Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se së bashku me përfaqësues të ministrisë sl drejtësisë dhe nga organizatatat joveveritare dhe OSCE& ODIHR tani më kanë sjellur një propozin ligj për personat e pa regjistruar ligj me të cilin do të zgjidhet fati i shumë qytetarëve, shkruan Top24 Postimi i plotë i Mehmedit; Bashkërisht me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Deputetë, Organizata joqeveritare dhe ndërkombëtare, ( OSCE& UNHCR) dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës në Mavrovë realizuam punëtori dy ditore, ku pas një debati konstruktiv dhe shumë frytëdhënës, përpiluam propozim ndryshimin dhe plotësimin final të ligjit…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR, me 14 vite burgim së bashku, për shkak të veprës penale “dhunim”. Gjykata njofton se i akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. I akuzuari D.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. “Të pandehurve A.O dhe D.RR iu vazhdohet masa…
Gjermania ka legalizuar posedimin dhe kultivimin e kanabisit. Sidoqoftë, shitja falas e drogës në dyqane të specializuara është ende e ndaluar. Në Gjermani, posedimi i maksimumit 25 gram kanabis dhe vetë kultivimi i maksimumit të tre bimëve duhet të përjashtohen në të ardhmen nga dënimi, shkruan Indeksonline. Përveç kësaj, qeveria gjermane dëshiron të mundësojë kultivimin dhe shitjen e drogës në shoqata të veçanta. Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD) dhe Ministri i Bujqësisë Cem Özdemir (Të Gjelbërit) paraqitën detaje sot në Berlin. Shitja e planifikuar e kanabisit për të rriturit në dyqanet e specializuara do të anulohet…
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur listën e re të sanksioneve lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. Me vendimin e ri janë shënjestuar “ata personave që me vetëdije kanë ndihmuar” oligarkët e sanksionuar rusë, sikurse ish-pronarin e klubit futbollistik Chelsea, Roman Abramovich. Masat e reja kanë shënjestruar Demetris Ioannides dhe Christodoulos Vassiliades, dy qipriotë “ndërmjetësues profesionistë” që Britania i akuzon se kanë ndihmuar Abramovichin dhe ish-ansionarin në Arsenal, Alisher Usmanov. Ioannides ka krijuar “struktura të dyshimta offshore [jashtë vendit]” që janë përdorur nga Abramovich për të fshehur mbi 760 milionë funte në asete para se…
Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera më të vogla duhet të futen në preambulën e aktit më të lartë ligjor në vend, mbledhjen e parë do ta ketë pas festave të Pashkëve dhe do të fillojë formulimin e propozimet për amendamentet për të cilat më pas do të hapet një diskutim publik, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Në Grupin e Punës tashmë janë propozuar zyrtarisht 13 anëtarë, të cilëve duhet t’u bashkohen edhe ekspertë. Kjo përbërje do të duhet të punojë pa asnjë përfaqësues të opozitës, as nga…
Një burrë nga fshati Kolibarë i Kërçovës ka aplikuar për punësim si drejtor në një konvikt, me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze. Për burrin 66-vjeçar MPB ka parashtruar kallëzim penal për falsifikim. “I raportuari, gjatë vitit 2019 ka marrë certifikatë të falsifikuar të njohjes së gjuhës angleze me qëllim që të punësohet si drejtor në një konvikti shtetëror. Certifikatën e kishte të verifikuar në noter në Kërçovë, pas çka e kishte dorëzuar gjatë aplikimit për punësim si drejtor në konviktin e studentëve”, thonë nga MPB.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në brifingun e sotëm për Korridorin 8 dhe 10D tha se me ndryshimet ligjore të propozuara në Kuvend do të shkurtohet koha e ndërtimit të autostradave dhe do të ulet kostoja e ndërtimit, përcjell TV21. Grubi tha se sipas studimit të fizibilitetit 55 për qind e tokës ku kalon projekti është pronë private, kurse 45 për qind është tokë private. “Për projektin, e kemi rutën ku do të kalojë, në trasenë që është propozuar, është bërë studim fizibiliteti nga kompania që e ka zgjedhur Fakulteti i Ndërtimit dhe ky studim fizibiliteti tregon se sa tokë është…
Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) Naumçe Mojsovski ka ngritur padi për shpifje kundër Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), pasi kanë hapur rast për shpërndarjen e bonove sportive, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë e konfirmoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në seancën e sotme dhe shtoi se Komisioni akuzohet se ka publikuar informata për drejtorin e ARS-së. Paraprakisht, KSHPK-ja i kërkoi Prokurorisë Publike që të ndiqte penalisht ish-përfaqësuesin e hendbollit dhe anëtarët e komisionit qendror për dyshime për keqpërdorime dhe mosrespektim të sistemit të kuponëve të financimit të fondacioneve dhe klubeve sportive, kërkoi Komisioni Kundër Korrupsionit. “Kjo…
Drejtuesit e Al Nassr kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin, francez Rudi Garcia, për shkak të rezultateve të dobëta dhe marrëdhënieve jo të mira me futbollistët dhe dëshira e tyre është që skuadrën t’ia besojnë një emri të madh si Jose Mourinho. “AS” shkruan se oferta që ata kanë vënë në tavolinë për trajnerin aktual të Romës është 100 milionë euro për dy sezone. Nëse do të pranojë, pa dyshim që do të bëhej trajneri më i paguar në botë. Pengesa e madhe që Al Nassr has në negociata në këtë moment është se Mourinho është në fazën e fundit të…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se rasti për zhdukjen e 26-vjeçarit Astrit Ismailit është raportuar në polici dhe se po merren masa për gjetjen e të njëjtit, përcjell TV21. Rasti në polici është raportuar në orët e para të ditës së djeshme nga nëna e Astritit. “Më datë 11.04.2023 në ora 00:30 në Stacionin Policor të Karposhit, XH.I.(57) nga Gostivari ka raportuar se djali i saj A.I.(26) nga Gostivari është larguar nga shtëpia në Shkup, ku ka qenë duke qëndruar. Po merren masa për gjetjen e personit”, thonë nga MPB për TV21. Sipas familjarëve, Astrit Ismaili, 26-vjeçar nga…
Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur përfaqësuesin e posaçëm dhe koordinatorin e Qendrës për angazhim global të DASH-it, James Rubin. “Në takim është biseduar për përpjekjet dhe mënyrat e përballjes me dezinformatat dhe ndikimin e tyre mbi zhvillimin e proceseve demokratike në nivel global. Presidenti Pendarovski ka vlerësuar se dezinformatat kanë potencial të ndikojnë në procese të mëdha politike dhe qytetare tek ne dhe në botë dhe për këtë shkak paraqesin një nga kërcënimet prioritare për sigurinë kombëtare të shumë vendeve”, thonë nga Kabineti i Presidentit. Pendarovski ka theksuar nevojën e investimeve të vazhdueshme në resurse dhe aftësi për njohjen dhe…
Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (11-prill) nga ora 09:00 deri në orën 14.00 kanë kryer aksion kontrollues të këmbësorëve, si dhe se sa i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 31 shkelje (TE-23 dhe GV-8) të gjitha kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara të këmbësorëve, pas së cilës janë hartuar parashtresat përkatëse për këmbësorët-shkelës, duke theksuar se gjobat e parashikuara për këto kundërvajtje variojnë nga 20 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa shkelësit do të thirren në të ashtuquajturin mësim në komunikacion. Gjatë kontrollit…

