Author: Hamdi Kumanova

“Tentativat e dëshpëruara të AKI së shpartalluar dhe pa busull për t’i përkthyer zgjedhjet e 19 tetorit në “mandate deputetësh” janë dëshmi se ky koalicion nuk ka humbur vetëm vota, por edhe kontaktin me realitetin”, thuhet në njoftimin e VLEN-it, duke përkujtuar oponentët e tyre politik se këto ishin zgjedhje lokale dhe janë të pabaza kalkulimi i rezultatit me mandate deputetësh. Këto ishin zgjedhje lokale. Dhe pikërisht këtu, shqiptarët folën më qartë se kurrë, zgjodhën ndryshimin, zgjodhën VLEN-in. Në më shumë se dhjetë komuna, shqiptarët dhanë besimin për energji të re, për fytyra që punojnë, jo që fshihen pas patriotizmit…

Lexo më Shumë

Në nje postim ne rrejtin social facebook kryetarja ne largim e qytetit te Shkupit ka shkruar dhe ka tenuar qe te sqaroje se kuadrot e VMRO-se ne qytetin e Shkupit jane pergjegjes per mosgrumbullin e mbeturinave ne qytet, transmeton Faktiditor.info. Me poshte e gjeni postimin e saj ne FB te perkthyer nga origjinali ne gjuhen shqipe: Nëse nuk e keni të qartë se stafi i Mickovskit është përgjegjës për mbeturinat në të gjithë Shkupin, ja ku do të përpiqem t’jua shpjegoj edhe një herë: 1. ❗️Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale Shkup KHS është themeluar me ligj, dhe KËSHILLI i Qytetit…

Lexo më Shumë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Butel ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili tha se “ka shtypur kryengritjen e BDI-së” në këtë komunë. Në reagim thuhet se ky fjalor është “i turpshëm dhe i papranueshëm për një përfaqësues të qytetarëve”, ndërsa theksohet se diskursi i tillë përçarës nuk i shërben demokracisë dhe bashkëjetesës ndëretnike që është ndërtuar me mund e përkushtim ndër vite. “Rezultatet janë këto që janë, për të cilat ne jemi mirënjohës për çdo qytetar që mbështeti kandidatin shqiptar për kryetar komune, pavarësisht shënjestrimeve, shantazheve, kërcënimeve…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) informon se sot do të ketë regjim të veçantë trafiku në qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së një gare atletike. Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, gjatë të cilave trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.

Lexo më Shumë

Sot, në vend festohet 23 tetori Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë në vitin 1893, në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase- (VMORO), me qëllim arritjen e autonomisë për Maqedoninë përmes luftës revolucionare. Kulmi i aktiviteteve të VMORO-së është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni. Themelet e Organizatës u hodhën më 5 nëntor 1893 (23 tetor – sipas kalendarit të vjetër) në shtëpinë e shitësit të librave Ivan Haxhi Nikolov në Selanik. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Dr. Hristo Tatarçev – mjek, i lindur në Resnjë, Dame Gruev – mësues,…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur sporti gjithnjë e më shumë njihet si një mjet i fuqishëm për transformim social pozitiv, me ndikim të rëndësishëm në brezat e rinj, lind nevoja për një mbështetje intensive dhe për përmirësimin e infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive. Në këtë drejtim, Loto Shtetit gjatë viteve të kaluara ka marrë një rol aktiv në përmirësimin e infrastrukturës sportive, duke bashkëpunuar me kolektive sportive në të gjithë vendin, duke vënë theks të veçantë në zhvillimin e sportistëve të rinj, krijimin e kushteve më të mira për stërvitje dhe garë, por edhe në ruajtjen e traditave sportive. Gjatë vitit të…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar gati dy muaj që nga fillimi i vitit shkollor dhe qindra nxënës nga Komuna e Dollnenit ende nuk kanë transport falas me autobus shkollor për në shkollat ​​e mesme të Prilepit. Testet për vlerësimin në tremujor kanë filluar dhe disa nga nxënësit ose nuk shkojnë fare në shkollë ose janë të parregullt sepse paguajnë vetë për transportin, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. “Kjo po ndodh gjatë zgjedhjeve lokale kur u premtuan rrugë nga të gjitha anët, por askush nuk tha se si të sigurohet autobus për nxënësit që të arrijnë në një shkollë 12-13 kilometra larg”, thonë prindërit e…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, është shprehur i bindur se rezultati i garës tashmë është vendosur dhe se balotazhi do të jetë vetëm një formalitet. Në një intervistë në emisionin “Këndi i Debatit”, Kasami tha se në raundin e parë të zgjedhjeve janë regjistruar mbi 2,400 vota të pavlefshme, të cilat sipas tij nuk do të kenë ndikim në raundin e dytë. “Në raundin e parë ka pasur mbi 2,400 vota të pavlefshme. Kjo ka ndodhur sepse një pjesë e komunitetit maqedonas, për shkak të baltosjes së figurës së kandidatit tjetër,…

Lexo më Shumë

Një apartament me sipërfaqe prej 91 metrash katrorë në komunën Qendër të Shkupit u shit për çmim rekord 280.000 euro gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, duke arritur një çmim mbi 3.000 euro për metër katror, tregojnë të dhënat më të fundit nga Agjencia për Kadastrën e Pronave. Ky transaksion është pjesë e një trendi më të gjerë të rritjes historike të çmimeve të pasurive të paluajtshme, të cilat gjatë të njëjtës periudhë u rritën për 25,1 për qind. Sipas të dhënave nga Regjistri i çmimeve dhe qirave, në periudhën korrik–shtator 2025, tregu i banesave të reja…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Londër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi një takim me madhërinë e tij, Mbretin Charles III. Gjatë takimit, Mickoski theksoi rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit afatgjatë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe diskutoi mbi stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës – fusha të cilave Mbreti Charles u kushton vëmendje të veçantë. “Kjo është një shenjë mirënjohjeje dhe respekti, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit,” shkroi Mickoski në një postim në Facebook, duke ndarë momente nga takimi me…

Lexo më Shumë

Po zhvillohet aksion i madh policor në disa lokacione të Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit thonë se aksioni ka të bëjë me kapjen e personave që dyshohen për fajde dhe pastrim parash. “Nën udhëheqjen e prokurorit të rastit nga Prokuroria Publike Themelore Për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, njësitë e MPB-së po kryejnë bastisje në disa lokacione në Shkup. Bëhet fjalë për persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë kryer veprën penale të fajdes dhe pastrimit të parave. Detaje të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit”,…

Lexo më Shumë

Samiti i planifikuar mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Budapest është pezulluar, ndërsa përpjekjet për të nisur negociata të vërteta për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë ngecur. Sipas burimeve diplomatike, gjatë një telefonate më 16 tetor, presidenti rus Vladimir Putin përsëriti kushtet e panegociueshme të Moskës: njohjen nga Kievi të kontrollit rus mbi të gjithë rajonin e Donbasit. Aktualisht, ushtria ruse kontrollon rreth 88% të këtij territori, përfshirë pjesë të distrikteve të Donetskut, Luganskut, Zaporizhias dhe Khersonit. Kjo kërkesë do t’i jepte Rusisë rreth 12% shtesë të territorit të Ukrainës — një ultimatum që qeveria…

Lexo më Shumë