Shtetet e Bashkuara e kanë prezantuar pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milionë dollarëve, e cila besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për ta luftuar ndonjë pushtim eventual nga Kina, raportojnë mediat e huaja. Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë tha se paketa do të përfshijë mbrojtjen, edukimin dhe trajnimin për tajvanezët. Uashingtoni do të dërgojë pajisje për inteligjencën, vëzhgim dhe zbulimin, si dhe municion për armë të vogla dhe do të tërhiqet nga rezervat e SHBA-së, për të mundësuar dërgimin e saj të shpejtë në Tajvan. Një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se përmes…
Author: Hamdi Kumanova
Për dallim nga ish bashkëpartiaku i tij, deputeti Fadil Zendeli, tashmë ish Deputeti i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami ka njoftuar se do të votojë “pro” ndryshimeve kushtetuse. “Do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese”, tha Bajrami për TV21. Ndryshe, deputeti i vetëm i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli sot për TV21 tha se nuk do të votojë propozimin për ndryshimet kushtetuese ku nuk është i përfshirë propozimi për heqjen e “20%-shit” që i referohet gjuhës shqipe.
Në ora katër të mëngjësit një mesazh automatik i pazakontë arriti në numrin e telefonit 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave. Përmbajtja e mesazhit ishte se ka ndodhur një akisdent trafiku por në gjuhën angleze. Reklama Telefoni i shoferit, gjatë daljes nga automjeti, është programuar që të jep automatikisht informacion në numrin e vetëm evropian të urgjencës në çdo vend evropian dhe më gjerë, se ndoshta ka ndodhur një aksident trafiku, që do të thotë se pronari i telefonit nuk është në gjendje të telefonojë dhe të kërkojë ndihmë. Në bashkëpunim me MPB-në, thirrja është lokalizuar dhe shërbimet kanë…
Sulmuesi i kryeshefit të Policisë së Strugës mësohet se është Sefer Nasufi, i cili për organet e rendit në rajonin e Ohrit, njihet edhe kryerës i veprave të tjera penale. Organet e rendit në Strugë disa herë kanë bërë përpjekje për ta kapur Nasufin, por kur rastet kanë arritur në Gjykatë, i njëjti është lënë i lirë. “Ka edhe disa vepra të tjera penale. Disa herë është kapur nga Policia, por është lënë në liri nga Gjykata”, thonë burimet e TV21. Ai sot ka sulmuar me thikë, kryeshefin e Policisë A.D., i cili ka përfunduar në spital me lëndime trupore.…
Posta e Maqedonisë së Veriut organizon Mbledhje Komemorativa për aktorin Luran Ahmeti në Teatrin Shqiptar në Shkup, përcjell TV21. Mbledhja do të mbahet me 31 korrik në ora 20:00, ndërsa do të prezantohet pulla postare dedikuar Luran Ahmetit.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një brifing me gazetarët tha se vazhdon të qëndrojë asaj që BDI është e gatshme të dalë nga Qeveria momentin që VMRO-ja do ti votojë ndryshimet Kushtetuese. “Qëndrimi i BDI-së, vendimi veçmë është marrë. Mund edhe tani ta nënshkruajmë me veprim të vonuar, ta parashtrojmë nuk e di se ku duhet, në Kuvend ose te kryeministri. E njëjta hyn në fuqi ditën kur VMRO-DPMNE do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, që mos të duhet vendim i ri i BDI-së për këtë, jemi të gatshëm tani ta nënshkruajmë, ta dërgojmë te kryeministri, Kuvendi, partitë…
Deri në shkurt të vitit 2024 shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të duhet të ndryshojnë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, respektivisht me emrin Republika e Maqedonisë. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se kjo ka bërë që të shtohet numri i kërkesave për nxjerrje të pasaportave në ambasada dhe se për këtë qëllim, në disa ambasada do të dërgohen një grup konsulentësh nga MPJ, që të mundësohet puna në dy ndërrime në periudhën në vijim. “Nisim me punë në dy ndërrime në Bernë, Bon, Berlin dhe Mynih”, tha Osmani duke shtuar se sipas kërkesës do…
Shumica nuk do ta bënin këtë por në Sllatinë ndodhë tjetër gjë duke treguar humanizmin dhe një vepër të rrallë shkruan Tetovasot. Bëhet fjalë për një rrugë që duhej moti zgjeruar dhe shumë e vështirë për qarkullim që do ti shërbente komunitetit atje dhe kjo tashmë është realitet. Një iniciativë si gjithmonë e Bashkësisë Vendore që drejtohet nga Besim Neimi ka vënë në realizim një tjetër projekt të rëndësishëm infrastrukturorë si shumë të tjera deri tani. Por ana tjetër e bukur e kësaj historie janë disa familje që kanë mundësuar këtë si ajo Rushani,Misimi,Abdiu duke dhuruar nga prona e tyre…
Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë sonte ka njoftuar se dënon ashpër incidentet e 27 korrikut 2023 në Shkup, ku u lënduan shtetas bullgarë, simpatizantë të PFK “Levski”, dhe një prej tyre u lëndua rëndë. “Shtetasi bullgar i lënduar aktualisht ndodhet në gjendje të përgjithshme stabile por të rëndë dhe është duke u rikuperuar pas operacionit në spitalin e Shkupit. Përfaqësuesit e ambasadës bullgare janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkatdhetarin e lënduar dhe të afërmit e tij, si dhe me autoritetet shëndetësore vendase. Presim që autoritetet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin veprimet e…
“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Qeveria nuk ka ndërmend të ndalet me atë proces dhe në periudhën e ardhshme deri në nëntor do të pasojnë bisedime intensive politike, si dhe vizita shtesë nga politikanë të huaj”, deklaroi zv/kryeministri për çështje evropian dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq. Sipas zv.kryeministrit, gjëja më e rëndësishme për momentin është zhvillimi i tre udhërrëfyesve që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, ku përfshihet plani i veprimit për minoritetet, më pas forcimi i demokracisë dhe krijimi i një administrate profesionale në shërbim të qytetarëve. Zëvendëskryeministri Mariçiq pret që deri…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se marrëdhëniet mes tifozëve nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet mes shteteve, përcjell TV21. Osmani tha se autoritetet morën të gjitha masat që tifozi i plagosur në Çair ta rikuperojë plotësisht shëndetin. “Mendoj se ma me rëndësi, më mirë është që mos të vihen në korrelacion marrëdhëniet mes tifozëve, me marrëdhëniet mes shteteve apo çfarëdolloj grupacioni etnik ose populli. Siç thash, është një botë tjetër te tifozët dhe nëse ne lejojmë që aq lehtë të bëhet korrelacion, vërshim, mendoj se vetëm do t’i bëjmë dëm marrëdhënieve”, tha Osmani.
Frekuencë të rritur të automjeteve ka në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe në “Tabanoc”. Siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, për dalje nga vendi në pikën kufitare “Bogorodicë” dhe për hyrje në vend në “Tabanoc” pritet rreth 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur.

