Author: Hamdi Kumanova

Shefi i diplomacisë bullgare, Nikolaj Millkov, tha sot se mbyllja e klubeve kulturore bullgare në Maqedoni shton tensionet mes dy vendeve. Siç raporton “BNR”, nga Millkovi është kërkuar të komentojë intervistën e djeshme të presidentit Stevo Pendarovski, por ai nuk ka pranuar të përgjigjet, siç thotë ai, që të mos kontribuojë në rritjen e tensioneve. Ai ishte i bindur se nuk shihte asnjë përparim. “A po përpiqen me vetëdije të rrisin tensionin, nuk e di, por ajo që do të thoja gjithashtu është se pas miratimit të të ashtuquajturit propozim evropian, nga i gjithë Bashkimi Evropian, Bullgaria dhe Republika e…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e një vjeçarja nga Gostivari, dje (11-prill) në ora 20:45 n; SPB Tetovë ka raportuar se më datë shtatë të këtij muaji, ish-bashkëshorti i saj, pa dijeninë e saj, ka marrë djalin e tyre në shtëpinë e tij në një fshat të Gostivarit dhe nuk ia ka kthyer edhe pse me aktvendim gjyqësor, sipas raportit, ajo kishte kujdestarinë e tre fëmijëve të mitur. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Në ditën e fundit janë prodhuar 12.143 MWh energji elektrike. SHA EMV më 11.04.2023 prodhoi 12.143 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 8.553 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.590 MWh. Ditën dhe natën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 3.360 MWh energji elektrike. Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 11.04.2023.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dënoi vizitën në “Të Majtës” dhe vendosjen e luleve në varrin e liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha, me rastin e 38-vjetorit të vdekjes së tij. Nga atje thonë se bëhet fjalë për glorifikim të një njeriu të njohur për tortura dhe mosdemokraci të theksuar dhe shkelje të të drejtave të njeriut. “Apasiev nuk mund të adhurojë në të njëjtën kohë Enver Hoxhën dhe të kërkojë vendlindjen e Goce Dellçevit”, thonë nga VMRO-DPMNE Nga atje i bljnë thirrje BDI-së dhe LSDM-së që ta dënojnë këtë akt të partnerit të tyre të koalicionit. “Me këtë, Apasiev dhe…

Lexo më Shumë

Pendarovski a do të rikandidohet për president? Pendarovski a do të rikandidohet për president? Publikuar 10:37 12 Prill, 2023 Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në muajin mars-prill të vitit të ardhshëm. Ai në paraqitjen e sonte në Ditarin të Sitel TV ka thënë se më e rëndësishme për të është nëse do ta ketë mbështetjen e qytetarëve edhe për pesë vite si kryetar i shtetit, përcjell INA. “Une nuk e di. Kur të vijë koha ndoshta…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të rritet për 1,4 për qind këtë vit dhe për 3,6 për qind në vitin e ardhshëm, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e publikuar të ekonomisë botërore në vitin 2023. Pas normave dyshifrore në vitin 2022, këtë vit inflacioni në Maqedoninë e Veriut do të ngadalësohet dhe do të arrijë në 9.2 për qind. Nga vendet e rajonit, rritjen më të lartë ekonomike këtë vit do ta shënojnë Kosova 3.5 për qind dhe Mali i Zi 3.2 për qind. BPV-ja e Greqisë do të rritet me 2.6 për qind, e Shqipërisë me 2.2,…

Lexo më Shumë

Kufjet e fshehura nën flokë, printimi i etiketave të shishes së ujit me formula nga lëndë të ndryshme, telefona të fshehur nën banka të shkollës, po gjithsesi dhe përdorimi i mjeteve të vjetra si fletushkat, e pamundësojnë verifikimin e saktë të dijes së nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme, thonë mësimdhënësit. Ata thonë se gjeneratat e reja janë gjithnjë e më të aftë për sa i përket përdorimit të mjeteve të sofistikuara elektronike si mjet kopjimi gjatë testeve me shkrim, andaj për verifikimin e dijes detyrohen të realizojnë pyetje me gojë. “Ne jemi të pafuqishëm t’i kontrollojmë. Ju…

Lexo më Shumë

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut. Sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave-Matematikore, dy tërmetet kanë qenë 70 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Shën Nikollës – Shtip. Tërmetet ishin me magnitudë 3 dhe 2.1 ballë, i pari tërmet ka ndodhur në orën 03:24, ndërsa i dyti në orën 04:11. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmeteve ka qenë 4 kilometra në jug të Shtipit.

Lexo më Shumë

Bllokimi i enëve të gjakut nga mpiksja e tij mund të bëhet shkak për atakun në zemër dhe isheminë. Sipas ekspertëve, tromboza dhe mpiksja e gjakut shkaktohet nga një sërë faktorësh përfshirë: medikamentet, terapitë hormonale, duhanpirja dhe pesha. Megjithatë në shumë raste, tromboza shkaktohet edhe nga probleme më të thella shëndetësore. Ateroskleroza ka të bëjë me depozitat e mëdha të pllakëzave yndyrore në enët e gjakut si pasojë e kolesterolit të keq. Ajo mund të shkaktojë trombozë dhe dëme të mëdha në zemër. Fibrilacioni Atrial Në këtë rast kemi të bëjmë me aritminë e zemrës e cila pengon qarkullimin e…

Lexo më Shumë

Një fëmijë tetë vjeçar nga vendbanimi “Pintija” në Shkup ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen. Tragjedia ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar. Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë, përcjell “A1on”. “Dje në orën 18:25 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas raportimit u ka nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga një qen, në pronësi të fqinjit të tij N.G. Për këtë…

Lexo më Shumë

Vendi me rreth 400 mijë banorë është shtëpia e 9 mijë peshkatarëve të kërmijve – plotësisht 2% e popullsisë dhe numri duket se po mbahet i qëndrueshëm edhe me rënien e tyre, sipas një studimi në revistën “Menaxhimi i Peshkimit dhe Ekologjia”. Vetë mishi i kërmijve të detit vlen miliona në vit në porte dhe është gjithashtu një shtytës kryesor i turizmit në ishuj Tereha Davis, familja e së cilës ka peshkuar kërmijtë nga ujërat përreth Bahamas për pesë breza, kujton kohën kur ajo mund të hynte në ujë nga plazhi dhe të merrte kërmijtë e detit nga bregu. Por…

Lexo më Shumë

Më 12 prill 1961, kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës, ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë shëndoshë e mirë. Yuri Gagarin ishte vetëm 27-vjeç kur u bë qenia e parë njerëzore që fluturoi ndonjëherë në orbitën e Tokës. Raketa që transportonte Gagarin në anijen kozmike ‘Vostok 1’ ishte në të vërtetë një raketë e riparuar, e quajtur R-7 “Semyorka”. Pavarësisht se shpëtoi nga vdekja duke mos qenë në misionin Soyuz 1, që përfundoi tragjikisht, Gararin humbi jetëmë vonë tragjikisht në një…

Lexo më Shumë