Kuvendi ka tërhequr nga procedura për miratimin e nevojës së ndryshimeve mbi Ligjin për trashëgimi kulturore. Grupi i deputetëve propozues është tërhequr nga propozimi pas presionit të opinionit publik dy ditët e fundit dhe thirrjes së Shoqatës së Arkeologëve të Maqedonisë të cilët i kërkuan ligjvënësit që të mos miraton ndryshimet që parashikojnë sipas tyre cenimin e trashëgimisë kulturore. Ndryshimet në nenin 65 parashikonin që mbi trasetë ku kalon Korridori 8 dhe 10-D, për gjetjet arkeologjike dhe kulturore të vendos inxhinieri ndërtimit, mundësi që do t’i jepte të drejtën inxhinierit të vendos nëse mbi zonën e caktuar ndalohen punimet apo vazhdohet me intensitetin e njëjtë. Shoqata e Arkeologëve paraprakisht kërkuan edhe nga Presidenti Stevo Pendarovski që derisa miratohet ky ligj, të mos e dekreton. /Alsat
Data 31.10.2026
Aktuale
- Binance mbulon 90% të 6.3 miliardë dollarëve të vjedhur në sulmin më të madh kibernetik në histori
- Reagimi i fortë i familjes Pajazitaj ndaj emërimit të prokurores së re
- Ademi i reagon Dimitrievskit për jurisprudencën në shqip: Nuk e keni lexuar Kushtetutën e Maqedonisë
- Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase
- Lideri suprem Khamenei: Irani do të vendosë se kur përfundon konflikti nëse “armiqtë rifillojnë sulmet”
- “Do të na mungosh përjetë”! Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend. Detajet e ceremonisë së lamtumirës
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Hati ben veprim në kundërshtim me fenë Islame, kështu rregullohet për Halloween



