Author: Hamdi Kumanova

Nevzat Bejta nga i ashtuquajturi Grupi i Zjarrit në BDI ka folur për INA se si ndodhi ndarja e rrugëve me Izet Mexhitin dhe a ka tradhëti në këtë mision që e nisën bashkërisht. “Na nuk kemi bërë tradhëti, sepse ne vazhdojmë aktivitetin tonë në kuadër të strukturës partiake në BDI. Vazhdojmë të insistojmë me kërkesat tona përbrenda dhe jo te dalim dhe ta dëmtojmë BDI-në. Unë , Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi ishim që idenë ta zhvillojmë përbrenda, kurse Izet Mexhiti ishte për të kriju lëvizje dhe për ta braktisë BDI-në”, theksoi për INA, Nevzat Bejta nga BDI.…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor ka përzgjedhur sot 25 gjyqtarë që do të gjykojnë në shtatë gjykata në vend. Të gjithë gjyqtarët e sapozgjedhur, siç theksuan anëtarët e Këshillit Gjyqësor, u përzgjodhën sipas arritjeve dhe pikëve të fituara në testimet e zhvilluara nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe në testet dhe kontrollet e kryera nga komisioni për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Këshillit Gjyqësor. Anëtarët e Këshillit nuk kursyen lëvdata për gjyqtarët e ardhshëm dhe u uruan suksese në punën e tyre. Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, nga 13 kandidatë të regjistruar, u zgjodhën shtatë më lartë të renditurit, përkatësisht: Marija Begoviq,…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot duhej të mbajë konferencë shtypi ku pritej të tregojë detaje rreth koncesioneve për minierën “Ilovica-Shtuka”. Konferenca për shtyp, siç kumtoi Qeveria, është anuluar dhe do të ricaktohet. Pika për minierën Ilovica sot është në rend dite në seancën qeveritare. Ministri Bekteshi duhet të informojë për të gjitha procedurat juridike nga viti 2012. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dje konfirmoi se Qeveria do të debatojë për koncesionin dhe përsëriti se do të respektohet vendimi i qytetarëve nëse shprehen kundër hapjes së kapaciteteve të tilla në këtë rajon.

Lexo më Shumë

Nga nesër pritet ndryshim i motit. Siç njofton DPHM, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë e nxehtë, por do të fryjë erë e fortë jugperëndimore, në shumë vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Më pas nga fundi i ditës për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu do të fillojë të fryjë erë e intensifikuar veriore, herë pas here e fortë. Gjithashtu do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta dhe breshër. Sipas DPHM, erë e fortë veriore do…

Lexo më Shumë

Komisioni për parandalimin e korrupsionit është duke punuar në lëndë kundër kreut të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini mbi kallëzimin anonim për punësimin e dy anëtarëve nga e njëjta familje në gjykatë. Sipas Anti-korrupsionit procesi aktualisht është në fazën e vërtetimit të gjendjes faktike. Deri atëherë organi për detektimin e shkeljeve ligjore përmbahet nga komentimi i procedurës dhe dyshimeve të shtruara në kallëzimin penal të pranuar më 28 qershor. Vetë Sejdini në paraqitjen e tij të fundit deklaroi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Sipas tij, ai nuk ka njohuri për punësimet pasi ato janë kompetencë e Administratorit…

Lexo më Shumë

Do ta mbështesim propozimin, por është dashur të propozohet heqja e “20 për qind e shqiptarëve” nga Kushtetuta kështu ka deklaruar Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa informon Tetovasot Deputeti nga Besa, Fadil Zendeli, tha se ai dhe kolegu i tij do të mbështesin amendamentet kushtetuese, por edhe u ngrit sërish për kërkesën e tyre për heqjen e “20 për qind” të shqiptarëve nga Kushtetuta.TS

Lexo më Shumë

“E ardhmja e vendit nuk është vetëm përgjegjësi e Qeverisë, por e kujtdo që është dakord që vendi të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Vendi është në pikë kritike dhe kushdo që dëshiron të shohë progres duhet të marrë përgjegjësi”. Kështu deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë intervistës së sotme në emisionin “Click Plus” në TV21. Për këtë, shtoi Osmani, është e nevojshme të krijohet një front europian që do të marrë rolin udhëheqës në atë rrugë dhe do të jetë më shumë se udhëheqje e politikës ditore. “Tani është koha kur duhet të mbajmë përgjegjësi për…

Lexo më Shumë

Kur është vapë, duhet të pimë shumë lëngje për të mbrojtur trupin tonë nga dehidratimi. Por a janë të gjitha pijet të përshtatshme për këtë rast? Idealja është konsumi i ujit! Ka edhe shumë pije që në vend që të na freskojnë, kanë efekt të kundërt. Le të shohim më poshtë se cilat janë ato: Alkooli, edhe nëse është i ftohtë Kur është shumë nxehtë, mendojmë se një gotë verë roze, për shembull, është ideale për të na freskuar. Megjithatë, alkooli është diuretik dhe na dehidraton, ndaj është mirë ta shmangim atë. Pije freskuese dhe lëngje/pije me sheqer Kur një…

Lexo më Shumë

Dje (24-korrik) në ora 18:10 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën lokale nga Kamnjani Tetovës për në Sellarcë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës Opel Corsa me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.A. nga Kamnjani dhe një motoçikletë me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar një i mitur nga i njëjti fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Me autorizim të prokurorit, një ekip inspektues nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.TS

Lexo më Shumë

Deputeti dhe kryetari i Partisë E Majta, Dimitar Apasiev sot në Komisionin për çështje kushtetuese deklaroi se nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese. “Nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese, sepse mendojmë se një debat përmbajtjesor është i pavlerë, sepse ju kryeministër e keni bërë llogarinë pa hanxhiun, ju keni hyrë në këtë proces pa siguruar dy të tretat e shumicës”, ka thënë Apasievi. Ai akuzoi pushtetin se nuk ka siguruar asnjë garanci shtetërore dhe shtoi se Bullgaria dhe vendet e tjera mund të na vendosin veto në rrugën drejt BE-së. Sipas Apasievit, madje askush nuk flet për pasojat…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (25-korrik) në ora 01:40 në Policinë Gostivarit, S.B.(21) nga Padalishtja e Gostivarit ka raportuar se dy orë më parë vëllai i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i tij i mitur. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.TS

Lexo më Shumë