Author: Hamdi Kumanova

Punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore me shpejtësi të lartë të Korridorit 10 pritet të fillojnë vitin e ardhshëm. Hekurudha me shpejtësi të lartë është në procesin e përgatitjes së dokumenteve të nevojshme, siç janë një studim fizibiliteti, një studim vlerësimi mjedisor dhe të tjera. Kryeministri Hristija Mickoski njoftoi se zbatimi nuk do të ndodhë deri në tetor, nëntor të vitit të ardhshëm, dhe tani po përgatiten studimet e nevojshme. “Në këtë moment, gjërat po shkojnë në drejtimin që duhet të shkojnë, siç e kemi planifikuar. Ministria e Transportit po kryen një studim fizibiliteti dhe një studim vlerësimi mjedisor.…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës Bilall Kasami në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale  tha se po punohet për të ndërtuar një rini të shëndetshme dhe aktive, me më shumë aktivitete kulturore e sportive. “Veç më jemi duke punuar për një rini të shëndosh një rini të kulturuar që do të ketë aktivitete kulturore aktivitete sportive të përditshme me një jetë aktive. Në këtë drejtim veç më e kemi vënë në funksion qendrën rinore, ku të rinjtë çdo do të do të realizojnë projektet e tyre, duke shprehur kreativitetin e tyre”, tha Bilall Kasami…

Lexo më Shumë

Dje në orën 06:20 në SPB Shkup, B.N. (26) nga Kërçova ka raportuar se në autostradën “Miqësia”, pranë pikës së pagesës “Miladinovci”, komuna e Petrovecit, ndërsa ishte i parkuar në një automjet pasagjerësh, pesë persona të panjohur kanë ndaluar me një tjetër automjet dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë para dhe sende të tjera.

Lexo më Shumë

Më 27.10.2025, rreth orës 01:40, në SPB Tetovë është denoncuar nga D.K. (43) nga Tetova se automjeti i tij i pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa të Tetovës, i parkuar në rrugën “Goce Dellçev”, ishte dëmtuar nga persona të panjohur me sende të forta. Sipas kallëzimit, mjetet e përdorura për dëmtim janë gjetur si brenda ashtu edhe jashtë automjetit. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër R.D. (37) nga fshati Podgorcë, rrethi i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë dhe hapësirat përcjellëse të të denoncuarit, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të marihuanës. Materialet e mbledhura janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,88 % në raport me vendimin e datës 20.10.2025. Nga data 28.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 73,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 75,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 68,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 36,057 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë…

Lexo më Shumë

Arrestohet Sabahadin Rrustemi, drejtor i Higjienës Komunale, shkruan Alsat. “Zyrtarët policorë, duke vepruar sipas urdhrave të Prokurorisë Themelore Publike-Shkup, sot kanë ndaluar dy persona nga menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, në lidhje me dyshimet për vepër penale sipas nenit 230 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Qëndrimi personal i Sotir Lukrovski, kandidat për Kryetar të Komunës Karposh Qytetarët e Shkupit, e sidomos të Komunës Karposh, jetojnë prej vitesh me një ndjenjë frike dhe pasigurie për shkak të numrit gjithnjë në rritje të qenteve endacake. Shumë njerëz i shmangen shëtitjeve të mbrëmjeve, prindërit u frikësohen t’i lënë fëmijët vetëm jashtë, ndërsa persona të moshuar mbyllen në shtëpitë e tyre. Ky nuk është një mënyrë jetese që e meritojmë ne, qytetarët e Karposhit. Ka ardhur koha që, me masa konkrete, ta zgjidhim këtë problem, dhe jo si deri tani, ta injorojmë! Unë, Sotir Lukrovski, në programin tim kam…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se beson që problemi me mbeturinat në kryeqytet do të ketë një epilog, i cili, siç tha, do të jetë shumë interesant. Mickoski e tregoi këtë në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse ka marrë propozime konkrete nga institucionet në lidhje me zgjidhjen e mbeturinave në kryeqytet apo nëse po priste aktivitetet e Prokurorisë, e cila javën e kaluar nisi një procedurë dhe veprime për të siguruar prova për një vepër të mundshme penale në lidhje me situatën me mbeturinat në Shkup. “Mendoj se atje do të ketë një epilog, i cili do të…

Lexo më Shumë

Është e rëndësishme të flasim për cilësinë e arsimit tonë të lartë, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për përmirësimin e tij të vazhdueshëm, harmonizimin me standardet evropiane dhe përafrimin me nevojat reale të tregut të punës dhe të shoqërisë në tërësi, theksoi ministrja Vesna Janevska në fjalimin e saj në Forumin e parë vjetor për cilësinë në arsimin e lartë organizuar nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Në kohë sfidash ekonomike, teknologjike dhe shoqërore, nevojiten universitete që krahas dijes dhe aftësive, i përgatisin studentët për të punuar në kushte të konkurrencës globale dhe ndryshimeve të shpeshta. Janevska…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mikcoski ka hedhur poshtë të gjitha shkrimet nëpër portale, për gjoja koalicion me Ramiz Merkon, përcjell TV21. Mickoski tha se këto publikime po bëhen pasi qendra të caktuara janë të zhgënjyer që Merko nuk i ka dhënë mbështetje BDI-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë. “Shikoni, po këtu është portali. Po, janë portale që supozoj që janë të financuara nga një qendër e njëjtë që tani është e zhgënjyer sepse Ramiz Merko nuk e mbështet BDI-në në raundin e dytë, dhe supozoj që tani për të bërë rëndesë të kundërt, si të bëjnë sensacion që…

Lexo më Shumë

Më datë 24.10.2025 në ora 01:30 në SPB Tetovë, E.A. nga Tetova ka denoncuar se para një objekti hotelerik në rrugën “Iliria” në Tetovë ka gjetur një të mitur të moshës rreth 9 vjeçe i cili ishte i humbur dhe nuk komunikonte. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se i mituri është nga Shuto Orizare-Shkup dhe se babai i tij quhet E.M., i cili me fëmijë të tjerë me furgon ishin sjellë në Tetovë për të lypur lëmoshë dhe rreth orës 22:00 furgoni me fëmijët e tjerë ishte nisur për në Shkup, ndërsa atë e kishin harruar në…

Lexo më Shumë