Misioni vlerësues i iniciuar nga BE-ja mbi punën e gjykatave në Maqedoni të Veriut, nesër zbarkon në Shkup. Në llupën ekspertëve Evropian do të jetë puna e Këshilli Gjyqësor, lëndët, veprimet, hapat e ndërmarra dhe gjithçka tjetër që lidhet me organin më të lartë të drejtësisë në vend. “Ekipi i ekspertëve nga vendet anëtare të BE-së do ta analizojnë punën e Këshillit Gjyqësor, duke propozuar masa afatgjate dhe afatshkurtra, përfshirë veprimet institucionale dhe legjislative me qëllim forcimin e pavarësisë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e këtij trupi të rëndësishëm për gjyqësorin”, thonë nga Delegacioni i BE-së në Shkup. Misioni do të udhëhiqet…
Author: Hamdi Kumanova
Banorët e Sllupçanit të Likovës sërish nuk i lejuan ekipet e EVN-së të punojnë në rrjet, thonë nga EVN. Nga atje shtojnë se vazhdon rezistenca e vendasve nga Sllupçani, të cilët sot nuk lejuan që ekipet e EVN-së të punojnë. Në terren ka qenë prezent edhe policia. EVN-ja deri në media i ka dërguar edhe kërkesat e banorëve të këtij fshati ku ata kërkojnë që t’u falen borxhet e mëparshme, të cilat siç theksojnë nga kompania arrijnë shumën prej disa mijëra eurosh, për të marrin kyçje të reja falas, pa dallim sa shumë do të shpenzojnë në të ardhmen, të…
Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Kristian Rigano, i cili njihet si një prej sulmuesit më pjellorë të Seria B dhe A, ka përfunduar duke punuar si murator. Sulmuesi që luajti me fanellën vjollce nga viti 2002 deri në vitin 2005, edhe pse ka shënuar mbi 300 gola në 520 në futbollin italian, mbeti gjithmonë djali punëtor nga Lipari. Tashmë që i është rikthyer punës së krahut, ai tregon se punonte gjithë ditën dhe në mbrëmje shkonte në stërvitje kur ishte i ri, derisa, një ditë, ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionit u realizua. “Isha në Taranto. Xhiovanni Galli më telefonoi,…
Dje (25-korrik) në ora 17:10 në Njësinë policore në Galatë, personi M.K.(67) nga Vrapçishti i Gostivarit ka raportuar se nipi i tij tetë vjeçar nga Republika Sllovake, në ora 11:20 në Vrapçisht është kafshuar nga një qen endacak.TS
Meqë jemi shtet etnik, vijmë te një çështja thelbësore, Ministri i Jashtëm në këtë moment historik nuk guxon të jetë shqiptar, sepse për entitetin dhe identitetin maqedonas po negociohet. Nuk do të thotë asgjë për të. Identiteti maqedonas nuk do të thotë asgjë për të. Nuk do të thotë asgjë për të, sepse ai është një secesionist. Kështu e ka përfunduar fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, Dimitar Apasiev kryetari i partisë “E Majta”. Sipas tij, kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ëndërron për një shtet tjetër. “Prandaj, çështja etnike duhet të mbetet në domenin e kombit etnik dominues,…
Dje (25-korrik) në ora 19:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, 36-vjeçari banor i një fshati të Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 18:15 në rrugën Beliçica në Gostivar, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura familjare, ka qenë i sulmuar fizikisht nga vëllai i tij R.O., i cili i ka dëmtuar edhe celularin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, qeveria miratoi masën e ndërhyrjes për grurin dhe elbin, pra për të mundësuar mbështetjen e magazinimit nga korrja e vitit 2023. Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski, i cili sot ishte për vizitë në Sveti Nikollë. “Në seancën e sotme të Qeverisë do të miratohet masa e përkohshme nga Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për deponimin e grurit dhe elbit. Masa intervenuese ofron mbështetje për fermerët për deponimin e elbit dhe grurit brenda nëntë muajve, ndërsa më parë kjo mbështetje ka zgjatur dy muaj”,…
Në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë është gjetur dje në grua e mbytur. SPB Ohër kumtoi se pas ekspertizës së kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për një grua 67 vjeçare nga Resnja. “Në SPB Strugë, dje në ora 15 e 25 minuta është paraqitur se, në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë, është vërejtur një trup i pajetë. Nga ekspertiza e kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për F.S. (67) nga Resnja, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Mjeket e Shtëpisë së Shëndetit dhe Ndihmës Urgjente nga…
OLAF – Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit ka hapur 36 hetime për abuzime me fonde evropiane në Ballkanin Perëndimor në 5 vitet e fundit. Prej tyre, gjysma, apo 18 raste janë për abuzime nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut./ Euronews Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të publikara, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut. Zyra…
Bayern Munich është gjithnjë e më shumë pranë transferimit të sulmuesit të Tottenham, Harry Kane. Edhe pse PSG është futur në garë, gjermanët janë të qetë pasi Kane preferon vetëm ata. Kane ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe mund të largohet nga Tottenham me parametra zero sezonin e ardhshëm, kështu që klubi anglez është i hapur për ta shitur tashmë në verë, por vetëm me një ofertë të majme. Pak javë më parë, Bayern ofroi 70 milionë euro, por oferta u refuzua nga Tottenham, pasi kërkon të paktën 100 milionë për ta lënë të lirë. Këtë shifër Bayern…
Një pjesëtar i ekuipazhit të një anije mallrash vdiq të mërkurën pasi anija që po transportonte gati 3.000 vetura u kaplua nga zjarri. Roja bregdetare holandeze tha se anije po vazhdonte të digjej dhe se edhe disa persona të tjera kishin mbetur të lënduar. Tentimet për të shpëtuar anijen po vazhdojnë ende pranë Holandës, një vend të rëndësishëm për shpendët shtegtarë. Varka dhe helikopterë u përdorën për t’i ndihmuar 23 anëtarët e ekuipazhit pasi ata u përpoqën ta shuajnë zjarrin, tha roja bregdetare në një deklaratë. Disa nga anëtarët e ekuipazhit u hodhën nga ku verta e anijes në det…
Në praninë e ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe kryetarit të Manastirit, Toni Konjanovski, sot në Jurop Haus Manastir, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir dhe Mikela Telativ, drejtoreshë e zyrës së UNOPS për Maqedoninë e Veriut me ceremoninë e nënshkrimit do ta fillojnë programin “BE-ja për ajër të pastër”. Siç informojnë nga Delegacioni i BE-së, Programi “BE-ja për ajër të pastër” ka për qëllim të kontribuojë për uljen e emetimeve të grimcave dhe ndotësve në Manastir, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, me çka do të përmirësohet cilësia e ajrit në vend. Theksohet se…

