Author: Hamdi Kumanova

Kërcënimet për vendosje të bombave sërish zbrazën 18 shkolla fillore dhe 21 të mesme. Kërcënimet arritën në adresat elektronike të shkollave në orën 9 të mëngjesit, me ç’rast nxënësit dhe kuadri arsimor u evakuuan, ndërsa MPB po vijon kontrollet antiterror. “Menjëherë nga ana e zyrtarëve policor janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, po vijojnë kontrollet antiterror dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.”. Prindërit dhe nxënësit të revoltuar: Nuk kemi kushte për mësim online TVM 2 qëndroi në shkollën fillore “Adem Jashari”, ku nxënësit dhe prindërit të shqetësuar tej mase, potencuan se nuk kanë kushte për…

Lexo më Shumë

Kërkesën për rritje të çmimit të ujit NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup gjatë nëntorit të vitit të kaluar dhe ne nuk duam të hamendemi nëse kanë parashtruar apo nuk parashtruar kërkesë. Faktet janë të qarta – ne kemi marrë vendim sipas kërkesës së tyre. Ata kërkonin që çmimi minimal të jetë rreth 30, ndërsa ai maksimal 57 denarë, konfirmoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) Marko Bislimoski. “Duke pasur parasysh që çmimi i energjisë elektrike për ndërmarrjet komunale publike subvencionohet nga shteti dhe se ky subvencion do të vazhdojë edhe në tre muajt…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se Qeveria do të shfuqizojë masën për subvencionim të energjisë elektrike ndaj kompanive që prodhojnë produkte bazë të ushqimit, përcjell TV21. Bekteshi tha se si rrjedhojë është ndrirë çmimi i bukës në 33 dearë, ndërsa paralajmëroi se masat e ardhshme anti-krizë do të jenë direkt për qytetarët. “Sot u diskutua në Qeveri që të ridizajnohen masat e ardhshme për ndihmën e qytetarëve dhe kryesisht masat që do të fillojnë të implementohen diku nga muaji prill, drejtpërdrejtë do t’u jepen qytetarëve dhe jo nëpërmes kompanive të mundohemi që të ndihmojmë qytetarët”, tha Bekteshi./tv21.tv

Lexo më Shumë

Finlanda më 28 shkurt nis debatin parlamentar që synon të përshpejtojë rrugën e shtetit drejt pranimit në NATO dhe duke rritur gjasat që ta vazhdojë këtë rrugë vetëm pa shtetin fqinj, Suedinë. Finlanda – që ka një prej kufijve më të gjatë me Rusinë në Evropë – dhe Suedia hoqën dorë nga politika dekadëshe e mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore majin e kaluar, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Por, për shkak se u përball me më pak pengesa diplomatike sesa Stokholmi, Helsiniki duket se po lëvizë drejt NATO-s edhe para zgjedhjeve të…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit do të publikojë thirrje të reja për transportuesit privatë, që të paraqiten dhe të kthehen në punë. Nga Qyteti nuk japin shumë detaje por thonë se thirrja është harmonizuar me trupin e ri koordinues të transportuesve privat. “Në ditët në vijim do të publikohet thirrje e re publike, e përbërë në bashkëpunim me trupin e ri koordinues të transportuesve. Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë lloj borxhi ndaj transportuesve privatë, ndërsa NQP Shkup, kërkesat vijuese do t’i paguaj në pajtueshmëri me dinamikën e konstatuar në marrëveshjet e lidhura”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Transportuesit privatë…

Lexo më Shumë

Haki Abazi i ka ndarë përfundimisht rrugët me kryeministrin Albin Kurti. Kështu të paktën ka bërë të ditur vet deputeti përmes një postimi në Facebook e bëri të ditur këtë qëndrim, meqë u shpreh i pakënaqur me dy elemente të marrëveshjes kornizë të cilat sipas tij janë fundosëse për Kosovën. “Një konzervimi i rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe asociacionit apo zajednices së komunave me shumicë Serbe”, shkroi ai. Postimi i plotë i Abazit: Po z. Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njejtë me ata që janë opozitë- konfidenciale…

Lexo më Shumë

Avokati i popullit, Naser Ziberi në hapjen e konferencës “Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i drejtë? Si institucionet bashkërisht ta avancojnë luftën kundër diskriminimit?” në organizim të Komisionit për parandlaim dhe mbrojtje nga diskriminimi, ka deklaruar se është rritur numri i ankesave për diskriminim që i mori Avokati i popullit në vitin 2022 – ishin parashtruar 76 përkatësisht mbi 30 më shumë se vitin paraprak Marketing Numri dhe lloji i parashtresave, tha ai, përputhet me rezultatet nga anketa e Qendrës për menaxhim me ndryshime (QMN) dhe Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) dhe theksoi…

Lexo më Shumë

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dakordancën e arritur me Serbinë për sa i përket planit franko – gjerman.Referuar neneve të publikuara, Kica-Xhelili thotë se “Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal”.Ajo citon nenin ku thotë se “tejkalohen trashëgimitë e kaluara”.“Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë”, ka thënë ajo.Po ashtu përmend edhe “mos paragjykimin e statusit”.“Nuk paragjykohet statusi” – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e…

Lexo më Shumë

Problemi kryesor kundër terrorizmit në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2021, ishte kthimi i luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku – thuhet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin në vitin 2021. Sipas Raportit të Departamentit Amerikanë të Shtetit, për terrorizimin në vitin 2021, sic njofton KlanM, kërcënimi për sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut është “mesatarisht e lartë” ose “e mesme”. Kthimi i luftëtarëve të huaj terrorist në RMV, kurse aktivitete të tilla janë shënuar edhe në Kosovë, paraqitet si problematike, sipas raportit, për shkak të mundësisë që këta persona të realizojnë celula…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me masën e paralajmëruar për ngrirjen e çmimit të bukës, e cila sipas paralajmërimeve duhet të miratohet sot, tha se “vendimet me gjasë do të jenë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve”. “Do të kemi një konferencë shtesë për media me kryeministrin Kovaçevski. E di që tema janë vendimet e fundit. Vendimet me shumë gjasa do të jenë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve”, theksoi Bekteshi. Dje mullixhinjtë kërcënuan se nëse Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit të bukës, siç paralajmëroi ministri Bekteshi të shtunën, do të ndalojnë prodhimin.

Lexo më Shumë

I izoluar dhe i vetmuar anti-NATO dhe BE, njëkohësisht edhe antishqiptar sipas qëndrimeve dhe vendimeve të tij, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski refuzon dhe shmang të deklarohet: Pse ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë, pse ka lëshuar urdhër që të mos lëshohen vendime për legalizim për shqiptarët nga ana kryetarëve të tij të komunave, pse ka lëshuar urdhër që të mos jepen leje ndërtimi për kompanitë pronari i të cilave është shqiptar dhe pse ai dhe bashkëpartiakët e tij bëjnë thirrje për luftë kundër shqiptarëve në vitin 2023?, thuhet në reagimin e BDI-së. “Publikimi i…

Lexo më Shumë