmime më të larta se sa që ishin kufizuar nga Qeveria. Vetëm çmimi i hurmave është më i lirë se…

Lexo më Shumë