Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij për 500 milionë dollarë me pretendimin për shkelje të kontratës. Ai thotë se Michael Cohen ka shkelur detyrën e tij si avokat. Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në hetimet ndaj ish presidentit. Një prokuror i Manhatanit javën e kaluar e akuzoi Trumpin për mashtrim në lidhje me pagesat e parave ndaj një ylli porno.Veprimi ligjor, i paraqitur në një gjykatë federale të Floridës, gjithashtu akuzon Cohen për “deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët…
Author: Hamdi Kumanova
Elon Musk tha për BBC se ai ka pushuar nga puna më shumë se 6,000 njerëz në Twitter që kur mori drejtimin e kompanisë. Musk u citua të thoshte në intervistë se platforma e mediave sociale tani ka vetëm 1,500 punonjës, nga nën 8,000 që ishin të punësuar në kohën e blerjes së tij. Reduktimi është i barabartë me afërsisht 80% të stafit të kompanisë. “Nuk është aspak argëtuese” dhe ndonjëherë mund të jetë “e dhimbshme”, i tha CEO miliarderi transmetuesit britanik në zyrën qendrore të Twitter në San Francisko. Njeriu i dytë më i pasur në botë tha se…
Tre persona të rinj janë arrestuar për sulmin kundër gazetarit Valon Syla, që ndodhi të martën mbrëma në Prishtinë. Të dyshuarit janë L.D, K.H dhe O.H Ministri Xhelal Sveçla njoftoi mbrëmë se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetari Syla, janë arrestuar dje. “Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar i pari i MPB-së në Facebook. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës dje kanë dalë me…
Shumica e tregtarëve me pakicë në tregje por edhe markete kanë shitur pemët dhe perimet me çmime më të larta sa i ka përcaktuar Qeveria me vendimet e fundit për ngrirjen e çmimeve. Në disa tregje dhe markete çmimet kanë qenë thuajse të dyfishuara, në vend që të ulen. Domatet shiteshin sot nga 130-150 denarë për kg, ndërsa në disa markete thuajse edhe dyfish. Këto çmime tejet të larta edhe pse Qeveria ka përcaktuar që çmimi të jetë jo më i lartë se 95 denarë. Çmimet e fryra janë edhe për specat, trangujt dhe prodhimet e tjera. Specat shkonin nga…
LSDM vlerëson se nuk janë të vërteta pretendimet e VMRO-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Partia në pushtet thekson se partia më e madhe opozitare është kundër çdo projekti strategjik në shtet dhe, siç pretendojnë ata, për këtë arsye po shpërndan qëllimisht gënjeshtra për projektin më të madh 1.3 miliardë euro. LSDM njofton se si me çdo marrëveshje tjetër ku investitori dhe kontraktuesi kanë të drejtat dhe obligimet e veta dhe sipas marrëveshjes së lidhur, kontraktuesi mund të punojë në kushte ku zbatohen dispozitat…
Inspektorati shtetëror i arsimit ka konstatuar se në Çashkë, konvikti pranë shkollës fillore “Todor Janev” është ilegal. Burime nga inspektorati për TV21 thonë se gjendja e këtij konvikti është kështu që nga koha e Jugosllavisë, i pa regjistruar dhe me përplot parregullsi. Inspektorati e ka hetuar rastin dhe sipas procesit verbal, ka marrë vendim që konvikti të mbyllet. Sipas procedurës ekziston afat ligjor që nëse Komuna nuk e regjistron konviktin në fjalë brenda 1 muaji, vendimi i mbylljes do të hyjë në fuqi. Ndryshe në këtë konvikt janë të vendosur 5 nxënës nga fshatrat Kriva Krushe dhe Novo Sellë./TV21
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një prononcim për TV21 bëri të ditur se në certifikatat e lindjes do të vendoset grafa për përkatësinë etnike, përcjell TV21. Lloga thotë se ky vendim vjen si masë parandaluese për keqpërdorim gjatë punësimeve. “Nga java e ardhshme do të vendosim rregullore që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes, me qëllim që mos të ketë keqpërdorim gjatë punësimeve. Sot pata takim edhe me drejtorin e librave amë, dhe është çështje javësh kur do të fillojnë të dalin certifikatat në të cilat do të përfshihet përkatësia”, tha Lloga për TV21.
“Tregtarët të mllefosur, turistët aspak konfuz” Flamuri serb në shtyllë elektrike në hyrje të fshatit Ljubodrag të Kumanovës, njofton KlanM. Flamuri Turk në disa vende të Çarshisë së Shkupit. Por gazetares së TV Kanal 5 i ka bërë përshtypje vetëm flamuri shqiptar i vendosur pranë dyqanit që shet suvenire në Çarshi. E pronari i këtij dyqani tha për KlanM arsyen përse e ka vendosur. “Flamur ke të Evropës, Turqisë, Bosnjës, Serbisë tek rruga e artorëve të gjitha i ke, nuk me pengon, nuk e di çka u pengon flamuri, e çfarë të bej unë që shes flamur të Maqedonisë, të…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka bërë thirrje qeverisë së ShBA-së dhe asaj të Türkiyes që të thonë nëse në dy vitet e fundit, që kur është duke u përgatitur projekti për Korridorin 8 dhe 10d, dikush nga vendi ka kërkuar diçka prej tyre ose kompanive të tyre (Bechtel dhe Enka). Kovaçevski i ka përgënjeshtruar akuzat e partisë më të madhe opozitare në bllokun maqedonas VMRO-DPMNE. “Kontrata me “Bechtel dhe Enka” është nënshkruar publikisht në bazë të një ligji të posaçëm, të miratuar në Kuvend nga të gjithë deputetët. Ka kaluar të gjitha procedurat ligjore për përfundimin.…
Përveç 12 pacientëve me fibrozë cistike, të tjerët kanë mbetur pa ilaçin “Trikafta”. Askush nuk e di se kur do të jetë në dispozicion terapia, pasi negociatat me prodhuesin nuk kanë filluar ende, por kur ilaçi “Trikafta” të arrijë tek pacientët me fibrozë cistike, do ta marrin edhe pacientët me sëmundje më të dobët të mushkërive, thonë nga klinika për sëmundje të fëmijëve. “Rreth 80 pacientë kanë të drejtë për atë terapi, por jo të gjithë mund të fillojnë, ne i kemi dhënë përparësi pacientëve me sëmundje më të rëndë dhe të gjithë kanë funksion të mushkërive rreth 40 për…
Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se më 13.04.2023 do të fillojë faza e parë e dezinsektimit kundër larvave të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit. “Dezinsektimi ajror (faza e parë) në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet më 13.04.2023 (e enjte), në orët e para të mëngjesit. 2. Dezinsektimi tokësor (faza e parë) në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet më 13.04.2023 (e enjte), gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit. Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë…
As deputetet dhe as opinioni nuk kanë qasje në marrëveshjen që Qeveria e ka nënshkruar me kompaninë “Bechtel dhe Enka”. Dokumentet janë të fshehta, sepse ka informacion për mënyrën se si punon kontraktori, tha Artan Grubi në një brifing me gazetarët, ai vuri në dukje se kontrata e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10-D, i është dorëzuar vetëm prokurorit publik, i cili e heton rastin. Por, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Gërkovska, nuk sheh arsye që marrëveshja të mos bëhet publike. “Unë nuk shoh ndonjë arsye që marrëveshja të mos publikohet, bëhet fjalë për marrëveshje…

