Në lidhje me dyshimet se gjatë importit të produkteve bujqësore janë bashkangjitur fatura të rreme Drejtoria e Doganave kërkon të dhëna shtesë nga Doganat në Greqi, Serbi, Turqi, Shqipëri, përkatësisht nga vendet që janë eksportuar produktet. Sipas kumtesës së Doganave posa të merren përgjigjet nga rajoni, nëse vërtetohet dyshimi se janë dorëzuar fatura të rrejshme gjatë zbatimit të procedurës së importit, Dogana do të ngrejë procedurë për mbledhjen shtesë të detyrimeve të shmangura, si dhe procedurë për konstatimin e kundërvajtjes ose përgjegjësi penale, në varësi të sasisë së akuzave të shmangura. Nëse konstatohet se nëpunësit doganor nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloret ligjore dhe aktet e brendshme të Drejtorisë, do të ndërmerren masa përkatëse për përcaktimin e përgjegjësisë. /
Data 31.10.2026
Aktuale
- Tensione në protestë, studentët nuk pranojnë simpatizantët dhe deputetët e PD (VIDEO)
- KSHZ: Gjithsej 107 të sëmurë dhe 9 persona që vuajnë dënimin me burg mund të votojnë në raundin e dytë në Bërvenicës
- “Bilbilat e Korabit” 2026 – Ulpiana Marku fiton çmimin e parë të Jurisë Profesionale
- 40 vjeçari nga Treboshi sulmohet fizikisht, goditet me send të fortë
- Dhunë mes të miturve në një shkollë në Tetovë, 14 vjeçari rrihet nga bashkëmoshatari i tij
- ALTA Banka Manastir reagon pas zhvillimeve në Serbi: Jemi likuidë, depozitat e klientëve janë të sigurta
- Mercedesi del nga autostrada dhe përfundon në oborrin e një shtëpie, dy të plagosur rëndë
- Policia konfirmon: Gjindet 27 vjeçari nga Tetova i denoncuar nga babai si i zhdukur



