Author: Hamdi Kumanova

Vetëm një grua u zgjodh kryetare e komunës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, përcjell TV21. Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të drejtojë komunën e Kisella Vodës. Përveç saj, tre kandidate të tjera kaluan në raundin e dytë: Marija Naceva (VMRO-DPMNE) në Negotinë, Natalia Dimitrieva (VMRO-DPMNE) në Demir Kapij dhe Sonja Stamenkova (LSDM) në Maqedonska Kamenicë. Në këto zgjedhje konkuruan gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra, që përbën 10,35% të numrit total. Numri më i madh i grave kandidate, tre, ishte në Prilep, ndërsa në Manastir,…

Lexo më Shumë

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi. “Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendrën e Paraburgimit”, tha ai. Sheholli pas hospitalizimit në spitalin e Gjilanit, më 13 tetor ishte transferuar në gjendje të rënduar shëndetësore nga spitali i Gjilanit në QKUK, të cilën për portalin rtv21.tv e kishte konfirmuar avokati i tij, Mentor Neziri. Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit…

Lexo më Shumë

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë. Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë. Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët. Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd. Nga…

Lexo më Shumë

Qeveria spanjolle njoftoi se do t’i propozojë Bashkimit Evropian heqjen e përhershme të ndërrimit të orës dhe kalimit në kohën dimërore, e cila duhet të ndodhë fundjavën e ardhshme, duke e quajtur këtë “praktikë të vjetruar”, raportojnë mediat spanjolle. Siç raportohet, kjo ndryshim më nuk kontribuon në kursimin e energjisë, ndërsa njëkohësisht shkakton efekte negative për shëndetin, raportoi televizion RTVE. Në një postim video në platformën X, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez theksoi se “ndërrimi i orës dy herë në vit nuk ka më kuptim”, prandaj Spanja do të propozojë heqjen e kësaj praktike. – Në të gjitha anketat…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale sot kanë reaguar nga partia opozitare LSDM. Nga atje thonë se partia në pushtet VMRO-DPMNE ka humbur 135.000 vota, krahasura me zgjedhjet e fundit parlamentare. “Pas numërimit të 99% të votave, konfirmohet ajo që thoshte LSDM, dhe se kjo qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM do të humbasë një numër të madh votash në këto zgjedhje. Analizat krahasuese me rezultatet e zgjedhjeve të vitit të kaluar tregojnë se VMRO-DPMNE dhe ZNAM kanë humbur secila pothuajse një të tretën e votave. Rënia e VMRO-DPMNE është një shifër fantastike prej 135,000 ose…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Tetova janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 tetorit 2025, rreth orës 22:30, në shehsin e Tetovës. Personat janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritet parashtresë përkatëse, transmeton Portalb.mk. “Më datë 19.10.2025 në orën 22:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personat D.E.(21) dhe A.E.(46) nga Tetova pasi që kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente detyra zyrtare. Ata janë ndaluar në…

Lexo më Shumë

Shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit i takon VMRO-DPMNE-së së bashku me partnerët koalicion të qeverisë “VLEN” dhe ZNAM. Sipas ndarjes së mandateve, VMRO-DPMNE ka 18 këshilltarë, VLEN, AKI dhe Levica do të kenë nga gjashtë këshilltarë secila, LSDM do të ketë pesë këshilltarë, ose shtatë më pak se në zgjedhjet e kaluara, kur kishin 12 këshilltarë. Nga një këshilltar do të kenë partia ZNAM, koalicioni “Eksperiencë për sukses” dhe listat qytetare “Të pavarur së bashku” dhe “Qytet i gjelbër dhe human”. Nga gjithsej 45 këshilltarë, sa ka Këshilli i Qytetit të Shkupit, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM kanë gjithsej…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor për kërkime dhe inovacione, i cili do të mbahet në Podgoricë, Mal i Zi. Ngjarja dyditore përfshin disa panel diskutime të përkushtuara ndaj mundësive për zhvillim dhe lidhje të infrastrukturës kërkimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, analizë të efektivitetit të Planit për Rritje dhe strategjive kombëtare për specializim intelegjent të vendeve nga rajoni, si dhe për zbatimin e inteligjencës artificiale në shkencë dhe kërkime. Përveç pjesëmarrjes në panel diskutimet, ministrja Janevska do të realizojë edhe takime…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka kërkuar nga oponenti i tij nga radhët e AKI-së të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen, duke i hapur kështu rrugën për marrjen e menaxhimit të komunës. Sipas Qyrës, ky proces pritet të mbyllet brenda dy javësh dhe ai e cilëson këtë sukses si një fitore të qytetarëve të Strugës dhe ekipit të tij. Ai ka theksuar se ky sukses është arritur kundër tetë kandidatëve të tjerë dhe shpreson që qytetarët tani të kenë një vizion të qartë për udhëheqësin e ardhshëm të komunës. Mendi Qyra ka ripërsëritur se…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka adresuar kritika ndaj Arben Taravarit dhe Ziadin Selës. “Siç pritej, Taravari dhe Sela u barazuan me hiç, pasi struktura e ASH qëndroi në VLEN dhe votuesi jonë nuk e toleroi tradhtinë. Me pas qenë pak burrë, Taravari do jepte dorëheqje qysh mbrëmë sepse nga 6 komuna sa synonte, ra në hiç. Sela nuk ka as burrëri e as nga çka dorëhiqet, por tashmë e ka të qartë se kush është hiçi. Aktivistë të mashtruar, kthehuni në shtëpinë e madhe VLEN!”, ka shkruar Fetai. (INA)

Lexo më Shumë

Janë numëruar të gjitha vendvotimet në komunën e Çashkës dhe sipas rezultatit përfundimtar të publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), mësohet se Suat Shaqiri i AKI-së do të jetë kryetar i Çashkës. Shaqiri ka fituar 50.75% apo gjithsej 2322 vota, duke lënë pas kandidatin e LSDM-së Goran Stojanovskin me 24.26% deh Dejan Andonovskin e VMRO-DPMNE-së me 23.29%. Hypertea 1 чаша наутро – ги раствора тромбите и го стабилизира притисокот! × Për këtë rezultat para pak minutash është deklaruar dhe Shaqiri. “Meqë edhe zyrtarisht u shpallën rezultatet, ndjej për obligim të falënderoj të gjithë banorët…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Këshillin Komunal në Saraj. Fitues për Këshillin e Sarajit është AKI me 9.205 vota (47,89%). VLEN ka siguruar 9.004 (46,85%) vota, ndërsa VMRO-DPMNE ka marrë 589 (3,06%).

Lexo më Shumë