Të enjten në ora 15:00 në Stacionin Policor-Gostivar, D.I.(28) nga Gostivari ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në vendin e tij të punës në stacionin e pagesave rrugore në Gostivar. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme- Tetovë njofton se në orët e hershme të mëngjesit ka marr një denoncim nga një 38 vjeçare e cila ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili i kishte marrë dhe djalin. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Mbrëmë (28-korrik) në orën 02:50 në SPB- Tetovë, një 38-vjeçare, banuese në Tetovë, me adresë të përkohshme në Gjermani, ka raportuar se bashkëshorti i saj B.R.(47) nga Tetova ka marrë djalin e saj të mitur nga shtëpia e saj në Tetovë, pas së cilës e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit, me…
Dje gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij malazez ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj, ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu pas firmosjes së Memorandumit për Mirkuptim në fushën e digjitalizimit dhe siguris kibernetike, i pyetur për projektet në fushën e digjitalizimit në suaza të nismës “Ballkani i Hapur” deklaroi se procesi i Berlinit është një proces që përfshin të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjithçka që është e dobishme nga bashkëpunimi në “Ballkanin e Hapur” nga aspekti digjital do të përdoret edhe për Procesin e Berlinit. Ministri Aliu vlerëson që Procesi i Berlinit është…
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në “Summer Click” në TV21 tha se debati për miratimin e nevojës për votimin e ndryshimeve kushtetuese mund të zgjasë maksimum 10 ditë. Reklama “Deri në 10 ditë, nuk do të thotë që të zgjasë 10 ditë. Mund të zgjasë 1 minutë, nuk ka të paraqitur për fjalë, në një minutë mbyll diskutimin, në aspektin procedural”, tha Xhaferi. Kreu i Kuvendit tha se në rend të ditës është vetëm një pikë, votimi i nevojës për ndryshimet kushtetuese dhe se do të ishte e pakuptimtë nëse shtohen pika tjera në rendin e ditës. “Duhet të hapet…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski informoi se gjatë ndeshjes në mes Shkupit dhe Levskit nuk ka pasur incidente, por para fillimit të ndeshjes një grup tifozësh nga Bullgaria janë sjellë dhunshëm ndaj pjesëtarëve të policisë. Spasovski thotë se të gjithë tifozët nga Bullgaria që kanë mbërritur të organizuar në pikën kufitare “Deve Bair” janë pritur dhe janë sjellë në stadiumin e Shkupit me kordon policor. Por ai tha se ndoshta ka pasur tifozë që janë ndarë nga grupi ose kanë ardhur me makina private. “Ndoshta kanë qenë disa automjete që kanë ardhur të paorganizuara dhe kur kanë kaluar…
Sipas gjetjeve të hershme të një studimi përbërjet në kafenë ekspres mund të pengojnë një proces që besohet të jetë i përfshirë në fillimin e sëmundjes Alzheimer. ADVERTISING Studimi analizoi nëse komponimet në ekspres mund të parandalojnë grumbullimin e tau in vitro. Studiuesit nga Universiteti i Veronës në Itali nxorrën kafe ekspres nga fasulet e blera në dyqan dhe më pas karakterizuan përbërjen e tyre kimike duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike bërthamore. closevolume_off Ata zgjodhën kafeinën dhe trigonelinën, të dyja alkaloide, flavonoidin genistein dhe teobrominë, një përbërës që gjendet gjithashtu në çokollatë, për t’u fokusuar në eksperimente të mëtejshme.…
MPB Maqedoni informon se dje (27.07.2023) në ora 23:50 në SPB Strumicë është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës “Yamaha” me targa të Strumicës, i drejtuar nga një 17 vjeçar nga fshati Gradashorci dhe veturës “BMW” me targa bullgare e drejtuar nga G.D.(25) nga fshati Bosilovë, Strumicë. “Nga plagët e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë bashkëudhëtar i motoçikletës 17-vjeçar, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë të Strumicës. Ndërkaq, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Qendrën…
Lidhur me problemet e ndërprerjes së rrymës në Sllupçan të Likovës, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në këtë fshat shumica paguajnë rrymë ,por që bëhet fjalë për individë të caktuar që shkaktojnë probleme. “Nuk bëhet fjalë për revoltë nga banorët e Sllupçanit, ata janë njerëz familjarë. Bëhet fjalë për disa individë të cilët duhet të identifikohen dhe të sanksionohen. Të gjitha produktet nëpër tregjet tona vijnë nga vende rurale si Sllupçani dhe ata njerëz paguajnë rrymën. Bëhet fjalë për disa individë”, tha Kovaçevski.
Një burrë në Mitrovicë, ka sulmuar fizikisht personin zyrtar duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Nuk jepen detaje tjera.
Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore kanë konfiskuar 98.000 euro nga një shtetas i Maqedonisë, i cili në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka tentuar t’i nxjerrë jashtë shtetit ilegalisht. “Më datë 26.07.2023, rreth orës 21:00, autobusi me targa të Turqisë, i cili qarkullonte në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll, është paraqitur për dalje nga shteti. Gjatë kontrollit të autobusit dhe të pasagjerëve, në çantën personale të njërit prej pasagjerëve, inspektorët doganor zbuluan 4 pako të padeklaruara të mbështjella me najlon të zi dhe shirit ngjitës, me gjithsej 100.000 euro”. “Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000…
Drejtorët e drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë e nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar midis dy vendeve. Siç bënë të ditur nga Drejtoria Doganore, me nënshkrimin protokollit, përfundojnë përgatitjet përfundimtare për vendosjen e një ndalese one-stop-shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin e formaliteteve kufitare me efikaset dhe më thjeshtë, pritjet më të shkurtëra në kufi, gjegjësisht shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe udhëtarët. Drejtori Bogoev theksoi se në këtë vendklaim kufitar janë…
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk e sheh si opsion dorëheqjen nga kjo komunë. Peci, në një prononcim për Klankosova.tv, ka deklaruar se të gjitha drejtoritë kanë filluar punën, teksa shtoi se po u shërben qytetarëve pa dallim etnie. “Realisht jemi duke vazhduar me mbajt mandatin duke i shërbyer qytetarëve pa dallim etnie. Për shembull, dje është arritur një marrëveshje me Komunën e Drenasit për bashkëpunim ndërkomunal”, u shpreh Peci. “Kemi 11 drejtori, secila drejtori ka filluar punën e vet kështu që kemi shumë punë për të bërë, kështu që dorëheqjen se shohim si opsion”, deklaroi Peci…

