Author: Hamdi Kumanova

Më 26 korrik të vitit 1963, Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1070 persona ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë. Nga tërmeti u shkatërruan 15800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28000 të tjera. Mbi 200000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit, shkruan zhurnal. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë…

Lexo më Shumë

Gjatë punimeve për rikonstruksionin e shtëpisë së tij në vitet 1960, një burrë turk bëri një zbulim befasues, ndërsa ndiqte pulat e tij përmes një vrime në bodrum. Ai gjeti një qytet nëntokësor të braktisur 2000-vjeçar që dikur ishte shtëpia e më shumë se 20 mijë njerëzve. Burri që shkatërroi një mur arriti në qytetin antik të quajtur Elengubu, i njohur tani si Derinkuyu. I vendosur mbi 85 metra nën rajonin e Kapadokisë, Derinkuyu është qyteti më i madh nëntokësor i gërmuar ndonjëherë në botë dhe besohet të jetë i lidhur me më shumë se 200 qytete më të…

Lexo më Shumë

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas raportimeve se policët e rinj serbë janë kërcënuar pasi kanë filluar punën të hënën në veri të Kosovës. 74 policë të rinj nga të gjitha komunitetet joshumicë kanë filluar punën të hënën në veri të Kosovës. Nga ky institucion kanë njoftuar se 45 prej tyre janë të komunitetit serb, 16 boshnjakë, tre turq dhe tetë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Barbano tha se është i shqetësuar për raportimet e mediave rreth mesazheve kërcënuese ndaj policëve të rinj të Kosovës, që vijnë nga komunitetet jo-shumicë. ”Jam shumë i…

Lexo më Shumë

Një gjinekolog që abuzoi seksualisht me pacientet e tij për mbi dy dekada në spitale prestigjoze të Nju Jorkut u dënua me 20 vjet burg të martën. Gjykatësi federal tha se krimet ishin të paprecentë. Dënimi i 64-vjeçarit Robert Hadden shënon një pikë kthese për qindra ish-paciente që e akuzuan mjekun se i ngacmonte gjatë ekzaminimeve, ndërsa gjinekologu i kishte shpëtuar qelisë gjatë një gjykimi të mëparshëm. Ndërsa kishte të drejtën për të folur të martën, mjeku Hadden qëndroi me duar të kryqëzuara duke thënë se, “kam shumë për të thënë” por se ai ishte këshilluar nga avokatët që deklarata…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh, përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore, dronë të vegjël dhe mjete të blinduara, njoftoi Pentagoni të martën. Armët po sigurohen përmes një ligji që e autorizon presidentin të ofrojë ndihma ushtarake për vendet e huaja në raste emergjente. Ndihma të tilla mund të arrijnë destinacionin pak ditë pas miratimit. Materialet do të vijnë nga inventari i tepërt i Shteteve të Bashkuara. Njoftimi për ndihmën vjen në një kohë kur trupat ukrainase kanë ndërmarrë një kundërofensivë të ngadaltë kundër agresorit rus. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha…

Lexo më Shumë

Duke qëndruar 40 orë në javë në punë, ne harrojmë ndikimin negativ që mund të ketë të qëndruarit ulur përpara një tavoline. Puna në zyrë ka qënë e lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si dhe shanset e një ataku në zemër. Prandaj është e domosdoshme që ne të marrim masa për të reduktuar këto rreziqe dhe të mbajmë një mënyrë jetese të shëndetshme. Kushtojini rëndësi këtyre 5 këshillave për të qëndruar të shëndetshëm në vendin e punës: 1. Hani mëngjes Mëngjesi është konsideruar si vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai e mban trupin tuaj në…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, sot me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës. Po ashtu me rastin e kësaj dite, në kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi. “Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë kryerje të detyrës si dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në këtë ditë do të…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Serbisë i kanë mohuar vazhdimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm aktivistit rus kundër luftës Vladimir Volokhonsky, më pak se dy javë pasi i refuzuan përkohësisht hyrjen Peter Nikitinit. Këta dy shtetas rusë kanë themeluar organizatën joqeveritare Shoqëria Demokratike Ruse. Shoqëria Demokratike Ruse – një shoqatë emigrantësh ruse në të cilën janë anëtarësuar dhjetëra mijëra njerëz që kur Rusia pushtoi Ukrainën – tha se Volokhonsky, i cili mbërriti nga Shën Petersburgu në maj të vitit të kaluar dhe iu dha një leje qëndrimi e përkohshme, u informua për vendimin më 25 korrik. Volokhonski i tha…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar 10 vjet burgim mësuesin Xhevdet Jonuzajn, i cili akuzohet se vrau babën e nxënëses së tij për hakmarrje. Sipas aktgjykimit, i akuzuari gjithashtu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën e dytë, ata për armëmbajtje pa leje , i cili obligohet ta paguaj në afat prej 3 muajsh. Gjithashtu gjykata ka kërcuar edhe konfiskimi i armës me të cilin është kryer vepra penale. Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 14 shkurt 2022, e ngarkon të pandehurit Xhevdet Januzaj se më 18 maj 2021, rreth…

Lexo më Shumë

Shumica e duan verën, por jo edhe të nxehtin e padurueshëm. Ata që nuk kanë shkuar në pushime në këto ditë me temperature të larta, duhet të vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre, pavarësisht rekomandimeve për të mos dalë në diell në mesditë. “Edhe pse temperaturat janë maksimale dhe rekomandimet janë që qytetarët të mundohen të mos lëvizin në pikun e të nxehtit, diçka e tillë siç e shihni nuk ndodh, sepse të gjitha kanë obligime që duhet t’i kryejnë, madje ka edhe turistë të cilët kanë ardhur të vizitojnë Shkupin. Lajmi i mirë është se nga nesër moti do…

Lexo më Shumë

Edhe pse Komisioni për çështje kushtetuese pranoi propozimin për ndryshimet kushtetuese, Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe më tej këmbëngul se partia e tij nuk do t’i mbështesë këto ndryshime. I bën thirrje pushtetit që nëse pretendon se i ka votat e 80 deputetëve për ndryshime kushtetuese, menjëherë të caktojnë seancën kuvendore që t’i votojnë ndryshimet dhe mos të presin 18 gushtin. “Ua lë evropianëve të vazhdojnë agjendën e tyre evropiane, ndërsa ne do të mbahemi me Agjendën tonë maqedonase dhe do t’i mbrojmë interesat tona maqedonase. Besoni se 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë dhe preciz…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjensionit të pronës së Konfiskuar, Driton Nebiu ka njoftuar se buxhetit të shtetit i janë transferuar afro 650mi euro nga pronat e konfiskuara të cilat janë shitur në bazë të vendimeve përfundimtare të gjykatës, shkruan Top24 “AGJENSIONI, NË PERIUDHËN NGA MARSI DERI NË KORRIK 2023, në bazë të vendimeve përfundimtare të gjykatës, ka konfiskuar mjete dhe ka kryer shitje të suksesshme të pasurisë së konfiskuar, për të cilën BUXHETIT TË SHTETIT I JANË TRANSFERUAR 40.000.000 DENARË OSE 650.000 EURO.” shrkaun Driton Nebiu.

Lexo më Shumë