Author: Hamdi Kumanova

Kuvendi ka tërhequr nga procedura për miratimin e nevojës së ndryshimeve mbi Ligjin për trashëgimi kulturore. Grupi i deputetëve propozues është tërhequr nga propozimi pas presionit të opinionit publik dy ditët e fundit dhe thirrjes së Shoqatës së Arkeologëve të Maqedonisë të cilët i kërkuan ligjvënësit që të mos miraton ndryshimet që parashikojnë sipas tyre cenimin e trashëgimisë kulturore. Ndryshimet në nenin 65 parashikonin që mbi trasetë ku kalon Korridori 8 dhe 10-D, për gjetjet arkeologjike dhe kulturore të vendos inxhinieri ndërtimit, mundësi që do t’i jepte të drejtën inxhinierit të vendos nëse mbi zonën e caktuar ndalohen punimet apo…

Lexo më Shumë

Kaosi në transportin publik në kryeqytet do të vazhdojë, pasi ka dështuar edhe thirrja e tretë publike e Qytetit të Shkupit për angazhim të transportuesve privat në linjat ku mungojnë autobusë. Qyteti i Shkupit nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, duke mos qenë aspak transparent për mënyrën se si dhe kur do të zgjidhen problemet që nisën mes tyre dhe transportuesve privatë, por që pasojat i vuajnë qytetarët. Sot Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re publike, nën të njëjtat kushte si ai i kaluar. Transportues kërkohen për 16 linja, të cilat gjatë këtyre muajve…

Lexo më Shumë

Deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi ka mbetur pa truprojat që i’a kishte siguruar shteti menjëherë pasi nuk votoi mocionin për rënien e Qeverisë LSDM-BDI, në nëntor të vitit 2021. Në një prononcim për gazetën LAJM, Rexhepi tha se nuk ndjehet i rrezikuar, ndërsa sqaroi se sigurimi personal i është ndërprerë menjëherë pas zgjerimit të Qeverisë me Aleancën për Shqiptarët. Ai dyshon se ky vendim është hakmarrje për afërsinë e tij me “Grupi e Zjarrit”. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Lexo më Shumë

Rreth 30 persona të moshës nën 14 vjeçare në Tetovë e rrethinë, janë regjistruar si përdorues të substancave narkotike. Nga kjo shifër, 6 janë vajza të evidentuara madje si përdoruese kokainës. Sipas Entit për punë sociale, numri i përdoruesve të lëndëve narkotike në dy vitet e fundit, ka shënuar rritje enorme. Të dhënat e televizionit Alsat flasin për numër dyfish më të lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike pasi shumë prej tyre nuk kanë të evidentuar nga institucionet përkatëse. Sipas psikologes Cvetkovska, faji për këtë rritje të numrit të fëmijëve që përdorin substancat narkotike, bie kryesisht mbi prindërit të cilët…

Lexo më Shumë

MASAT QEVERITARE – POPULIZËM MEDIATIK Masat e paralajmëruara që duhej ta lehtësonin jetën e qytetarëve si dhe “ngrirja” e çmimeve nuk kanë asnjë efekt – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke theksuar se inflacioni për Marsin ka qenë 14.7%, kurse shporta konsumuese me harxhimet minimale – 50.070 denarë, njofton KlanM. “Në këto 50.070 denarë nuk llogariten kreditë që kanë familjet, nevojat e fëmijëve nëse janë në shkolla apo fakultete e të tjerë. Bytyqi dhe Kovaçevski le të sqarojnë se si një familje mesatare me dy fëmijë, ku dy prindërit fitojnë 25.000 denarë mund ta kalojnë muajin. Ose si të mbijetojnë pensionistët që…

Lexo më Shumë

I dërguari i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin e Shtetit amerikan, Xhejms Rubin, sot e fillon vizitën në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, ku do të bisedojë për luftën kundër dezinformatave ruse. Siç bënë të ditur nga Departamenti i Shtetit, Rubin prej sot e deri më 14 prill do t’i vizitojë Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën. Rubin para mbërritjes së tij deklaroi për N1 se “çështja dhe tema e vizitës janë serioze”, sepse në Ballkanin Perëndimor “ekziston problem me dezinformatat ruse: në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe në gjithë rajonin”. “Dua…

Lexo më Shumë

Kur do ta shohim versionin përfundimtar të ligjeve për autostradat do të mund të dimë për çdonjërën prej tyre si do të jetë qëndrimi në raport me nënshkrimin e dekretit, deklaroi sot presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen se a do ta nënshkruajë dekretin nëse kalon ligji për ndërtimin e korridoreve infrastrukturore Korridori 8 dhe Korridori 10 D. Pendarovski theksoi se nuk mundet prej tani të dihet në çfarë versioni përfundimtar do të jenë ato zgjidhje ligjore, sepse, siç theksoi, mund të ndryshohen me amandamente. “Ta presim debatin, ta shohim përmbajtjen përfundimtare të atyre ligjeve, ekipi…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, të dielën rreth orës 17:00 kanë arrestuar personin B.J.(18) nga Republika e Kosovës dhe B.G. (47) nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjete dhe konfiskuar marijuanë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për sqarim dhe dokumentim të rastit dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë informon se mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 57-vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës. Siç thonë nga SPB Tetovë, ai nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë dhe ka tentuar. Sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi të të afërmit të tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, kurse sot (10-prill) do të kryhet inspektimi për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,06 % në raport me vendimin e datës 6.4.2023. – Advertisements – Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) rriten për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,505 den/kg dhe do të jetë 41,079 den/kg. Nga data 11.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevcski i pyetur rreth ndryshimeve kushtetuese tha sot se në vend ekzistojnë dy koncepte, i pari që mbështet integrimin e vendit dhe i dyti që kundërshton dhe bllokon integrimin. Sipas Kovaçevskit, koncepti i dytë udhëhiqet nga Partia “E Majta”, peng i së cilës është edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. “Ndryshimet kushtetuese janë obligimi shtetit tonë, për mua ishte e njohur se cilat parti do të marrin pjesë e cilat jo sepse ne në shtet kemi dy koncepte, njëri që mbështet anëtarësimin në NATO dhe BE, si dhe një grup tjetër që është kundër integrimit dhe…

Lexo më Shumë

Pak ditë më parë, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se brenda një viti paga mesatare do të shkojë në 900 euro. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare tash shprehet se pagat e reja janë fryt i punës të përbashkët, të çdo qytetari që kontribuon për ekonominë shqiptare “PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për…

Lexo më Shumë