Prokuroria Themelore Publike Shkup informon se është e njoftuar për ngjarjen dhe se ka dhënë të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për identifikimin e personave të cilët morën pjesë në incidentin, ku mbeti i lënduar një tifoz i klubit të futbollit “Levski” nga Sofja. Sipas njohurive të para, siç bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë, ngjarja ishte shkaktuar derisa disa tifozë të KF “Levski” me dy vetura me targa bullgare kishin lëvizur në afërsi të qendrës tregtare “Çairçanja”, ku kishin hyrë në zënkë verbale me kalimtarë të rastit dhe qytetarë. “Tifozët bullgarë i kishin ndalur veturat dhe kishin…
Author: Hamdi Kumanova
Dy persona janë lënduar dje në Tetovë pasi vetura e llojit “BMW”, me të cilën qarkullonin, u përmbys. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në bulevardin “Marshall Tito”. “Në Tetovë, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës, një veturë ‘BMV’ me targa të Tetovës e drejtuar nga personi L.Sh. (18) nga fshati Llacë, kishte humbur kontrollin ndaj veturës dhe ishte përmbysur. Sipas informacioneve të para në aksident lëndime të rënda (fraktura në gishtat e dorës) ka marrë bashkëudhëtari V.I. (26) nga fshati i njëjtë, përderisa shoferi L.Sh. ka kaluar me lëndime në trup të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë”, informoi SPB…
Kontrolli dhe pastrimi i mbetjeve shpërthyese të zonës përreth depove të municioneve ushtarake, që shpërtheu pasditen e djeshme nga zjarri në Nea Aghialo, është prioriteti kryesor i udhëheqjes ushtarake të Forcave të Armatosura dhe veçanërisht të GEA, për të rivendosur menjëherë normalitetin në bazën ajrore Anchialos.Në orët në vijim, në krahun e 111-të luftarak në Aghialos, do të vendoset një skuadër piroteknike, si dhe një ekip i Batalionit për pastrimin e minave tokësore (TENX) me qëllim “krehjen” e zonës në një rreze prej të paktën 3 km, pasi ekziston frika se shpërndarja e mbetjeve të municioneve dhe eksplozivëve në një…
Tajfuni Doksuri e ka goditur pjesën lindore të Kinës në orët e hershme të 28 korrikut, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu në zonat bregdetare. Tajvani i ka shpëtuar kësaj stuhie vdekjeprurëse, që paraprakisht kishte goditur Filipinet. Shpejtësia e erës arriti deri në 175 kilometra në orë, ndërsa stuhia arriti në brigjet e provincës Fujian rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV. Frika që banorët mund të rrezikohen dhe pronat të shkatërrohen bëri që Observatori kombëtar i motit ta kthejë “alarmin e kuq” më masat më të ashpra…
Vijon operacioni policor i koduar “Skema”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të krijimit të skemave të mashtrimit, me qëllim përfitimin. Në vijim të operacionit policor të koduar “Skema” u ndaluan shtetasit Elton Beqiraj, shtetas shqiptar, Ilir Qafa, shtetas shqiptar. Ndërkohë në kërkim u shpallën në kërkim shtetasit: – Andrea Di Dio, shtetas italian, – Salvatore Castorina, shtetas italian, – Salvatore Cascino, shtetas italian. NJOFTIMI I POLICISE Operacioni, nga DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Gjirokastrës. Në…
Singapori ekzekutoi të premten një grua për herë të parë në pothuajse 20 vjet. Shtetasja e Singaporit, Saridewi Djamani, 45 vjeçare, u shpall fajtore për trafikimin e 30 gramë heroinë në vitin 2018. Ajo është e dënuara e dytë për drogë që ekzekutohet këtë javë, pas shokut të tij nga Singapori Mohd Aziz bin Hussain, dhe e 15-ta që nga marsi 2022. Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat thotë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ligji i Singaporit specifikon se dënimi me vdekje do të…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me informacion se nëntë tifozë bullgarë janë arrestuër në prag të ndeshjes ndërmjet Shkupit dhe Levskit. Sipas informacioneve, ata janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike para ndeshjes. “Më datë 27.07.2023, GB, ZZ, VD, GK, BA, VJ, IK, janë ndaluar nga polica të gjithë shtetas bullgarë, të cilët prishën rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin veprime zyrtare në stadiumin “Todor Proeski”, para fillimit të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levski, që luhet sonte në…
Udhëheqësit e grusht shtetit në Niger thanë se kanë fituar mbështetjen e ushtrisë dhe bënë thirrje për qetësi, por ish-fuqia koloniale Franca tha se nuk e konsideronte puçin “përfundimtar”. Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, tha se kishte ende “rrugëdalje” për puçistët që zgjodhën të përmbytnin qeverisjen e presidentit të vendit, Mohamed Bazoum, dhe u përballën me kritika nga perëndimi. Pas deklarimit të grusht shtetit në vendin e rajonit Sahel të Afrikës, presidenti Bazoum është kufizuar në rezidencën e tij nga rojet presidenciale që nga 26 korriku. closevolume_off Përderisa ai qëndronte aty, kritikat ndaj puçistëve u shtuan nga organizatat afrikane…
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i dërguan e-mail që përmbanin informacion të klasifikuar një aleati të ngushtë rus. Një “numër i vogël” mesazhesh të destinuara për departamentin e mbrojtjes së SHBA-së u dërguan në Mali për shkak të mungesës aksidentale të shkronjës “i” në një adresë elektronike. Zyrtarët britanikë i dërguan emailet në një adresë që përfundonte me domenin “.ml” të kombit afrikano-perëndimor, në vend të “.mil” të Pentagonit. closevolume_off I njëjti gabim u zbulua javën e kaluar në SHBA që rezultoi me dërgimin e miliona emaile ushtarake tek shteti i Malit, raporton skynews. Një…
Drejtimet e Letërsisë Shqipe, Gjuhës Shqipe, dhe Filozofisë në Universitetin e Prishtinës konsiderohen fusha të rëndësishme për identitetin kombëtar dhe mendimin kritik. Interesimi për këto drejtime po zbehet dhe kërcënohet me shuarje në të ardhmen. Drejtimet në Universitetin të Prishtinës si Letërsi Shqipe, Guhë Shqipe e Filozofi, konsiderohen fusha tejet të rëndësishme për identitetin kombëtar e për mendimin kritik, megjithatë interesimi për to nga viti në vit po zbehet, duke rrezikuar edhe shuarjen në të ardhmen, në rast se vazhdon trendi i njëjtë. Dega më e rrezikuar është ajo e Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan…
Sipas shkencës, ekrani i pajisjeve elektronike të ekspozuara ndaj diellit pasqyron si një pasqyrë rrezet e diellit dhe ato të dëmshme mund të konvergjojnë në macula, pjesa në qendër të retinës dhe të shkaktojnë një dëmtim në sytë tuaj. “Dëmi manifestohet në fillim me një ndjenjë mjegullimi dhe, në raste të rënda, brenda pak ditësh shkakton një njollë të zezë dhe ndryshim të pjesshëm të fushës vizuale. Sa më i madh të jetë ekspozimi, aq më i thellë digjet syri. Në raste të rralla, dëmtimi mund të çojë në zvogëlim të pakthyeshëm të shikimit,” pohojnë ekspertët. Prandaj, specialisti këshillon që…
Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit, në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), çdo vit organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton. Ka shumë lloje hepatiti. Të gjitha janë infeksione të mëlçisë dhe shkaktojnë verdhëz (zverdhje e të bardhave të syve dhe lëkurës), të vjella dhe dobësi. Shumica e fëmijëve shërohen, por disa kanë probleme kronike të mëlçisë. Çdo vit virusi i hepatitit B shkakton…

