Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim në lidhje me denoncimet për bomba në disa shkolla të Kumanovës. Nga MPB thonë se denoncimet janë të rrejshme. “Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Pas denoncimeve për bombave,…
Author: Hamdi Kumanova
Më 27.10.2025 në orën 17:00 në kalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, policia e privoi nga liria D.B.K. (41) nga Bogdanci, pasi gjatë kontrolleve kufitare u vërtetua se ai kërkohej nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë për të vuajtur dënimin me burg për një krim të kryer sipas nenit 367 të Kodit Penal. Ndërkohë, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa polake, me të cilin udhëtonte, u gjet dhe u konfiskua një pistoletë me gaz.
Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit (IBU) inauguroi zyrtarisht BISTLAB | Laboratorin e Ekonomisë dhe Financave të Ballkanit në kuadër të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative. Laboratori është themeluar në bashkëpunim me Borsa İstanbul A.Ş., duke shënuar investimin e parë të Borsa İstanbul jashtë Turqisë dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe ekonomike ndërmjet rajonit dhe Turqisë. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të qeverisë, institucioneve akademike, financiare, mediave dhe komunitetit të biznesit. Të pranishmëve iu drejtuan Assoc. Prof. Liza Allili Sulejmani, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative; Prof. Dr. Lutfi Sunar,…
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po merr trajtim preferencial, pasi filloi një dënim pesëvjeçar me burg më 21 tetor në burgun La Santé në Paris.Siç u zbulua nga RTL Info, Presidenti i 23-të 70-vjeçar i Republikës Franceze gëzon privilegje në burg që të burgosurit e tjerë nuk i gëzojnë. Sipas RTL Info, privilegji më i madh i Sarkozy është se ai mund të marrë katër vizita në javë nga anëtarët e familjes së tij në burg, ndërsa legjislacioni përkatës u lejon të burgosurve të marrin vizita nga të afërmit vetëm tre herë në javë.Gjithashtu, orët e vizitave të ish-banorit të…
Një operacion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve në Prishtinë, ka çuar në arrestimin e katër shtetasve turq të dyshuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të narkotikëve. Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, hetimet nisën pas një informacioni të pranuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili njoftoi Policinë e Kosovës se vëllai i tij ishte arrestuar në Turqi me mbi 100 kilogramë marihuanë. Ai kishte dhënë edhe të dhëna për kompaninë dhe personat e mundshëm të përfshirë në rast. Si rezultat…
Kompania Zegin dhe Fondaacioni Dr. Verica Mehandxhiska dje dhuruan pajisje mjekësore për repartin e mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit në Spitalin Klinik “8 Shtatori” në Shkup, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase dhe duke treguar sërish shembull të përgjegjësisë shoqërore. Vlera totale e këtij donacioni të rëndësishëm është rreth 140.000 euro. Bëhet fjalë për një dhomë hiperbare e cila do ta përmirësojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në trajtimin e pacientëve me djegie, në trajtimin dhe shërimin e plagëve kronike që vështirë shërohen, të këmbës diabetike, si dhe për trajtime pas operacioneve, por edhe për sportistët në…
Në 3 vendvotime në Shuto Orizare do të rivotohet për këshilltarë më 2 nëntor, pasi Gjykata Administrative vendosi në favor të ankesave nga Unioni i Romëve rreth zgjedhjeve kurse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi se rivotimi mund të sjell ndryshim të mandateve të këshilltarëve. “Për Komunën e Shuto Orizarit zgjedhjet do të përsëriten pas vendimit të Gjykatës Administrative në vendvotimet 2961, 2962 dhe 2966”, tha Abdush Demiri, Nënkryetar i KShZ-së. Në të gjithë komunat e tjera dhe në Qytetin e Shkupit, KShZ-ja konstatoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjes së këshilltarëve. Më dy nëntor do të votojnë edhe qytetarët e 33 komunave…
Në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energjinë, ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, theksoi se e ardhmja i përket zgjidhjeve energjetike të qëndrueshme dhe të sigurta dhe se tranzicioni energjetik nuk është vetëm një proces teknologjik, por edhe shoqëror, që kërkon guxim dhe vizion afatgjatë. Ndërkohë Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në vend, deklaroi se për të siguruar qëndrueshmëri, gjithëpërfshirje dhe prosperitet për të gjithë, është e nevojshme të zhvillohet tregu. Më e rëndësishmja është të zhvillohet tregu. Sistemet energjetike të decentralizuara nuk janë më çështje zgjedhjeje, ato janë një vendim strategjik dhe…
Grupaconi Balfin vazhdon me zgjerimin e saj në sektorin e shitjes me pakicë, duke e shtuar edhe një brend të njohur botëror në rajon. Kësaj herë, grupacioni e paraqiti brendin danez Flying Tiger Copenhagen, duke e hapur shitoren e saj të parë në Ballkanin Perëndimor në East Gate Mall në Shkup. Me këtë hapje, konsumatorëve maqedonas i ofrohet një botë e mbushur me ngjyra, dizajn, kreativitet dhe thjeshtësi skandinave-përvojë e cila sjell freski dhe gëzim në tregun lokal të shitjes me pakicë. Hapja e Flying Tiger Copenhagen në Shkup është pjesë e partneritetit strategjik midis Grupacionit Balfin dhe…
“Duke u përpjekur të fshehë faktin e hidhur të fitores me votat e OBRM-PDUKM-së në Çair, Tetovë, Strugë, Dibër е kështu me radhë, ata tani shpifin se gjoja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbështetet nga votat e “Levicës”. I bëjmë me dije opinionit publik se është vetë Hristijan Mickoski ai që hapur i ka kërcënuar liderët e VLEN-it të kenë kujdes në veprimet dhe deklaratat e tyre politike. Madje, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandër Nikollovski e tha qartë: “Bilall Kasami nuk duhet të turpërohet apo të ndihet në siklet që maqedonasit në Tetovë votuan për të në raundin e parë.…
Më 27.10.2025 në ora 23:40 në rrugën “Dimo Gavrovski Kara” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M. (30) nga Tetova, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë pluhur. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Pas gati një dekade nga paraqitja e padisë, një polic nga Ferizaj më në fund ka fituar të drejtën për një shumë prej 1,824 euro e 64 cent – kompensim për punën që kishte kryer me përgjegjësi të një togeri, por që ishte paguar si rreshter, shkruan Demokracia.com. Rasti i tij, që ka filluar më qershor të vitit 2018, përfundoi me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt më 8 gusht 2025. Pra, për një të drejtë që do të mund të zgjidhej për pak javë, sistemi gjyqësor ka marrë shtatë vjet. Një polic punon si toger, paguhet si…

