LSDM përmes një kumtese ka akuzuar OBRM-PDUKM-në dhe liderin e saj Mickoskin se kanë plan tjetër për Maqedoninë e Veriut dhe jo integrimin në BE. Reklama ”Agjenda maqedonase është evropiane dhe agjenda evropiane është edhe agjenda maqedonase dhe i vetmi që i vë në konflikt është Hristijan Mickoski. Për herë të parë pas 32 vitesh pavarësi, kur qytetarët vendosën që vendi të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, një politikan thotë se agjenda evropiane nuk është e njëjtë me agjendën e Maqedonisë, që do të thotë se ai ka disa plane tjera për integrimin e vendit. Mickoski të thotë se…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Ministria e Financave thonë se ekonomia në Maqedoninë e Veriut do të stabilizohet, konsolidimi fiskal vazhdon, ndërsa borxhi do të ruhet në nivel stabil. Këtë sipas MF-së e konfirmon edhe “Standard & Poors”. “Në periudhën afatmesme, rritja ekonomike në vend do të stabilizohet, ndërsa konsumi privat dhe investimet, duke përfshirë edhe investimet kapitale, do të japin shtysë të theksuar në këtë drejtim. Ndikim shtesë në perspektivat ekonomike do të ketë edhe progresi sa i përket integrimit në BE, gjë që do të kontribuojë edhe në përforcimin e kapaciteteve strukturore dhe institucionale. Vendi do të vazhdojë me konsolidimin fiskal, uljen…
Republika e Maqedonisë së Veriut është para një vendimi historik kur duhet të merren vendime të guximshme dhe të vështira në interes dhe për të mirën e qytetarëve, shkruan në profilin e tij në Facebook kryeministri, Dimitar Kovaçevski pas takimit me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Eric Meyer. “Në takimin e sotëm me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Eric Meyer, morëm edhe një herë konfirmimin e mbështetjes së fuqishme nga partnerët tanë strategjikë, SHBA-ja, për të vazhduar rrugën evropiane. Ne…
Pas protestës se parë që u mbajt gjatë ditës djeshme, punëtorët e Agjencisë Informative Mediatike (AIM) sërish sot gjatë pauzës kanë dalë në protestë paralajmëruese para ambienteve të agjencisë. Punonjësit e AIM i kanë drejtuar disa kërkesa Qeverisë, ndër të cilat më urgjente është rritja e pagave prej 30 për qind. Çështja e pagave është ndër problemet me të mëdha me të cilën përballohen puntët e AIM e cila është nën mesataren, përderisa kërkesat e tjera kërkojnë zgjidhje sistematike, kërkesa për rritje të pagave është më e lehta për t’u zgjidhur dhe duhet të futet në rend dite vetëm në…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se të gjithë në shtet duhet të përmbushin obligimet e tyre në mënyrë të barabartë dhe të mos ketë të privilegjuar. Ai me këtë rast u mor direkt me banorët e fshatit Sllupçan, të cilët ditëve të fundit protestuan lidhur me energjinë elektrike. “Paramendoni se sot çka po na ndodhë. Tërë Qeveria ditëve të fundit është e kyçur në bisedime me një fshat në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, konkretisht po flas për fshatit Sllupçan, për ti bindur qytetarët e tij që të paguajnë faturat e energjisë elektrike, diçka që sipas natyrës dhe sipas…
Presidenti amerikan Joe Biden u takua me kryeministren e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy ripohuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe folën për kundërshtimin e ambicieve në rritje të Pekinit. Udhëheqësja italiane e ekstremit të djathtë po përballet me presion në rritje nga Pekini ndërsa Roma po shqyrton mundësinë të largohet nga Nisma Një Brez, Një Rrugë, marrëveshje e cila duhet të rinovohet në fillim të vitit 2024. Presidenti Biden sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të mbushin boshllëkun. closevolume_off “Ne do të flasim për thellimin e lidhjeve tona…
Riyad Mahrez, i cili firmosi të premten për Al Ahli, tani konsiderohet banor i Arabisë Saudite. Pas nëntë vitesh radhazi në Premier League dhe pesë me Manchester City-n, fitues të tri titujve, sulmuesi 32-vjeçar algjerian ka nënshkruar kontratë me klubin saudit deri në verën e vitit 2027. “Qytetarët” arritën marrëveshje me Al Ahlin, e cila u solli shumën prej 30 milionë eurosh. Mahrez me Cityn regjistroi 236 ndeshje, duke shënuar 78 gola dhe 59 asistime, ndërsa u largua nga “Etihad”, pasi festoi tripletën me klubin këtë vit.
Mbrëmë (28-korrik) në ora 00:50 në rrugën e Ilindenit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.I. (23) nga Treboshi i Tetovës për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse. TS
Milazim Mustafa, kryetar i Grupit Punues të Këshillit Gjyqësor për inspektimin në Gjykatën Themelore të Strugës thotë se nga bisedat e bëra, gjykatësit në Strugë kanë deklaruar se nuk kanë asnjëlloj presioni nga Ramiz Merko apo dikush tjetër. Ky inspektim i Këshillit Gjyqësorë erdhi pasi Merko u fut në listën e zezë amerikane, ndërsa një ndër arsyet ishte edhe ndikimi i tij në gjyqësor. “Pas inspektimit janë thirrur të gjithë gjyqtarët dhe është biseduar me ta për punën e gjykatës dhe presionet e mundshme dhe të gjithë janë njëzëri se nuk kanë presione të jashtme dhe se punojnë sipas ligjit…
Mëngjesin e sotëm në Haraçinë është arrestuar 27-vjeçari A.A. i cili ishte i dënuar për kontrabandë me emigrantë, përcjell TV21. “Sot (28.07.2023) në ora 11:40 në fshatin Haraçinë të Shkupit, zyrtarët policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB-Shkup kanë privuar nga liria A.A. (27) nga fshati Haraçinë. Ai kërkohej me urdhër qendror nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej katër vjet e gjashtë muaj, për vepër penale të kryer nga neni 418-b i Kodit Penal. Personi do të dërgohet në burgun kompetent për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.
Koncesionet për hulumtime gjeologjike për Illovica 1 dhe koncesionet për shfrytëzimin e Ilovica 1 dhe Ilovica 2 janë nënshkruar nga zëvendëskryeministri i atëhershëm Zoran Satvreski dhe kryeministri Nikolla Gruevski, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook. Sipas dokumentacionit të publikuar nga ministri, shihet se vendimet e Koncesionit për hulumtime gjeologjike dhe koncesionet për shfrytëzim janë nënshkruar nga Stavreski dhe Gruevski.
Një djalë 17-vjeçar humbi jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë në Strumicë në mes të një motoçiklete “Jamaha” dhe një veture “BMW”. “Mbrëmë në orën 23:50 në SPB Strumicë është raportuar se në bulevardin ‘Goce Dellçev’ në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete ‘Jamaha’ me targa të Strumicës, e drejtuar nga një 17-vjeçar nga fshati Gradashorc, i Strumicës dhe një veture ‘BMW’ me targa bullgare, e drejtuar nga Gj.D. (25) nga fshati Bosilovë, i Strumicës”, informojnë nga SPB Strumicë. Nga lëndimet e mara, siç është bërë e ditur në kumtesë, në…

