Dy gra dhe një foshnje kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në fshatin Koshare të Ferizajt, raporton Policia e Kosovës. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar. “Fsh. Koshare, Ferizaj (NN) 09.04.2023 – 19:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe dy pasagjeret e saja femra kosovare (njëra foshnje). Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar”, thuhet në…
Author: Hamdi Kumanova
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpet franceze. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, sipas të cilit ky bilanc është provizor, pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar. – Advertisements – Incidenti ndodhi në akullnajën Armancette pranë malit të Bardhë në Francën juglindore rreth mesditës së ditës së djeshme. Mendohet se viktimat rezultojnë të jenë mes një grupi alpinistësh, ndërsa sipas zyrtarëve nga prefektura Haute-Savoie, numri i të plagosurve është nëntë. Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe të dashurit e tyre. Para incidentit,…
Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së RMV-së nëpërmjet asistentit të parë digjital “ADA” i cili është i bazuar në inteligjencë artificiale. Kështu thonë nga Zyra e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), pasi në shkurt të këtij viti u bë prezantimi i këtij asistentit digjital në seancë qeveritare. Institucionet tregojnë detaje në lidhje me pyetjet e Portalb.mk për detajet se kush e ka krijuar këtë asistent digjital, si do të funksionojë apo çfarë shërbime do të ofrojë, shkruan Portalb.mk.…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë për sulmin vdekjeprurës të raportuar nga shërbimi i urgjencës i Ukrainës në Zaporizhzhia. “Kështu e kalon shteti terrorist të ‘Dielën e Palmave’”, tha Zelensky, duke iu referuar festës së sotme sipas ortodoksëve të lindjes, ndërsa të krishterët festojnë të dielën e Pashkëve. Të paktën dy persona u vranë kur sulmet ruse goditën qytetin jugor gjatë natës, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës. Një burrë 50-vjeçar së bashku me vajzën 11-vjeçare u vranë pasi sulmet shkatërruan pjesërisht një ndërtesë banimi, thanë zyrtarët në Telegram. Ekipet e shpëtimit nxorrën një grua 46-vjeçare nga rrënojat, shtoi…
Sot, do të shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, ata janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoni. Për ta shënuar këtë ditë, sot në Qendrën Përkujtimore Bllacë në Han të Elezit, duke nisur nga ora 10.00, do të mbahet manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”, me ç’rast, Shoqata për Kthimin e Shqiptareve te Shpërngulur nga Trojet e Veta do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që kanë ndihmuar refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99. Gjithashtu në Bllacë,…
Avokati Ramë Dreshaj i cili po përfaqëson familjes e Kosovare Kurtjat, e cila u gjetë e vdekur në rrugën Milloshevë-Mitrovicë në dhjetor të 2010-ës, ka përmendur një sërë dyshimen që e ndjera nuk ka vdekur nga aksidenti i trafikut siç pretendohej por që mund të jetë vrarë. Dreshaj ka shpalosur gjitha detajet mbi rastin. Pas insistimit të tij në 2015 merret vendimi që trupi i të ndjerës të zhvarroset, pikërisht për shkak dyshimit se ajo është vrarë. Si një ndër argumentet që avokati përdorë lidhet me “gjurmët e gjakut”. Ai thotë se gjaku është gjetur larg veturës. Dhe përveç skicimit…
Liverpool po përgatitet për një rindërtim të thellë të skuadrës, pas një sezoni katastrofik. Sepse rezultatet që kanë arritur janë larg pritshmërive dhe rrezikojnë të mbeten jashtë edicionit të ardhshëm të Champions League. Projekti i Jürgen Klopp është në krizë dhe e vetmja zgjidhje që ata gjejnë është të bëjnë ndryshime të shumta në dhomën e zhveshjes, duke hequr qafe lojtarët që nuk kontribuojnë më asgjë dhe duke nënshkruar me yje të rinj. Dhe pozicioni që ata kanë prioritet forcimin është qendra e fushës, ku kanë shfaqur probleme serioze, të cilat duan t’i zgjidhin sa më shpejt. Për këtë ata…
Një shqiptar bashkë me 6 shtetas romë, të cilët i mbante në skuadrën e tij, janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni që lidhej me trafikun e kokainës dhe të heroinës në zonën e Atikës. Të dhënat në lidhje me operacionin e gjerë të Policisë greke, ku u mësua se për shpërndarjen e drogës përdoreshin edhe dy fëmijë të vegjël, po të komunitetit rom, i ka bërë publike media lokale e Larisës. Operacioni sipas policisë Media greke bën me dije se një operacion i gjerë policor është zhvilluar në zonat e Prefekturës së Atikës, gjatë të cilit…
Autoritetet e Francë kanë miratuar një ligj që mund t’ua ndalojë prindërve publikimin e fotografive të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale. Mediat franceze thanë se prindërit do të jenë përgjegjës për imazhet e fëmijëve të tyre, por kjo mund t’ua ndalohet nga autoritetet. Ky ndryshim i ligjit po bëhet me qëllim që fëmijët të mësohen se prindërit e tyre s’kanë kontroll të plotë mbi imazhet e tyre, shkroi “Businesstoday”. Deputeti francez, Bruno Studer, tha se një 13-vjeçar i ka mesatarisht 1.300 fotografi që qarkullojnë nëpër internet. Këto imazhe, sipas tij, mund të përdorën për pornografi ose bullizëm. Ligji thotë…
Njëzet e katër orë pas shpërthimit që rrëzoi një ndërtesë katërkatëshe në Marsejë, në jug të Francës, grupet e shpëtimit gjetën dy trupat e parë mes rrënojave, nga tetë persona që supozohen të zhdukur. Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine në orën 00:49 me orën lokale të së dielës, ndërsa shkaku mbetet i paqartë. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhje gazi. Pesë persona nga ndërtesat fqinje pësuan lëndime të lehta në shpërthim dhe rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Dy blloqe aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë, por pa shkaktuar lëndime.…
SHBA thuhet se ka fituar qasje në “planet e brendshme” të mercenarëve famëkeq të Grupit Wagner të mbështetur nga Kremlini, të cilat treguan se grupi “ka kërkuar të blejë armë nga Turqia, një aleat i NATO-s”, raportoi Washington Post më 8 prill, duke cituar dokumentet e klasifikuara të luftës që kanë rrjedhur së fundmi. Sipas raportit, disa personel të Wagner “u takuan me kontaktet turke për të blerë armë dhe pajisje nga Turqia për përpjekjet e Wagner në Mali dhe Ukrainë” në fillim të shkurtit, shkruajnë mediat e huaja. Dokumentet e zbuluara thonë gjithashtu se udhëheqësi i Malit, Assimi Goïta…
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Emshir në Prishtinë, në një banesë ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona. Për shkaqe ende të panjohura, ashensori ka rënë dhe për pasojë banorët kanë marrë lëndime për çka janë dërguar në Emergjencë për trajtim të nevojshëm mjekësor. Sinjali raporton se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:05 ndërsa në ashensor gjendeshin tetë persona, dy prej tyre fëmijë ndërsa ishte edhe një grua shtatzënë. “Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh një banor që ka dërguar…

