“Siguria publike paraqet një pjesë të sigurisë së përgjithshme, përkatësisht formë më konkrete të sigurisë e drejtuar ndaj komunitetit dhe ndaj qytetarëve të saj. Segment i cili në tërësi është i rregulluar nga ana normative me disa akte ligjore-Ligji për policinë, Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligji për sigurim privat dhe të tjera, por edhe nga aktet nënligjore, të cilat dalin nga këto ligje, zbatimi i të cilave në masën më të madhe është detyrë primare e policisë”, këtë ndër të tjerave e deklaroi drejtori i Byrosë për Siguri Publike, mr. Sasho Tasevski në fjalimin e tij përshëndetës në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë, me rastin e fillimit të trajnimit dyditor i dedikuar për nëpunësit policorë dhe pjesëtarët e agjencive private për sigurim, në temën “Siguria publike dhe private”.
Duke theksuar rëndësinë e trajnimit në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe agjencive private për sigurim, me qëllim të ndërtimit të mënyrave më cilësore dhe më efikase për zbatimin e ligjeve në fushën e sigurimit publik dhe privat, drejtori Tasevski potencoi se në të vërtetë siguria publike dhe private janë të drejtuara njëra ndaj tjetrës, si dy segmente të veçanata të sigurisë, të cilat megjithatë, kanë interesa të përbashkëta.
“Nga këndi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, jemi të vetëdijshëm se realizimi i bashkëpunimit ndërmjet sigurimit publik dhe privat është një proces i ndërlikuar dhe kompleks, i cili më së miri mund të ketë efektin më të mirë kur ekziston mënyrë e formalizuar e komunikimit të palëve të prekura, përmes shkëmbimit të vazhdueshëm të informatave dhe ideve.
Ky trajnim në këtë drejtim paraqet mundësi të shkëlqyeshme për vlerësimin e disa aspekteve kyçe: duke filluar nga koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe sigurisë private të cilat kanë të bëjnë me rritjen e numrit dhe të volumit të aktiviteteve të partneritetit, përmes rritjes së dinamikës dhe shkëmbimit të informatave, e deri në shfrytëzimin më të mirë të resurseve dhe në institucionalizimin e partneriteteve”, theksoi Tasevski.
Sipas Suzana Trajkovskës, ndihmësdrejtoreshë dhe moderatore e ngjarjes, me këtë lloj të trajnimit të përbashkët do të vendoset komunikim më i mirë ndërmjet të punësuarve në polici dhe të agjencive për sigurim privat e cila do të kontribuojë për benifite shumë pozitive edhe për policinë dhe, në përgjithësi, për Odën për Sigurim Privat.
Nga ana e saj, kryetarja e Odës për Sigurim Privat, Verica Mileska-Stefanovska, duke shprehur falenderim të veçantë për përkrahjen të cilën e marrin si sektor privat nga MPB-ja, e theksoi rolin kyç të Minisrtrisë në procesin e organizimit të veprimtarisë për sigurim privat, por edhe të kontrollit të punës për këtë sektor privat për sigurim.
“Do të më lejoni të shpreh respekt ndaj përkrahjes të cilën e marrim nga ata edhe në pjesën nevojave të punohet në kontinuitet dhe të mundësohet kryerësit e veprimtarisë për sigurim privat në Maqedoni të jenë pjesë e këtij trajnimi, të fitojnë dituri të reja të udhëhequra nga ekspertë të kësaj fushe dhe në të njëjtën kohë të shkëmbejnë eksperienca dhe parktika me persona drejtpërdrejt të kyçur në proceset e kryerjes së punëve nga fusha e sigurisë. Në kontekst të obligimeve qartë të vendosura përballë gjendjes reale dhe objektive, me këtë rast e theksoj rëndësinë e nevojës për bashkëpunim të përbashkët të të gjithë faktorëve të involvuar në proceset e sigurisë, nëse dëshirojmë skajmërisht të mburremi me profesionalitet dhe siguri të lartë”, potencoi Mileska-Stefanovska.
Data 31.10.2026
Aktuale
- Hati ben veprim në kundërshtim me fenë Islame, kështu rregullohet për Halloween
- Tensionet rriten para Ministrisë së Arsimit, protestuesit ndezin flakë kazanëve të plehrave
- Mesazhi i Albin Kurtit për revoltën në Shqipëri: Të rinjtë duhet ta kenë shtetin mbështetje. Rendi publik dhe liria e protestës duhet të mbrohen njëkohësisht
- (VIDEO) Bërvenica të dielën zgjedh kryetarin e ri, sot votuan të sëmurët
- Vajza e Ledri Vulës bëhet nuse, sa e bukur po duket
- (VIDEO) Juristi Mustafa: Nuk mjafton vetëm ndërrimi i drejtuesve të gjyqësorit
- (VIDEO) Serbia e mbylli Alta Bankën, BP: Ndjekim nga afër funksionimin e “Alta Bankës”-Manastir
- Siria thotë se janë duke u zhvilluar diskutime për t’iu bashkuar paktit të Mekës



