Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (1-mars) rreth orës 16:00 kanë privuar nga liria 30-vjeçarin Xh.Sh. nga Toplica e Gostivarit, për të cilin paraprakisht kishte raportuar 60-vjeçari J.K. nga Dobërdolli i Gostivarit se rreth orës 12:40 në Toplicë e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me një send të mprehtë. Në orën 15, sërish Xh.Sh. ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga J.K. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts
Author: Hamdi Kumanova
Menaxheri italian i futbollit, Alessandro Moggi ka zbuluar se Lazio një kohë e kishte mundësinë ta transferonte Cristiano Ronaldon. Sipas tij, para se të transferohej në Manchester United, ylli i ri i atëhershëm i ishte ofruar klubit “Biancocelesti”, por që një mundësi të tillë e kishte hedhur poshtë ish-presidenti i klubit, Sergio Cragnotti. “Mendes (ish-menaxher i Ronaldos) ishte mik i mirë i Callerit (ish-drejtor sportiv i Lazios). Ne ia propozuam Cristianon Cragnottit, por ai u përgjigj se nuk e donte atë pasi do të dëshironte ta transferonte Ronaldon ‘e vërtetë, prandaj as që nisën negociatat”, zbulon Moggi për…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se sot është arrestuar një 27-vjeçar nga Dibra pasi i njëjti është kapur me 1.100 copë të cigareve elektrike, përcjell TV21. “Sot (02 shkurt) rreth orës 07:35, në rrugën rajonale Dibër- Hanet e Mavrovës, në lokalitetin Hani i Rostushës”, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin B.Z nga Dibra. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Seat Alhambra” me targa të Serbisë, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar në thasë me fasule në brendësi të të cilave janë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është kundër mësimit onlajn, por vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve për siguri. Kështu tha ministri Jeton Shaqiri, ndërsa u shpreh se pret që sa më shpejt Qeveria t’i diskutojë për të gjitha problemet që janë shfaqur – në mësimin tërëditor, problemet që kanë prindërit të cilët janë të punësuar që të mundet, siç tha, të gjendet një propozim i ri për zgjidhje pas rekomandimit të institucioneve kompetente, duke e pasur parasysh këtë që po rritet numri i shkollave që marrin alarm për bombë, ndërsa objektiv tashmë janë edhe nxënësit e shkollave fillore krahas…
Ka filluar aksioni “ Deri në 50 shanse për 100.000 denarë ” i Sport Life, i cili do të zhvillohet përmes 4 etapave javore, nga 27.02. deri më 26.03 viti 2023. Në çdo fazë individuale, nga e hëna ora 9:00 deri të dielën 23:00, lojtari që ka shënuar numrin më të madh të ndeshjeve nga numri total i shtypur në kupon, pavarësisht nëse bileta është fituar apo e humbur, është lojtari fitues i çmimit kryesor prej 100.000 denarë. Lojtari i renditur i dytë do të fitojë një bast mujor me kupon me vlerë prej 200 denarë në baza ditore, dhe…
Sindikatat nga sektori publik janë njëzëri se propozimi i Ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik redukton të drejtat e punëtorëve në pjesën e pagave dhe eliminon mundësinë e rregullimit të kësaj çështje me marrëveshje kolektive, e cila do të ndikojë ndjeshëm në heqjen e kontratave kolektive në sektorin publik në të cilat rregullohet sistemi i pagave dhe pagesa e tyre, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, duke theksuar se LSM për këtë ka paralajmëruar edhe në periudhën e kaluar. Në mbledhjen e sotme në të cilën morën pjesë pothuajse të gjitha sindikatat, konfederatat dhe sindikatat e degëve…
Ministria e Punëve të Jashtme gjatë ditës së djeshme ka rënë në kontakt me kolegët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, me çrrastë ka reaguar duke dënuar fyerjet dhe parullat provokuese të demonstruara gjatë ndeshjes ndërmjet KH Partizan dhe KH Vardar në Beograd nga ana e tifo grupit KH Partizan. “Me këto aktivitete të pakëndshme, përveç shkeljes së parimeve të sjelljes së drejtë dhe sportive, është lënduar thellë dinjiteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj. Ministria theksoi se reagime të tilla nga grupe individësh nuk janë aspak në frymën e marrëdhënieve të…
Me paraqitjen e dëshmive nga mbrojtja në Gjykatën theme,lore pen ale Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Softuerët” në të cilin i akuzuar i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski. Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese, dhe nës eancën e kaluar, gjithashtu, u dëgjuan dëshmitarë me propozim të mbrojtjes. Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për përcaktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të kamerave ANPR për njohje të…
Joao Mendes de Assis Moreira, djali i Ronaldinhos, është një lojtar i ri i FC Barcelona. Pas disa javësh stërvitje me dy skuadrat e të rinjve, braziliani i ri më në fund ka nënshkruar një kontratë me klubin e Barçës, në prani të menaxherit Joan Soler dhe drejtorit të Training Football, José Ramon. Laporta siguroi pak ditë më parë se Ronaldinho Junior ka një talent të mirë, edhe pse do të jetë e nevojshme të shihet ecuria e tij kur të luajë. Ndryshe nga babai i tij, ai luan me këmbën e majtë dhe luan si sulmues. Ai zakonisht luan…
Elon Musk është përplasur shpesh me rregullatorët e letrave me vlerë dhe autoritetet e sigurisë së autostradave, por ka një fushë që shefi i Tesla-s dhe Twitter thotë se qeveria duhet ta rregullojë tani: Inteligjenca Artificiale. “Inteligjenca artificiale më shqetëson”, u shpreh Musk afër fundit të një prezantimi më shumë se tre orësh për investitorët e Tesla-s rreth planeve të kompanisë. Përpjekjet ambicioze të inteligjencës artificiale të Tesla-s patën një rol të veçantë në prezantimin e “Master Plan 3” të Musk, pjesa e tretë e një serie punimesh se si të zgjerohet Tesla dhe të shndërrohet bota në energji të…
BEXHETI: BUKËPJEKËSIT DUHEJ TË TREGONIN MË SHUMË SOLIDARITET Bukëpjekësit shprehen të prerë se nuk do t`I furnizojnë shitoret me prodhime të bukës, pas vendimit të Qeverisë për “ngrirjen” e çmimit të bukës në 33 denarë. Thonë se janë të gatshëm për bisedime me institucionet kompetente, porm sic percjell KlanM, vetëm nëse kanë ftesë zyrtare, e jo thirrje përmes konferencave për media. “Pritet që Qeveria të përgjigjet pozitivisht lidhur me kërkesën e bukëpjekësve. Ngrirja e çmimit bie ndesh me të drejtën kushtetuese për liri të tregut. Presim mbështetje edhe nga industritë tjera për shkak se kjo që u ndodh bukëpjekësve mund…
Mesatarja e shpenzimeve për rritjen e një fëmije deri në moshën 18 vjeçare në Gjermani është rreth 150 mijë euro. Sipas një hulumtimi të publikuar nga Enti Federal i statistikave gjermane, deri në moshën gjashtë vjeçare, shpenzimet mujore janë rreth 587 euro në baza mujore, ku përfshihen ushqimi, pelenat, lodrat, akomodimi dhe veshmbathjet dhe nuk përfshihen pajisjet fillestare për foshnjat që kushtojnë rreth 3.000 euro, si dhe kostot e mundshme të kujdesit. Një vend në kopsht kushton rreth 400 euro, por shuma ndryshon nga rajoni në rajon. Nga regjistrimi në shkollë deri në moshën 12-vjeçare financohen udhëtimet me pushime, hobi…

