Author: Hamdi Kumanova

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë. Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit. Të dielën më 26 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë. Ndryshimi i…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani që kaloi në raundin e parë zgjedhor bashkë me kundërkandidatin e tijEnver Pajaziti nga AKI janë bashkuar në një qëllim të përbashkët – të sigurojnë fitoren në komunën e Bërvenicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përcjell INA. Pajaziti nuk arriti të kaloj në balotazh, por kryetari aktual i komunës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski, i cili garon për mandat të ri. Por mobilizimi i koalicioneve shqiptare ka bërë që më 2 nëntor të rikthehet kjo komunë. Ramadani së bashku me Pajazitin dhe aktivistë të të dyja koalicioneve kanë…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar gjashtë ditë nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor (e diel), sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Ndërkohë, në Makedonski Brod dhe Mogillë, dy nga kandidatët janë tërhequr nga gara për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve, por KSHZ thotë se procedura po vazhdon për të dy komunat dhe se do të shtypen fletëvotime.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi. Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të…

Lexo më Shumë

Kryetari i ardhshëm i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, edhe sot ka qenë në terren, duke ndjekur nga afër përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Hajdari” në Gazi Babë. Rruga është tashmë e lëshuar për qarkullim, pas përfundimit me sukses të punimeve për asfaltimin dhe sistemin e kullimit. Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë në zonë, duke sjellë lehtësi për banorët e kësaj lagjeje. “Lagjja ka marrë pamje më të bukur dhe më funksionale. Banorët tashmë po e gëzojnë një rrugë të re, të përshtatur me nevojat e tyre të…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur kriza ekonomike po ndjehet në çdo sferë të jetës, ari dhe argjendi, që dikur ishin simbole të pasurisë dhe trashëgimisë familjare, sot po kthehen në “valutë shpëtimi” për shumë qytetarë të vendit. Gjithnjë e më shpesh, stolitë që dikur ruheshin me kujdes për brezat e ardhshëm po përfundojnë në duart e argjendarëve, ndërsa interesi për blerje të reja është zbehur dukshëm. Kjo valë e re është pasojë e drejtpërdrejtë e rritjes së çmimeve dhe e uljes së fuqisë blerëse, që e ka bërë shitjen e arit një mënyrë të menjëhershme për të përballuar shpenzimet e përditshme,…

Lexo më Shumë

Për ta vazhduar licencën, drejtori i shkarkuar i Klinikës së Neurologjisë Igor Kuzmanovski, duhet të kalojë trajnim tremujor nën udhëheqjen e mentorit e më pas provimin për kontroll të njohurive profesionale. Ky është vendimi i fundit i Odës së Mjekëve. Komisioni për çështje etike dhe juridike pranë Odës e mori vendimin pasi më herët Kuzmanovski dërgoi kërkesë për vazhdimin e licencës së mjekut, që i kishte skaduar prej 15 marsit. Kuzmanovski ishte në fokus të opinionit pasi në rrjetet sociale doli një incizim duke përzier material pluhuri, pas çka u shkarkua nga drejtimi i Neurologjisë. Më pas Oda e Mjekëve…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në daljen e tij të parë pas zgjedhjeve të 19 tetorit, koalicionin VLEN e quajti “Shoqatë të Gazimestanit”, për të cilën tha se nga humbës del fitues, shkruan Alsat “AKI në këto zgjedhje ka fituar 114 760 vota me gjithsejtë këshilltar 159. Shoqata e Gazimestanit, VLEN ka fituar 91 849 me gjithsejtë këshilltar 122. Të ndërtuar a është fitues 114 760 vota apo 91 849 vota. Mirëpo kjo është kjo, për çdo ditë merren se kanë fituar zgjedhjet, jo vetëm këta zgjedhje por edhe ata që i kemi lënë pas, janë humbës të mëdhenj”, tha…

Lexo më Shumë

Një kamion është përplasur në bankinë në qarkoren e Shkupit ndërsa shoferi ka përfunduar në spital. Aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit në Hipodrom, drejt Kumanovës. Qarkullimi u ndërpre për më shumë se katër orë. “Në qarkoren e Shkupit, në Hipodrom, dalja për në Kumanovë, një kamion Mercedes u përplas në bankinë. Shoferi është lënduar dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së. Megjithatë, qarkorja e Shkupit nuk është vendi i vetëm ku trafiku u ndërpre sot, pasi një kamion u përfshi…

Lexo më Shumë

Se kë do ta mbështes VLEN në Kërçovë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ishte ndër temat me të diskutuara ditëve të fundit, por pati edhe prononcime. Së fundmi, VLEN tha se ka kërkuar që kandidati i AKI-së të tërhiqet nga gara për të mbrojtur dinjitetin e procesit, por siç thonë, “zgjodhi të vazhdojë”. Ndërkohë, VLEN tha se “morali publik nuk negociohet” dhe se ” gjykimin duhet ta bëjnë vetë kërçovarët” “Në Kërçovë u pa fytyra e vërtetë e kastës së vjetër politike. Kur shpërtheu skandali, përgjigjja ishte e njëjtë si për 20 vite me radhë “ta kalojmë edhe…

Lexo më Shumë

Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Aerodromit, Aleksandar Trajanovski premton zhvillimin e lagjes Lisiçe, madje me një plan të ri urbanistik. Paralajmëron rinovimin e rekuizitave për fëmijë në shkollën fillore “Goce Dellçev”. Ofron zgjidhje efikase për deponitë e egra ndërsa do të vendosen edhe shporta publike për mbeturina. Premton pistë për biçikleta nga Lisiçja e Epërme deri te e Poshtmja. “Në lagjen e Lisiçes do të angazhohem për revizionin e planit urbanistik e cila me formën momentale nuk është në përputhje me jetën humane. Me fshirjen e ndërtesave shumë katëshe të cilat prishin ekuilibrin dhe kapacitetin infrastrukturor të…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e së Majtës, Amar Mecinoviq kërkon nga të gjithë kryetarët e komunave në kuadër të Qytetit të Shkupit të angazhohen dhe të bashkëpunojnë për sanimin e gjendjes me Higjienën Komunale dhe me mbeturinat nëpër qytet. Situata është alarmante thotë Mecinoviq prandaj nevojitet mobilizim mbi partiak. Ofron zgjidhje sistematike për menaxhimin e mbeturinave. “Ka mundësi në Qytetin e Shkupit të sillet teknologji për përpunimin e mbeturinave komunale në një përzierje e cila më pas do të shërbejë për nxjerrjen e derivateve të naftës. Çfarë do të thotë kjo? Për shembull për Vardarishten…

Lexo më Shumë