Kur merrni vendimin për të marrë para hua, a i drejtoheni miqve dhe familjes për ndihmë financiare, apo shkoni në një institucion financiar si një bankë ose kompani kredituese? Kjo zgjedhje shpesh varet nga një përzierje faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë disponueshmërinë e shërbimeve financiare, edukimin financiar dhe qasjen kulturore ndaj vetë konceptit të huadhënies. Me anë të grafikëve të mëposhtëm, Richie Lionell hedh pak dritë se nga ku njerëzit huazojnë para, duke përdorur bazën e të dhënave të Findex Global 2021 të publikuar nga Banka Botërore. Huamarrja nga Institucionet Financiare Për të krahasuar praktikat e huamarrjes si për vendndodhjen…
Author: Hamdi Kumanova
Komunat e Kosovës tash e disa vite nuk mund të hapin konkurse për të punësuar mjekë pune në QKMF-të e tyre. Krejt kjo pasi që një shërbim i tillë nuk parashihet në statusin e QKMF-ve. Të punësuarit në komuna të ndryshme, në veçanti ata në institucione publike, për shqetësimet e tyre shëndetësore janë drejtuar tek mjeku i punës. Por të njëjtit, tani janë të paktë në numër. Krejt kjo pasi në statusin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, që nga vitit 2015 nuk figuron një shërbim i tillë që mund të ofrohet në QKMF-të. Rrjedhimisht, me pensionimin e mjekut të punës…
Maqedonia e Veriut nuk ka ratifikuar ende marrëveshjet e vitit 2022 nga Procesi i Berlinit e që kanë të bëjnë me lëvizjen vetëm me letërnjoftim, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve. Marrëveshjet nga udhëheqësit shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, u nënshkruan më 3 nëntor pas gati dy vjet negociatash, ndërsa do të hyjnë në fuqi pas ratifikimit nga të gjitha shtetet. Pesë muaj pas nënshkrimit të tyre, marrëveshjet janë ratifikuar vetëm nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa në Maqedoninë e…
Shumë njerëz mendojnë se shenjat e para të demencës janë harresa e detajeve të rëndësishme si datat dhe fakte specifike. Por në realitet shumë nga veprimet e përditshme mund të jenë shenja paralajmëruese të zhvillimit të kësaj sëmundje neurodegjenerative. Sipas një studimi në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregoi se edhe një lëvizje e thjeshtë si të çuarit në këmbë dhe mënyra se si ndiheni pas këtij veprimi, mund të jetë një shenjë e hershme e demencës. Çfarë tregon studimi i fundit për demencën dhe shenjat e hershme? Një studim i botuar në revistën “Neurology” (Neurologjia) në Tetor të 2020,…
Një punonjëse administrative në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë tre ditë më parë ka sulmuar një police të punësuar si sigurim i brendshëm i këtij institucioni. Rasti është raportuar dje tek organet e rendit. “Me datë 07.04.2023 në ora 19:00 në SPB Shkup është raportuar se me datë 05.04.2023 rreth orës 08:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, punonjësja S.B. ka shtyrë një punonjëse policie dhe e ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare si sigurim i brendshëm në Kuvend. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, mësohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.(INA)
Edhe nga partia Levica, pas OBRM-PDUKM-së dhe Alternativës, refuzojnë të marrin pjesë në grupet e punës për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese. “Ne nuk e pranojmë ultimatumin e shërbimeve bullgare dhe agjendën e platformës së Sofjes, e cila mbështet qeverinë pro-bullgare të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe duhet të refuzohet ashpër nga të gjithë aktorët politikë relevantë të cilëve u janë interesat shtetërore. Kundërshtimi i këtij nënshtrimi ndaj oreksit fqinjë është një akt antifashist, i pavarur nga të gjitha gënjeshtrat për sigurinë evropiane që qeveria kuislinge premton në mënyrë të rreme”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Për një vit shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe është më e lartë për gati 15 mijë denarë. Në muajin shkurt, për blerjen e produkteve bazë ishin të nevojshme 50.909 denarë. Krahasuar me muajin janar, shpenzimet janë rritur për 110 denarë. Sërish, qytetarët kanë nevojë për më së shumë para për të blerë ushqime, kjo është diçka mbi 19 mijë denarë. Më pas janë kostot e shpenzimeve të përgjithshme, të transportit, të shërbimeve shëndetësore, të vizitave në ngjarje kulturore dhe të blerjes së ndonjë rrobe. Ushqime dhe pije 19 379 denarë Faturat 13 306 denarë Transporti 3 679…
Komuna e Sarajit me rreth 39 mijë banorë dhe 21 fshatra ka në dispozicion vetëm një çerdhe. Dy objektet e çerdhes publike “ Filiz” kanë kapacitet për përkujdesje për 170 fëmijë. Kjo ka bërë që lista e pritjes të jetë e gjatë, gjë që ka shtyrë komunën disa kohë më parë të rrisë për 30 për qind kapacitetin e pranimit në ato objekte. Kjo përsëri nuk mjafton. Shumë prindër detyrohen që fëmijën ta dërgojnë disa kilometra larg pasi vend për fëmijën e tyre kanë gjetur vetëm në ndonjë çerdhe në komunat e tjera, ku listat e pritjes janë gjithashtu të…
Më shumë se 1300 familje nga rajoni i Strugës dhe Ohrit mezi ia dalin mbanë. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe janë të varur nga ndihma sociale. Megjithatë, këto shifra janë shumë më të larta, nëse dihet se shumë prej nuk regjistrohen për ndihmë. Për shkak të gjendjes së keqe ekonomike të shumë banorëve të rajonit, një pronar furre nga Ohri vendosi të ndihmojë me bukë falas gjatë Ramazanit. Ai thotë se numri i atyre që vijnë nuk është i vogël. “Јас давам секој Рамазан леб без пари, кој има потреба да дојде да земе. Кој има потреба…
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), në publikimit e tij të fundit ka konstatuar se në vendin tonë kemi shpesh emërim të ushtruesve të detyrës së drejtorit. Në publikimin e fundit nga atje thonë se në periudhën 2018-2021, nga të gjithë drejtorët e Ndërmarrjeve Publike. 52 për qind e emërimit të përgjithshëm të drejtorëve ose zëvendësve të tyre janë ushtrues detyre. Në raportin e ESHR-së, thuhet se zgjedhja e ushtruesve të detyrës pa shpallje publike, cenon profesionalizimin e shërbimit të lartë drejtues, mirë menaxhimin në institucionet e sektorit publik dhe zvogëlon përgjegjshmërinë e procedurës për përzgjedhjen e personave adekuatë të drejtuesve…
Pritet që komunës t’i merren kompetencat e arsimit Pesë nxënës të Komunës së Çashkës qëndrojnë në një objekt i cili kryen funksionin e konviktit për nxënës. Më i vogli është vetëm 7 vjeçar. E askush nuk e din se si është formuar ky subjekt, si paguajnë nxënësit dhe cilët janë kriteret për tu pranuar. Ekipi i gazetarëve shkoi për të kërkuar përgjigje nga drejtori i shkollës “Todor Janev” në Çashkë, e drejtori na priti në dritare. Edhe pse akuzat janë serioze, ai për çdo pyetje përgjigjej me: Do të përgjigjem me shkrim. – A funksionon konvikti në mënyrë ilegale? –…
Qeveria parashikon që këtë vit ti shpenzojë mbi 144 mijë euro, para të qytetarëve për të blerë ushqime luksoze të klasit të partë. Për tu furnizuar me të gjitha këto produkte, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka nënshkruar disa kontrata me kompani të ndryshme dhe atë për: Produkte nga mishi i thatë, produkte nga mishi i freskët i pulës, fruta, perime dhe zarzavate si dhe disa lloje të kafesë. Më së shumti para, Qeveria dhe institucionet e saj parashikojnë të shpenzojnë për kafe esspreso dhe lloje të tjera të kafesë shumë prej 2.950.000 denarë ose mbi 48.000…

