Më datë 24.10.2025 në ora 01:30 në SPB Tetovë, E.A. nga Tetova ka denoncuar se para një objekti hotelerik në rrugën “Iliria” në Tetovë ka gjetur një të mitur të moshës rreth 9 vjeçe i cili ishte i humbur dhe nuk komunikonte. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se i mituri është nga Shuto Orizare-Shkup dhe se babai i tij quhet E.M., i cili me fëmijë të tjerë me furgon ishin sjellë në Tetovë për të lypur lëmoshë dhe rreth orës 22:00 furgoni me fëmijët e tjerë ishte nisur për në Shkup, ndërsa atë e kishin harruar në Tetovë. Janë njoftuar përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, të cilët pas dokumentimit të rastit, fëmijën ia kanë dorëzuar përfaqësuesve nga Qendra për Punë Sociale-Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Data 21.10.2026
Aktuale
- Gjorgjievski: Deri në fund të vitit do të fillojë zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e qenve endacakë
- Rama: Studentët do të përfitojnë 50% mbështetje për qiranë
- Mark Gjonaj i kërkon dorëheqjen Edi Ramës: Asnjë fitore politike nuk vlen sa jeta e një shqiptari
- KSHZ: Radiçevski dhe Jahiji në rrethin e dytë për kryetar të Bërvenicës i cili do të mbahet më 1 nëntor
- Studentët në takim: Jemi të gatshëm për protesta, provimi i Jurisprudencës 100% shqip
- Kremlini: Rusia kërkon paqe, jo armëpushim energjetik me Ukrainën
- Rrustem Mustafa: Një koalicion VV-PDK për stabilitetin e Kosovës
- Shkupjani me rrogën mujore 190 mijë euro



