Author: Hamdi Kumanova

Më datë 27.10.2025 në ora 01:40 në SPB Tetovë, D.K.(43) nga Tetova ka denoncuar se automjeti i tij i pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa të Tetovës, i cili ishte parkuar në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, ishte dëmtuar nga sende të forta të cilat janë gjetur brenda dhe jashtë automjetit. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) u kujton transmetuesve se sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve të sondazheve të opinionit publik për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025. Nga ASHMAA thonë se sipas Kodit Zgjedhor, sondazhet e opinionit publik në lidhje me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për raundin e dytë të votimit, pra jo më vonë se ora 24:00 e 27 tetorit 2025. “Rezultatet e sondazheve të opinionit publik të kryera në vetë ditën e zgjedhjeve nuk…

Lexo më Shumë

Një prind 43-vjeçar i cili sulmoi fizikisht dy futbollistë të mitur në një ndeshje midis ekipeve të të rinjve të klubeve të futbollit Shkupi dhe Bregallnica, e cila u zhvillua më 24 gusht në stadiumin Belo Brdo në Shtip, u dënua me njëmbëdhjetë muaj burg, transmeton Portalb.mk. Sasko Georgiev, zëdhënës i Gjykatës Themelore të Shtipit, thotë se vendimi nuk është përfundimtar dhe se vijon një periudhë ankimimi në Gjykatën e Apelit të Shtipit. “Këshilli i Gjykatës Penale, kryetare e të cilit është gjyqtarja Nevena Perica, ka dhënë një vendim për të pandehurin Avni Abguli nga Shkupi për kryerjen e veprës…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski paralajmëroi që prej sot nis funksionimi i linjave ajrore për 11 destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit. “Me orarin dimëror të fluturimeve më 27 tetor, nga Ohri do të fluturohet për në Bazel – një destinacion jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi Ohrin po e hapim jo vetëm për turistët nga Zvicra, por edhe për ata nga Franca dhe Gjermania. Ky është një aeroport evropian që lidh këto tre vende. Nga Shkupi do të fluturohet për në Stokholm, në aeroportin kryesor të kryeqytetit suedez, si dhe për në Shtutgart, Bari dhe Larnaka (Qipro)”, deklaroi Nikolloski në…

Lexo më Shumë

Reshjet e shiut janë të mirëseardhura në këtë periudhë, plotësojnë lagështinë në tokë dhe furnizojnë kulturat bujqësore me sasinë e nevojshme të ujit, thonë agrometeorologët. Këto kushte klimatike, theksojnë, janë të favorshme për mbjelljen e kulturave të vjeshtës që po zhvillohet. “Është shumë e rëndësishme të ruhen kushtet optimale për mbjellje: zgjedhja e llojit, cilësia e farës, kushtet klimatike, cilësia e dheut, lagështia dhe ushqimi. Vetëm në këtë mënyrë mbjellja mund të jetë e suksesshme. Koha e mbjelljes ka rëndësi të madhe, pasi mund të ndikojë ndjeshëm në rezistencën ndaj temperaturave të ulëta, sepse direkt ndikon në kohën e daljes…

Lexo më Shumë

Një burrë nga Struga sulmoi zyrtarët e policisë pasi u kap duke peshkuar ilegalisht në lumin Drini i Zi me disa persona të tjerë, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Ohër, transmeton Portalb.mk. Sipas policisë, incidenti ndodhi në orën 10 minuta pas mesnatës, kur B.B. (44) nga Struga u privua nga liria, duke u përpjekur të arratisej pasi u kap me disa persona të tjerë duke peshkuar ilegalisht në lumin Drini i Zi. “Duke vepruar kështu, ai sulmoi fizikisht zyrtarët e policisë që po kryenin veprime zyrtare, por u mposht dhe u dërgua në stacionin…

Lexo më Shumë

Pas çdo disfate vjen shpërthimi i nervozës, dhe këtë e pamë te Ali Ahmeti. I rrëzuar nga froni, ai doli të fyejë shqiptarët. Filloi me “zagarë” dhe përfundoi me “Gazimestan”. Ky është Ali Ahmeti i vërtetë pa filtrin e propagandës dhe pa teleprompterin e Grubit. Fitorja e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhëlinë, Tearcë dhe epërsia në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen zhveshën përfundimisht patriotizmin e rremë të treshes në agoni Ahmeti–Taravari–Sela. Dhe ja ku përfunduan në përqafim me partinë pro-ruse dhe anti-NATO Levica. Kjo është fija e fundit e kashtës së shpëtimit për Ali Ahmetin,…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 26.10.2025, rreth orës 16:20, në rrugën lokale nga fshati Haraçinë drejt fshatit Bërnjacë, policët nga Njësia e Policisë Intervenuese kanë arrestuar dy persona: Ķ.I. (33) nga Kumanova dhe E.I. (65) nga fshati Grushinë. Gjatë kontrollit të automjetit “Audi”, të cilin e drejtonte Ķ.I., ndërsa E.I. ishte pasagjer, është gjetur një pushkë automatike dhe një karikator për të. Personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Më 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Dijonska” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.T. (30) nga Shkupi. Rreth orës 19:45 në SPB Shkup ishte raportuar se në territorin e Çairit janë dëgjuar të shtëna armësh, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura, dhe R.T. është arrestuar duke u gjetur me pistoletë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj R.T. do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Në autostradën Shkup – Veles, pas pikëpagesës Sopot, para tunelit të fshatit Bashino, për shkak të rrëshqitjes së dheut në korsinë e majtë të rrugës, komunikacioni po zhvillohet në korsinë e djathtë. Lidhj Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se në të njëjtën kohë në vendin e njejtë kanë ndodhur dy aksidente me dëme materiale. Të lënduar nuk ka, ndërsa komunikacioni po zhvillohet në një korsi rrugore. Në terren janë dërguar shërbimet nga SP Veles. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane…

Lexo më Shumë

Njoftim nga Ministria e Administratës Publike: Nuk bëhet fjalë për Ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë i cili është dërguar për mendim në Komisionin e Venecias. Lidhur me interpretimet e publikuara të deklaratës së ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, sqarojmë se në paraqitjen e tij në Ditarin e TV Sitel, ministri nuk mendonte për Ligj të ri për Përdorimin e Gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë në sektorin publik, i cili është në fazat e fundit të përgatitjes dhe i është dërguar Komisionit të Venecias për mendim.…

Lexo më Shumë

Seri arrestimesh të shoferëve të dehur gjatë 24 orëve të fundit, por edhe në ditët e kaluara. Përveç në kryeqytet, shoferë në gjendje të dehur janë arrestuar edhe në qytete të tjera në mbarë vendin. Rasti i fundit është shënuar në Manastir ku policia herët në mëngjes arrestoi një 27-vjeçar, që voziste me mbi dy promilë alkool në gjak. “Sot në mëngjes në orën 03:42 në rrugën „Partizanska“ në Manstir, zyrtarët policorë nga SPB Manastir privuan nga liria P.D. (27) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në trafik, policia ndaloi një veturë „Opel“ me targa të Manastirit, e cila drejtohej nga P.D.,…

Lexo më Shumë