Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami nga sot ka zgjedhur që të veproj si i pavarur në Kuvend. Kështu përmes një njoftimi ai thotë që nga sot do të funksionojë si deputet i pavarur. “Unë, deputeti i nënshkruar Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. – thuhet në deklaratën dërguar Talat Xhaferit. Më herët edhe zv/kryetari i Besës, Arianit Hoxha, bëri të ditur se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “blloku opozitar”. Ndërkohë, edhe deputeti tjetër Kastriot Rexhepi, është larguar nga Lëvizja BESA…
Author: Hamdi Kumanova
Një ndërprerje e energjisë në ndërtesën e NASA-s në Huston ndërpreu komunikimin midis kontrollit të misionit dhe Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) të martën, duke e detyruar agjencinë hapësinore të mbështetet në sistemet e kontrollit rezervë për herë të parë. Ndërprerja nënkuptonte se kontrolli i misionit humbi komandën, telemetrinë dhe komunikimin zanor me stacionin në orbitë. Ndërprerja e energjisë u shkaktua për shkak të punimeve në ndërtesën në Qendrën Hapësinore Johnson të Hustonit. Ekuipazhi u njoftua për problemin përmes sistemeve ruse të komunikimit, brenda 20 minutave nga ndërprerja, shkruan Guardian, përcjell rtv21.tv. Menaxheri i programit të stacionit hapësinor Joel Montalbano…
Jennifer Destefano iu përgjigj një telefonate nga një numër që ajo nuk e njihte. “Mami, jam ngatërruar keq,” i tha zëri i vajzës së saj, duke qarë. “Këta njerëz të këqij më kanë marrë mua”.Një burrë vijoi më tej të kërkonte para, ose do të drogonte vajzën e saj dhe do ta linte në Meksikë. Por ndërsa ajo e mbante atë në telefon, miqtë arritën të takonin vajzën e saj dhe ajo ishte e lirë. Po shijonte udhëtimin e saj në Arizona. Zonja DeStefano, ende e tronditur, e tregoi këtë histori në një seancë dëgjimore të nënkomitetit të Senatit amerikan…
Kosova i është bashkuar sërish shteteve të perëndimit për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë prej kur ka filluar lufta në Ukrainë. Kjo u bë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në kuadër të pikës “Shqyrtimi i propozim vendimit për ndryshimin e vendimit të qeverisë për zbatimin të vendimit të BE-së dhe ShBA-së për vendosje të sanksioneve ndaj federatës ruse dhe të Bjellorusisë”. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar miratimin e këtyre masave në kuadër të pakos së 11. “Kështu u zbatuan masa të reja kufizuese ndaj Rusisë. Pako e rënë dakord…
Gjashtë hektarë sipërfaqe janë djegur në fshatin Jaçincë, kumtoi sot qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë. Zjarri, siç theksojnë ka ndodhur në orët e pasdites, ka përfshirë barë të thatë, jashtë dhe një objekt ndihmës. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë zjarrfikës nga Kumanova dhe Nagoriçani i Vjetër.
Gjyqi i një gruaje amerikane të akuzuar për prerjen e kokës së të dashurit dhe asgjësimin e trupit të tij, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si për detajet tronditëse të çështjes që tronditi SHBA-në vitin e kaluar, ashtu edhe për sjelljen e pazakontë të të pandehurës në gjykatë. Taylor Schabusiness, 25 vjeç, u arrestua në shkurt 2022 për vrasjen e Shad Thyrion në shtëpinë e nënës së viktimës në zonën Green Bay të Wisconsin. Sipas gjetjeve të hetuesve, Schabusiness ia preu kokën Thyrion-it, gjymtoi dhe më pas e copëtoi trupin e tij. Nëna e të riut ka gjetur kokën…
Gjykata e Apelit ka rritur me 5 vite burg masën e dënimit për Agron Tanushin i cili në 2020 vrau ish kunatën Jetmira Hasani. Ndërkohë Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 23 vite burg. Nëna e Jetmira Hasani ishte në gjykatë për të dëgjuar masën e dënimit për atë që i vranë të bijën. Ajo thotë se nëse do të ishte vetë gjyqtarja do e dënonte me burg për jetë pasi gjëma që i ka bërë është e madhe. Jetmira Hasani, 34 vjeçe u vra në shtator mbrëmjen e muajit tetor 2020 nga kunati i saj, Agron…
Kreu i Partisë së Kuqe të Norvegjisë, Bjernar Moxnes, ka dhënë dorëheqjen pasi u filmua duke vjedhur syze luksoze në aeroportin e Oslos. Moxnes, partia e majtë e të cilit ka tetë vende në parlament, u kap në kamera muajin e kaluar duke vjedhur syze dielli Hugo Boss nga një dyqan. Pasi pamjet u bënë virale, Moxnes mori pushim mjekësor në fillim të korrikut, transmeton Portalb.mk. Ai e pranoi vjedhjen dhe dha dorëheqje nga posti i tij dje. “Shumë më kanë pyetur se si mund të kisha bërë diçka kaq budallaqe. Edhe unë e kam pyetur veten shumë herë në…
Ish-ministri i mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, ka thënë se qeveria greke duhet të kërkojë ndihëm nga Rusia. Panos Kamennos theksoi se pa avionin amfib rus Be-200 është e pamundur të përballesh me flakët që digjen jashtë kontrollit në ishujt e Rodos dhe Korfuzit. “Asgjë nuk ndodh pa Beriev. Le të përkulim kokën dhe të kërkojmë ndihmë. Ata do të na japin…”, ka shkruar ai në Twitter. Avioni gjigant rus, Beriev u dëshmua të ishte një armë e rëndësishme për shuarjen e flakëve gjatë sezonit të zjarrit grek. Mijëra turistë janë evakuuar nga Greqia pasi zjarret e rrezikshme të përhapura…
Ekipe të shumta të EVN-Maqedoni kanë tentuar që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm të futen në fshatin Sllupçan të Likovës dhe të vënë orëmatësit jashtë shtëpive, përkundër marrëveshjes ditë më parë mes banorëve dhe drejtorisë së EVN-së që, të përmbyllen bisedimet konkrete dhe më pas, të lejohen aktivitetet punuese të kompanisë energjetike. Pasi janë organizuar, banorët e Sllupçanit kanë arritur t’i përzënë punonjësit dhe të përsëritin kërkesat e tyre drejtuar kompanisë, ndërsa kanë bërë thirrje për respektim të marrëveshjes, në të kundërtën mund të eskalojë situata. “Kjo që si hajdut vjen EVN herët në mëngjes, tregon se…
Aktori Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë ku ka treguar se i është dashur të kalojë disa orë të mira. Ka qenë vetë Goni i cili ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm. “Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence”, e nis tregimin e tij Agron Llakaj Agroni tregon se si një “i fortë” kërcënonte e ofendonte mjekun për shërbimin ndaj babait të tij. Postimi i plotë i Agron Llakaj: Kjo fotografi…
Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia e Selanikut. Sipas mediave greke, mësohet se pas një kontrollit në banesën ku ai qëndronte, janë gjetur dhe sekuestruar drogë e armë. Gjithashtu, në kontrollin e ushtruar në shtëpinë e 40-vjeçarit, u gjet dhe u konfiskua shuma prej 1800 eurosh, si rezultat i shitjes së drogës. Ai banonte në zonën e Sykes.

