Author: Hamdi Kumanova

Aktori dhe këngëtari i njohur Johnny Depp, raportohet se javën e kaluar është gjetur pa ndjenja në dhomën e një hoteli në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Ai ishte aty për të performuar në një koncert me grupin e tij “Hollywood Vampires“, por që nuk shkoi gjithçka si duhet, pasi që koncerti u anulua. Kjo pasi siç raportohet Depp, kishte humbur kontrollin e zërit. Lidhur me shqetësimin shëndetësor të yllit amerikan, ishte lajmëruar edhe një mjek, por ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje. Mijëra fansa udhëtuan me qindra kilometra, por në fund ngelën të zhgënjyer. Mediat raportojnë se 60-vjeçari ishte…

Lexo më Shumë

Ekonomia gjermane po lëkundet. Shënohen rënie në industrinë e makinerive, elektroteknike dhe industrinë kimike. Shtohen shqetësimet për ekonominë e përgjithshme. Në fillim të gjysmës së dytë të vitit, gjendja në ekonominë gjermane u përkeqësua papritur. Klima e biznesit sipas Ifo ka shënuar rënie në korrik nga 88.6 pikë në muajin e kaluar në 87.3 pikë. Rënie e klimës së biznesit është shënuar për të tretën herë radhazi, njoftoi Instituti ifo i Mynihut në sondazhin e tij me rreth 9.000 menaxherë. Ekspertët prisnin një rënie më të vogël. Klima e biznesit është e turbullt në të gjitha fushat. Në industrinë e…

Lexo më Shumë

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar gjate orëve të natës në zonën Evozmo të Selanikut. Viktima është Erald Jonuzi i datëlindjes 1988, 35 vjeç Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba. Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes. Burime policore thane se rasti është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë piste tjetër.

Lexo më Shumë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e shoqëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një ekspozitë ku u paraqitën raketat balistike të ndaluara të Koresë së Veriut. Dy përfaqësuesit e Rusisë dhe Koresë së Veriut u zotuan të rrisin lidhjet mes dy vendeve, raportoi të enjten media shtetërore e Koresë së Veriut. Ministri rus, Shoigu, dhe një delegacion kinez, përfshirë një anëtar të Byrosë Politike, mbërritën në Korenë e Veriut këtë javë për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë, të festuar në Korenë e Veriut si “Dita e Fitores”. Raketat e shfaqura në ekspozitë ishin ndaluar…

Lexo më Shumë

Depresioni mund të ndodhë në çdo kohë të jetës. Kjo është arsyeja pse ju duhet të dini se si të njihni simptomat e heshtura që mund të jenë një simptomë e kësaj gjendjeje. Në këtë mënyrë, nëse ju ose një anëtar i ngushtë i familjes filloni të vuani prej saj, do të jeni më të përgatitur për ta pranuar atë. Irritueshmëria Është shumë e zakonshme të mendosh se depresioni shoqërohet me trishtim dhe lot. Megjithatë, disa njerëz përjetojnë irritim dhe zemërim si pjesë e këtij çrregullimi. Kjo nuk do të thotë se trishtimi nuk është aty. Vetëm se këta njerëz…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se katër vjet e gjysmë, Dhomat e Specializuar me seli në Hagë i kanë ndërprerë hetimet ndaj Driton Lajçit, ish-udhëheqës për Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar nga Gjykata Speciale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Lajmin për ndërprerjen e hetimeve ndaj Lajçit e ka konfirmuar sot zyra e avokatisë së Toby Cadman, mbrojtës i Lajçit. Lajçi dyshohej se në cilësinë e Udhëheqësit të Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, kishte penguar drejtësinë dhe kishte zbuluar disa dokumentacione konfidenciale. Avokati mbrojtës i Lajçit, Toby Cadman në një intervistë për “Info Plus” në RTK ndërprerjen…

Lexo më Shumë

Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore të Nigerit, kanë shpallur grusht shteti në televizionin kombëtar, duke thënë se kanë shpërbërë kushtetutën, kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar punën në të gjitha institucionet. – Advertisements – Në daljen publike, koloneli Maj Amadou Abdramane, bashkë me nëntë ushtarë të tjerë thanë se forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë kanë vendosur t’i japin fund “regjimit”. “Kjo vjen pas përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe qeverisjes së dobët ekonomike dhe sociale”. “Të gjithë partnerëve të jashtëm u kërkohet të mos ndërhyjnë. Kufijtë tokësorë dhe ajrorë janë të mbyllur derisa situata të stabilizohet”,…

Lexo më Shumë

Kur është vapë, duhet të pimë shumë lëngje për të mbrojtur trupin tonë nga dehidratimi. Por a janë të gjitha pijet të përshtatshme për këtë rast? Idealja është konsumi i ujit! Ka edhe shumë pije që në vend që të na freskojnë, kanë efekt të kundërt. Le të shohim më poshtë se cilat janë ato: Alkooli, edhe nëse është i ftohtë Kur është shumë nxehtë, mendojmë se një gotë verë roze, për shembull, është ideale për të na freskuar. Megjithatë, alkooli është diuretik dhe na dehidraton, ndaj është mirë ta shmangim atë. Pije freskuese dhe lëngje/pije me sheqer Kur një…

Lexo më Shumë

Të mërkurën, shërbimi i sigurisë së Ukrainës pranoi se ishte përgjegjës për një shpërthim që dëmtoi rëndë urën e Kerçit, që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, në muajin tetor të vitit të kaluar. Shpërthimi, i shkaktuar nga një kamioni me bombë, rezultoi në tre viktima. Duke folur në televizionin kombëtar ukrainas të mërkurën, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk tha se agjencia e tij qëndronte pas sulmit. “Kishte shumë operacione të ndryshme, operacione speciale. Për disa prej tyre do të mund të flasim publikisht dhe me zë të lartë pas fitores, nuk do të flasim fare…

Lexo më Shumë

Edhe në diskursin publik po ndjehet një antagonizëm i rritur dhe tension në mes të dy komuniteteve etnike. Kështu u shpreh eksperti politik Petar Arsovski, duke e komentuar deklaratën e nënkryetarit të BDI-së Bujar Osmanit, se në vend është krijuar një qendër hibride politiko-ekonomike, kundër BDI-së, të cilën e shohin si sinonim i barazisë etnike. Mbi këtë tezë ka dy aspekte vlerëson Arsovski, ai legjitim, që është rritja e vëmendjes kritike nga opinioni, për shkak të kohës së gjatë të BDI-së në pushtet dhe përqëndrimit të fuqisë dhe ajo jolegjitime që rrezikon demokracinë multikulturore. Kjo situatë është rezultat edhe…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot vazhdoi seancën e 120-të me debat për Propozimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujërave dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë Marko Bislimoski, mori mbështetje nga deputetët për një mandat të dytë si kryetar i KRRE-së. Anëtarë të këtij organi u zgjodhën Aleksandar Çebotarev, Faton Ambari dhe Merita Dema. Deputetët e opozitës janë shprehur të pakënaqur me kandidatët e propozuar për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Rregullator. Sipas tyre, shkelet përfaqësimi i drejtë në Komision, sepse pothuajse gjysma e të punësuarve janë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti sot vizitoi shërbimin Emergjent mjekësor në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit ISHP Shkup, me qëllim për tu informuar mbi punën, e cila është me volum të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur vendin. Mexhiti foli me punonjësit shëndetësorë që janë pjesë e këtij shërbimi dhe që janë në krye të detyrës kur bëhet fjalë për emergjencat që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, gjithashtu duke u interesuar për sfidat me të cilat përballen çdo ditë në terren. Gjatë takimit, Mexhiti theksoi se Shërbimi Emergjent Mjekësor luan një rol kyç në ofrimin e…

Lexo më Shumë