Author: Hamdi Kumanova

Paraqitja e një tanku si koreografi në tribuna me simbolikën kundër Kosovës ishte akti më i fundit që Serbia, përkatësisht tifozët serb e bënë gjatë ndeshjes mes Crvena zvezdas dhe Fiorentinës. Ndeshja mes “Yllit të Kuq” dhe Fiorentinas u zhvillua në Beograd, ku në stadium u shfaq një koreografi me paraqitjen e një tanku, dhe me shkrimi nën të “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”. Tani, për këtë gjë ka reaguar edhe ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili tha se Serbia po mobilizon tifozëri për mesazhe lufte ndaj Kosovës. “Serbia mobilizon tifozëri për mesazhe…

Lexo më Shumë

Lushnja u trondit  mbrëmjen e të mërkurës  nga një shpërthim i fortë eksplozivi. Për herë të tretë brenda një viti persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi me lëndë plasëse në banesën e Altin Lamçes, një tregtar i njohur në zonë. Shtëpia rezulton në pronësi të Albert Turkut, kunatit të Lamçes. Si pasojë e shpërthimit u shkaktuan dëme të materiale, ndërkohë që Altin Lamçe dhe pjestarët e familjes deklaruan se nuk kanë probleme me askënd.

Lexo më Shumë

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, së bashku me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi – Marash Dukaj, sot në Shkup nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në sferën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike. ,,Ishte nder dhe kënaqësi të mirëprisja kolegun tim, ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi – z.Marash Dukaj. Për të konkretizuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, sot po nënshkruajmë Memorandumin e Mirëkuptimit për nxitjen e politikave zhvillimore dhe sipërmarrjes në sferën e teknologjisë digjitale dhe sigurisë kibernetike. Përforcimi i sigurisë kibernetike, veçanërisht në këtë periudhë kur teknologjia po bëhet…

Lexo më Shumë

Hungarisë i është afruar më shumë se kurrë një skenari të largimit potencial nga Bashkimi Evropian, tha një ish-guvernator i bankës qendrore. Andras Simor, i cili ndihmoi në drejtimin e Hungarisë përmes krizës financiare kur kërkoi një paketë shpëtimi të udhëhequr nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tha se dalja nga blloku s’ është skenari më i mundshëm, por “është i mundshëm” gjithsesi. Deklaratave të tij iu shtohet edhe apeli i liderit të lëvizjes ultra të djathtë hungareze, “Nasa Domovina” (Atdheu Ynë), Laszlo Torockaj, i cili tha se dëshirojnë të mbajnë një referendum për anëtarësimin e Hungarisë në BE deri në 2030.…

Lexo më Shumë

Dje (26-korrik) në ora 15:20 në rrugën 121 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin Sh.M.(25) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Ai kërkohej me një urdhër qendror bazuar në një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dorëzuar në institucionin korrektues penal – Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.TS

Lexo më Shumë

Dibra nga dita në ditë po mbushet me mërgimtarë. Prezenca e tyre dukshëm ka ndikuar në fuqizimin e rrjetit tregtar, i ka mbushur kafeteritë dhe restorantet… Por, njëkohësisht ka stërmbushur edhe objektet të lojërave të fatit. Merret vesh se në kazinotë dhe objektet e tjera të lojërave të fatit në Dibër frekuentojnë edhe një numër i madh i mërgimtarëve të cilët tanimë kanë ardhur nga SHBA dhe shtet të Evropës. Jo rastësisht ka një rritje të vazhdueshme të hapjes të kazinove dhe objekteve të tjera të lojërave të fatit në Dibër. Në Dibër ka mbi 10 objekte të lojërave të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (27-korrik) në ora 00:15 në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Volkswagen Golf me targa të Gostivarit, e drejtuar nga G.M.(35) nga Zdunja e Gostivarit dhe veturë e tipit Volkswagen Polo me shenja regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga A.I.(26) nga Kamnjani i Tetovës. Në këtë aksident ka mbetur i lënduar rëndë pasagjeri i mjetit Golf, A.B. lëndime këto të konstatuara në qendrën emergjente të Gostivarit. Ndërkohë, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i mjetit Polo, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, dëshmitari Valdrin Rexha, ka deklaruar se viktimën e kishte dërguar në emergjencë pasi askush tjetër se kishte dërguar, në rastin ku Shkumbin Kryeziu po akuzohet për vrasje të rëndë. I pandehuri Kryeziu po akuzohet se së bashku me të miturin A.K pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me të ndjerin V.Xh, me dashje që ta privoj nga jeta në oborrin e shkollës në Hajvali e kishin therur me thika në trup e që si pasojë e plagëve të marra Xh., kishte ndërruar jetë në QKUK, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmitari Rexha duke u përgjigjur pyetjeve…

Lexo më Shumë

Rada Trajkoviq që është këshilltare e ministrit Nenad Rashiq, ka folur për kërcënimet që po u bëhen serbëve që janë rekrutuar në Policinë e Kosovës. Ajo ka thënë se refuzimi i pranimit nga serbët e veriut të policëve serbë nga pjesët e tjera të Kosovës, po e forcojnë argumentin se komunitetet nuk e përkrahin sundimin e ligjit. Në një shkrim në Tëitter, Trajkoqviq ka thënë se “serbët që punojnë në policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri”. “Veriu duhet të ketë një forcë policore që pasqyron përbërjen etnike të komunitetit shumicë në mënyrë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme prej 80 votash. “Sa i përket seancës plenare 18 gushtit, gjithsesi se janë ndërmarr të gjitha masat për të filluar seanca dhe do të fillon me 18 gusht. Sipas rregullave debati duhet të zgjas jo më shumë se 10 ditë pune, që ka të bëj me të drejtën e fjalës së deputetëve. Parlamenti vendos nëse në seancë janë prezent shumica e nevojshme për vendimmarrje konkrete dhe për atë aspekt nuk mund të prejudikohet mënyra nëse votimi do të ndodh në…

Lexo më Shumë

Arijanit Hoxha përmes një pres konference për media pas distancimit dhe largimit nga Lëvizja BESA bashkë me deputetin Bastri Bajramin, Valon Bela dhe disa antarë tjerë për shkak të bashkpunimit opozitar mes Kasamit, Gashit dhe Izet Mexhitit, thonë se nga sot do të funksionojnë si formacion i veçantë politik. ”Do të tentojmë nëpërmjet deputetit tonë në Kuvend që të kontribojmë që të bëhen ndryshimet Kushtetuese dhe të vazhdohet udhëtimi drejt BE-së. Me ata që kur u ndamë na ofendonin në mënyrë ç’njerzore sot BESA po bashkohet. Nëpërmjet forme tjetër po kthehet edhe deputeti që na la një thikë pas shpine”…

Lexo më Shumë

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shfaqur edhe një herë rezervat e tij për nismën rajonale, Ballkani i Hapur, gjatë një vizite në Shqipëri, të dielën. Ai u takua me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në Pustec, ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri. Të dy kryetarët folën më 23 korrik për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por interesi i gazetarëve bëri që deklarata e tyre për mediat të përqendrohet te Ballkani i Hapur. Pendarovski tha se mungesa e tri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismën rajonale është…

Lexo më Shumë