Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimi për fondet IPARD në Shqipëri ka zbuluar shkelje serioze dhe parregullsi në zbatimin e programit. Drejtoresha në detyrë e OLAF, Salla Saastamoinen, deklaroi se janë konstatuar probleme që prekin fonde në vlerën e 33 milionë eurove, ndërsa Komisioni Evropian ka vendosur të ngrijë përkohësisht 112 milionë euro financime për Shqipërinë, deri në ndërmarrjen e masave konkrete dhe reformave të besueshme nga qeveria shqiptare. Në një intervistë për “Monitor”, Saastamoinen theksoi se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare ka pasur sfida, veçanërisht në fillim, për shkak të paqartësive për kompetencat e OLAF dhe mungesës…
Author: Hamdi Kumanova
Një vjedhje e organizuar, që banorët e përshkruajnë “si në film”, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, në rrugën Qibrije Alidemaj Haziri. Indeksonline mëson se hajnat kanë ndërprerë energjinë elektrike në lagje dhe më pas kanë hyrë në veprim, duke thyer dhe grabitur tri shtëpi. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00–20:00. Pronat e goditura kanë pësuar dëme materiale, ndërsa vlera e pronave të marra dhe dëmeve të shkaktuara bëhet rreth 10,000 euro, sipas vlerësimeve paraprake të banorëve.
Gianluca Mancini, një nga liderët më karizmatikë të Romës, ka folur hapur për sfidat, ambiciet dhe rrugëtimin e tij personal dhe profesional Nga goli i parë me kombëtaren, tek lufta për titull në Serie A, nga dhimbjet në finalet europiane, deri tek lidhja e tij e thellë me qytetin e Romës. Ja intervista e plotë, me të gjitha pyetjet dhe përgjigjet në shqip. Goli juaj i parë me kombëtaren kundër Izraelit. Çfarë emocioni ishte? Shumë i bukur. Sa herë këndoj himnin me shokët e skuadrës, më kujtohen verërat kur e këndoja në bar me miqtë, duke parë Italinë. Kur shënova,…
Këtë të shtunë ka ndërruar jetë 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy automjeteve, në aksidenti që ndodhi më 6 shtator, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Orikum–Himarë, në fshatin Dukat Fushë. Sipas raportimeve, i riu kishte kaluar një muaj e gjysmë trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por, pas daljes nga spitali, kishte pësuar zhvillim të infeksioneve në plagët e marra, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë Policia…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit. Duke nisur nga data më 26 tetor, në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore. Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e…
Hetimi kundër tridhjetë policëve të përfshirë në rastin e udhëhequr nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me zjarrin në klubin “Puls” në Koçan është ende në vazhdim kurse për Alsat nuk saktësojnë se kur mund të pritet të ngrihet aktakuza. Megjithatë nga Prokuroria thonë se punojnë në përputhje me afatet ligjore “Në hetimin që Prokuroria Për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po e zhvillon kundër policëve në lidhje me ngjarjen në Koçan, provat e mbledhura në lidhje me ngjarjen në fjalë po përpunohen dhe analizohen në mënyrë aktive. Në fund të…
Më datë 16.10.2025 në orën 11:40 të paradites në SPV të Kumanovës, A.K. (32) dhe I.S. (33), të dy nga Kumanova, kanë raportuar se në lagjen Sredorek në Kumanovë, ndërsa po shpërndanin material zgjedhor për një parti, personag S.S. dhe R.Sh. nga një parti tjetër politike janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kanë bërë kërcënime. Siç transmeton portali Lideri.mk, më pas R.Sh. i ka sulmuar edhe fizikisht. “Po merren masa për sqarimin e rastit dhe, në koordinim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, deklaruan nga policia e Kumanovës për Lideri.mk.
Prania e shtuar e policisë, kontrollet dhe koordinimi i vazhdueshëm me komisionet zgjedhore – janë pjesë e masave që Ministria e Brendshme po ndërmerr në pritje të zgjedhjeve lokale 2025. Në ditën e zgjedhjeve, policët do të vendosen pranë qendrave të votimit dhe pikave kyçe të trafikut, me qëllim zbulimin dhe parandalimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. Ministria e Brendshme siguron se të gjitha aktivitetet synojnë zhvillim të sigurt dhe paqësor të procesit zgjedhor. “Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione kontrolli, si dhe do…
Orari i linjave të autobusëve në tabelën ku tregon minutat se për sa kohë vjen autobusi i radhës, duket se vetëm harxhon rrymën kot, pasi nuk përputhët me realitetin e pritjes. Pensionistë, nxënës e qytetarë që shkonin në punë, edhe sot priten me orë të tëra për autobusët e vonuar të transportit urban të kryeqytetit. Në stacionet më të frekuentuara, pritjet zgjatin, qytetarët presin në stacion pa e ditur se për sa kohë do të vijë autobusi, e aq më pak se çfarë po ndodh me transportin urban. “Shumë pritet për autobusë, e perse nuk e di”, u…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është duke shpërndarë materialin zgjedhor nëpër komisionet komunale për zgjedhjet e teta lokale që do të mbahen të dielën në Maqedoninë e Veriut. Në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit gjithsej do të votojnë 1.832.415 persona, në gjithsej 3.480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunalë. Identifikimi gjatë votimit do të bëhet me aparatet biometrike të cilat për herë të parë u vendosën para katër vitesh, ndërsa nuk do të ketë ndonjë risi sa i përket rregullave të përgjithshme të votimit. Respektivisht, votohet prapa kabinës me…
Inspektorati Shëndetësor Sanitar ende nuk e ka dorëzuar raportin në Ministrinë e Shëndetësisë, mbi punën e kryer nga ish drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Igor Kuzmanovski, i cili u shkarkuar pas videos komprometuese të publikuar në rrejtët sociale. Pas dorëzimit të raportit nga ana e Inspektoratit, do të formohet edhe një komision me ekspertë brenda MSH-së për të analizuar se si ka punuar Kuzmanovski. “Inspektorati ende nuk na ka sjellë raportin. Pas raportimit nga ana e Inspektoratit do të krijohet edhe një komision nga aspekti i cilësisë së punës së mjekut nga aspekti klinik. Kështu që pas raportit në…
“Unë hyra në këtë betejë pa llogaritje, në anën e popullit të Çairit, në anën e fqinjëve dhe miqve të mi, për ta mbrojtur shtëpinë tonë dhe për të thënë mjaft është! Mjaft me kaos, mjaft me korrupsion, mjaft me 20 vite premtime të zbrazëta”. Kështu deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp, e fundit në fushatën zgjedhore. Osmani theksoi se Çairi meriton më shumë dhe se jeta në komunë nuk duhet të jetë një luftë me problemet e krijuara nga pushtetet e papërgjegjshme. “Fëmijët tanë meritojnë më shumë.…

