Author: Hamdi Kumanova

Mësimi i vitit shkollor 2022/2023 nesër (9 qershor) do të përfundojë për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa nxënësit e shkollave fillore deri në pushimin veror do të punojnë edhe tre ditë- dita e fundit e mësimit për ta është të mërkurën, 14 qershor. Prolongimi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore është shkaku i zgjatjes së pushimeve dimërore për të kursyer energji elektrike për ngrohje nëpër shkolla, kështu që gjysmëvjetori i dytë në vend se në 18 janar atëherë filloi më 23 janar. Datat janë shënuar edhe në kalendarët e modifikuar të MASH-it për organizimin e punës për…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Nenin 9 paragrafi 6 në pjesën: “edhe personat e angazhuar në bazë të kontratës në vepër apo kontratës autoriale” nga Rregullorja për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e licencës për transmetim për radio dhe televizion. (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”) Nr. 172/2014 dhe Nr. 76/20150, të përfshirë në lëndën Referat U.nr. 32/2022. Në dispozitën e plotë të miratuar nga ana e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thuhet: “Si persona të punësuar, konsiderohen personat në marrëdhënie pune me orare të plotë tek radiodifuzeri dhe personat e angazhuar në…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski thotë se për pjesëmarrjen e partisë së tij në një koalicion të mundshëm të gjerë qeveritar, qëllimi do të jetë lufta kundër korrupsionit. “Nëse do të ndodhte një lëvizje e tillë, një projeksion i një qeverie më të gjerë, VMRO-DPMNE nuk e ka ndërmend të jetë një plotësues. Nëse hyn në një qeveri të tillë, synimi është të luftosh korrupsionin dhe krimin. Nëse në një qeveri të tillë është VMRO-DPMNE, do të publikohet marrëveshja me “Bechtel dhe Enka”, p.sh. është e palogjikshme që një parti opozitare të hyjë në një…

Lexo më Shumë

Lionel Messi ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në ligën amerikane të futbollit, MLS, tek skuadra e Inter Miamit. Kështu është shuar ëndrra e tifozëve të Barcelonës për ta parë atë sërish në “Camp Nou”, edhe pse ditëve të fundit kjo mundësi dukej shumë e afërt. Menjëherë pasi është arritur marrëveshja, Messi ka zbuluar edhe arsyet pse vendosi që të mos kthehet te gjiganti spanjoll. Ai ka thënë se arsyeja kryesore ishte se nuk donte ta përjetonte edhe njëherë një situatë të ngjashme me atë që i ndodhi kur u largua drejt PSG-së, transmeton KosovaPress. “Doja të kthehesha,…

Lexo më Shumë

LSDM-ja e ka përshëndetur epilogun e takimin të liderëve të mbajtur ditë e mërkurë. “Përsëri treguam kapacitet shtetëror duke vërtetuar edhe njëherë se e ardhmja e qytetarëve dhe interesi shtetëror janë në rend të parë. Për këtë arsye edhe propozuan bashkim rreth konceptit evropian. VMRO të kycet në qeverinë e unitetit për integrime evropiane”, thonë nga LSDM. “Dialogu duhet të vazhdojë që në fund të gjithë të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët se është më mirë që vendi të integrohet në BE. Vendimi për BE-në duhet të jetë i përbashkët, prandaj bëjmë thirrje për bashkim rreth drejtimit strategjik të vendit,…

Lexo më Shumë

Dy persona në Zveçan kanë informuar policinë se mbrëmjen e së martës derisa ishin në veturë, janë sulmuar nga persona të panjohur. Bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Lexo më Shumë

Satistikat e bëra me dije nga Eurostat tregojnë se gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të posaçme tyren në shtëpitë ku jetojnë. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e bashkimit europian në 26%. Grupmosha që vuan më shumë nga fenomeni përfshin ata në intervalin 15 –19 vjeç. Ndërkohë për grupmoshat e tjera të popullsisë përqindja është më e ulët në 51.8%, ndërsa mesatarja e BE qëndron në 17%. Në Ballkan përpara nesh me përqindje më të madhe qëndron Mali Zi, ndërsa vendin e tretë e zë Serbia. Por…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë, Fazli Krasniqi, babai i dëshmorit të kombit, Afrim Krasniqi nga fshati Bardh, Komuna e Malishevës Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tij, Kastrioti. Ai ka bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00. Njoftimi i plotë: “NJOFTIM… Njoftoj të gjithë Shok,Dashamir sot Me Daten 08.06.2023 Ne Oren 14:00 Behet Varrimi i Të Ndjerit Axhës Tonë… Fazli Rrahim Krasniqi Baba i Dëshmorit AFRIM KRASNIQI. Ne Varrezat e Fsh.Bardhë(Lladroviq) Me Pjesëmarrjen Tuaj e ndajmë Dhimbjen Së Bashku.. Te allahit jemi, dhe te aj dote kthehemi ME RESPEKT FAMILJA KRASNIQI”.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, thanë më 7 qershor se financimi i aleancës ushtarake do të jetë një nga temat kryesore të samitit të ardhshëm në Vilnius, së bashku me zgjerimin e aleancës dhe garancitë për siguri. Smith dhe Stoltenberg, që morën pjesë në një konferencë virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, thanë se anëtarët do ta diskutojnë pragun për shpenzimin e të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s në mbrojtje . Smith u zotua se…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska tha se ka zbrazëti në sistemin tonë ligjor është ligji për konfiskimin e pronës në procedurë civile. “Pra kur konstaton se nuk ka mundësi për procedim penal, apo në terma popullorë, nëse e dimë që dikush ka qenë i papunë gjithë jetën dhe vozit një xhip 100.000 euro dhe ka një shtëpi 500.000 euro dhe nuk ka elemente për një vepër penale në Prokurori që në një procedurë e tillë civile do të mund të kontrollohet ligjshmëria e diçkaje që posedon”, tha Grkovska në “ClickPlus”. Zv. kryeministrja theksoi se…

Lexo më Shumë

Dr. Gladys McGarry mendoi se nuk do të shërohej kurrë kur burri dhe partneri i saj në biznes e lanë atë pas 46 vitesh martesë. Më pas ajo gjeti zërin, lumturinë dhe drejtimin e saj. “Është e vështirë të përcaktosh sasinë e gjërave që ndodhin në jetën tënde”, thotë Gladys McGarry në moshën 102-vjeçare. Jo shumë kohë para se të mbushte 70 vjeç, bashkëshorti i saj Bill, me të cilin ishte e martuar për 46 vjet, bëri kërkesë për divorc. McGarry dhe Bill nuk ishin vetëm të martuar për dekada, por edhe kolegë të ngushtë. Të dy ishin mjekë të përgjithshëm dhe ndër…

Lexo më Shumë

Përmbytjet në pjesën e poshtme të Dnipros në Ukrainë ka të ngjarë të fillojnë të zvogëlohen gjatë ditës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Në përditësimin e saj të rregullt të inteligjencës, ministria e Mbrojtjes thotë se bombardimet kanë “ndërlikuar disa përpjekje për të evakuuar civilët e zhvendosur nga zonat e përmbytura”. Larg katastrofës në Kherson pas thyerjes së digës Kakhovka, ministria e Mbrojtjes vlerëson se luftime të ashpra po vazhdojnë në disa seksione të vijës së frontit. “Në shumicën e zonave, Ukraina mban iniciativën, por gjithashtu trupat ruse ‘ka gjasa ende të…

Lexo më Shumë