Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese në vend, i pyetur nga Portalb.mk në lidhje me propozimin për zëvendësimin e 20 përqindëshit me gjuhën shqipe në kushtetutë, deklaroi se kjo nuk e shqetëson aspak pasi është diçka e natyrshme. Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në të, partia opozitare, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshon Amendamentin e pestë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ku kërkojnë që gjuha shqipe të jetë zyrtare si gjuha maqedonase dhe jo të llogaritet si gjuhë që e flasin së…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonisë së Veriut do t’ju shtohen edhe 5 linja të reja ajrore. Dy kompanitë e transportit ajror, “LUFHANZA” e Gjermanisë dhe “WIZZ-AIR” e Hungarisë, me mbështetjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur linja të reja ajrore për në Gjermani, Luksemburg, Austri dhe Slloveni. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, deklaroi se këto linja është planifikuar të prezantohen nga 1 nëntori i këtij viti. Boçvarski tha se sa i përket subvencioneve, mbështetja financiare është për tre vjet. “Ne kemi ofruar destinacione të reja për qytetarët tanë. Lufhanza do të fluturojë nga Shkupi në Frankfurt 10 herë në javë.…
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) i ka bërë revizion pasqyrave financiare së bashku me auditimin e pajtueshmërisë së Komunës së Haraçinës, në llogarinë bazë të buxhetit (630), për vitin 2021. Me revizionin e kryer, siç thuhet ata shprehën opinion jo të favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare për vitin 2021 dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara. Është kryer revizioni për vitin 2017 dhe është lëshuar raporti përfundimtar për pasqyrat financiare dhe auditimin e pajtueshmërisë së Komunës së Haraçinës, llogaria bazë e buxhetit (630), ndërsa auditori i autorizuar shtetëror është përmbajtur nga dhënia e opinionit…
Dje (12-prill) rreth orës 14:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin A.A. (28) nga Çegrani i Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar njërin prej tyre derisa po kryenin veprime zyrtare lidhur me një aksident të mëparshëm komunikacioni. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj tij do të përgaditet paradhtresë përkatëse. Lidhur me këtë rast, pak më vonë në Stacionin Policor të Gostivarit është paraqitur edhe personi I.A.(52), po ashtu nga Çegrani.
Lidhja Demokratike, parti e larguar së fundmi nga koalicioni qeverisës, është njoftuar se do të duhet të largohet nga hapësira ku ndodhet selia e partisë. Hapësira të cilën kjo parti e përdor për gati 16 vite ishte në pronësi të shtetit dhe për të i paguante në mënyrë të rregullt qiranë Shoqërisë Aksionare për administrimin e hapësirës shtetërore të biznesit. Partia opozitare dje ka marrë njoftim se për shkak të vëllimit të shtuar të punës, për të cilin kërkohet një numër më i madh i punëtorëve të punësuar në ShA për menaxhimin e objekteve shtetërore afariste – Shkup, është dashur…
SHA EMV më 12.04.2023 prodhoi 11.059 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 8.454 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 2.605 MWh. Ditën dhe natën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 3.360 MWh energji elektrike. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 12.04.2023.
Për shkak të ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjykimi për ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili akuzohet për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit” në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot nisi nga fillimi. Ky proces për një periudhë të gjashtë ishte ndërprerë, pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup informoi se me rekomandimin e psikiatrit anulohen shumë seanca për rastin me Muhamed Zeqirit. “Në Gjykatë është dorëzuar mendim i ri profesional i një personi profesionist – psikiatër, sipas së cilit për shkak të përkeqësimit të gjendjes psikike të të akuzuarit, rekomandohet anulimi i gjykimeve në tre-katër…
”Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.04.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 363 drejtues mjetesh. Prej tyre, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 184 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 179 jashtë…
Një i mitur me skuter ka goditur një nënë dhe fëmijën e saj në një vendkalim për këmbësorë në lagjen Karposh 4 në Shkup dhe në tentativë për t’u arratisur është përplasur me një veturë tjetër, konfirmon MPB, transmeton Portalb.mk. Motoçiklisti ka goditur nënën dhe fëmijën dhe ka vazhduar të lëvizë përgjatë rrugës “Nikolla Parapunov” në drejtim të kundërt, por më pas ka goditur një veturë “Lada”. Fëmija dhe nëna janë të plagosur dhe në shok, dëshmitarë të rastit, të cilët shtojnë se punonjësit e shtëpisë së të moshuarve, por edhe kalimtarë të rastit kanë vrapuar për të ndihmuar. Të…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D në Ligjin për Marrëdhënie Pune mundësohet që paratë të mbesin në shtetin tonë dhe autostradat të ndërtohen më shpejtë. Kovaçevski tha se u mbetet deputetëve të vendosin për çështjen në fjalë, respektivisht për zgjatjen e orarit të punës për punëtorët e këtij projekti. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Këtu bëhet fjalë për ndryshim ligjor që ka të bëjë vetëm me projekte të tilla me interes kombëtarë. Qëllimi është që në bazë vullnetare, punëtorë që do të dojë të punojë më tepër se sa është e shkruar me…
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, analistja politike, Nikica Korubin, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se kohë më parë, para se të bëhet kërkesë edhe e palës evropiane, vendosjea e bullgarëve në preambulën e kushtetutës, tek ne u pranua me duar të hapura, nuk ishte ndonjë problem as për opozitën e as për pozitën. “Pas dy viteve, është ngritur në një çështje madhore në shtet. Ky ndryshim ndodhi për shkak se në atë moment nuk ishte obligim dhe ishte e lehtë për tu premtuar por nuk e kanë menduar seriozisht se mund të shndërrohet në obligim formal. Ashtu siç nuk…
Prokuroria Themelore Publike Manastir ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” në pajtim me nenin 215 paragrafi 1 të Kodit Penal. “Për 37-vjeçarin nga Manastiri janë siguruar prova që japin dyshimin se nga muaji shkurt i këtij viti në disa raste ka mbajtur dhe shitur në mënyrë të paligjshme lëndë narkotike – heroinë. Gjatë kontrollit të 10 prillit, policia i gjeti 12 gramë heroinë, të cilën ai synonte t’ua shiste narkomanëve. Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake…

