Një motorist 76-vjeçar është gjobitur me 104 mijë paund për shpejtësi sepse po ecte me 82 kilometra në orë, në një zonë që shpejtësia e lejuar është 48.Bëhet fjalë për Anders Wiklof, një nga njerëzit më të pasur të Finlandës. Ai po ecte përgjatë një rruge në ishujt Aland, një arkipelag autonom në Detin Baltik që është pjesë e Finlandës dhe për shkak se Finlanda penalizon shoferët duke i gjobitur në bazë të të ardhurave të tyre, multimilioneri dhe biznesmeni Wiklof u godit me një gjobë të madhe. “Unë ngadalësova, por direkt i pash sirenat e policisë pas meje,” –…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori i BE-së, David Geer, në emisioni “Click Plus” në TV21 tha se dera e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian është e hapur, por nëse bëhen ndryshimet kushtetuese. “Ndryshimet kushtetuese janë një problem i madh. Është çështje sovraniteti për shtetin. Por unë mendoj se disa elementë do të jenë veçanërisht të rëndësishëm dhe do të duhet të merren parasysh pasi propozimi të publikohet dhe të bëhet i disponueshëm për publikun. Nëse më lejoni, do të filloj me ndryshimet kushtetuese, të cilat ju i përmendët tashmë. Mendoj se mbi të gjitha, koha dhe konteksti janë kyçe këtu. Vitin e kaluar në…
Aktualisht, thuajse të gjitha sëmundjet mendore dhe fizike janë rezultat i mënyrës së të ushqyerit dhe sigurisë e cilësisë së ushqimeve. Nutricionistët apelojnë për kujdes të posaçëm në përzgjedhjen e ushqimeve me qëllim parandalimin dhe shmangien e pasojave të rënda. “Thuajse 80 % e rasteve te vdekjse që nuk kanë të bëjnë me ndonjë sëmundje ngjitëse vijnë kryesisht vetëm nga mënyra e të ushqyerit dhe nga ushqimi që ne I marim në përditshmëri. Të gjitha sëmundjet aktualisht, qoftë ato mentale ose fizike kanë të bëjnë me mënyrën se si ushqehemi. Është mirë të kujdesemi pak më shumë për veten, të…
VMRO-DPMNE theksoi sot se mirëpret qëndrimin dhe gatishmërinë e BDI-së për të shkuar në opozitë, që sipas kjo vjen pas performancës së sotme dhe presionit të liderit të tyre, Hristijan Mickoski. Nga kjo parti thonë se ka mbetur që BDI të pajtohet për zbatim të prolonguar të ndryshimeve. “Ka mbetur që BDI përveç për në opozitë, të pajtohet për zbatim të prolonguar të ndryshimeve deri në periudhën e hyrjes së Maqedonisë në BE, pasi që të bindemi se nuk ka harmonizime të tjera të identitetit maqedonas. Duan apo s’duan, vitin e ardhshëm BDI do të jetë opozitë, por është mirë…
Federata e Xhudos së Kosovës ka organizuar demonstrimin e xhudos nga kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi, me ç’rast po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Në një fjalë rasti, Kurti ka thënë se Kelmendi mbetet sinonim i suksesit. “Majlinda në rrugëtimin e saj u bë simbol i shpresës dhe i përkushtimit në Republikën e Kosovës dhe anë e mbanë botës. closevolume_off Sot me kokën lart, Majlinda vazhdon të mbetet sinonim i suksesit për secilin prej nesh”, ka thënë Kurti. Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm, mësimi i sportit të xhudos do të…
Inspektorët e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor (ISSH) kanë hyrë në Spitalin Psikiatrin në Bardovcë, pasi që një person i hospitalizuar në spital, në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë video dramatike, në të cilat shihet se si e keqpërdor një person tjetër, gjegjësisht një pacient i cili sapo ka ardhur. Këtë për Meta.mk e konfirmoi drejtori i Spitalit Psikiatrik Muhsin Arifi, i cili doli edhe me kumtesë duke thënë se është i ri në këtë pozitë dhe se ka trashëguar gjendje në të cilën “spitali ka funksionuar në kushte të vështira teknike, sigurie dhe mungesë të personelit. Arifili, i cili përndryshe është arkitekt i diplomuar,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka ofruar partisë opozitare, VMRO-DPMNE, pjesëmarrjen në Qeveri nëse kjo parti e mbështet nismën për ndryshimin e Kushtetutës, raporton REL. Pas takimit të mërkurën me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Kovaçevski tha se pas miratimit të fazës së parë të ndryshimit të Kushtetutës, do të formohej një qeveri e gjerë, me pjesëmarrjen edhe të opozitës. Sipas Kovaçevskit, opozitës do t’i takonin pesë ministri, me të cilat aktualisht udhëheqë partia që ai drejton, Lidhja Social Demokrate. Kushtetuta duhet të ndryshohet në pjesën e preambulës, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si…
Deponia në Shutkë që po helmon banorët e kësaj komunë nuk ka shqetësuar asnjë nga institucionet. Kompetencat për këtë deponi bien mbi Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Shuto Orizares. Kryetari i kësaj të fundit iu shmang takimit me ne. Ishte vet shoferi i tij që, ndodhej në komunë, i cili na tha se kryetari kishte dal në terren. “Erdhëm në Komunën e Shuto Orizares për të biseduar me kryetarin e komunës Kurto Dudush rreth deponisë ilegale që është duke helmuar banorët e kësaj komune. Megjithatë, shërbimet, të befasuar që kishim ardhur në këtë komunë na thanë se kryetari kishte…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare me urdhërinë Hasan Prishtina. Osmani ka thënë se krijimtaria letrare e shkrimtarit ka dëshmuar se liria e krijimit dhe mendimit nuk mund të kontrollohen nga pushtetet, shkruan Arbresh.info. “Prania juaj në hapjen e panairit të librit në Prishtinë është edhe një mesazh i fuqishëm për letërsinë shqipe. Ju keni qenë vazhdimisht një pikë e rëndësishme e referimit për shqiptarët kudo në botë. Krijimtaria juaj letrare e zhvilluar kryesisht brenda rrethit të hekurt ideologjik ka dëshmuar se liria e krijimit dhe mendimit nuk mund të kontrollohen nga pushtetet. Edhe…
Ministri i arsimit Jeton Shaqiri duket i pafuqishëm për të realizuar kërkesën që prej vitesh qëndron në sirtarët e ministrisë për ndërrimin e emrit të Shkollës “Mosha Pijade” në Tetovë. Ai vizitoi sot këtë Shkollë për të promovuar disa investime. Për ndërrimin e emrit tha se nuk e din propozimin e vjetër që daton nga periudha kur me Arsimin udhëhiqte i ndjeri Abdilaqim Ademi. “Nuk jam kundër asnjë iniciative e cila vjen dhe respekton bazën pra nga baza. Nëse një nismë që ka filluar më herët duhet të del nga bordi drejtues i shkollës, këshilli, një nismë që do del…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti në vizitë ambasadorin e sapoemëruar Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Kshishtof Gzhelçik. Në takim u bë fjalë për marrëdhëniet bilaterale, për situatën në vend, në rajon dhe më gjerë, për ndarjen e vlerave dhe qëndrimeve të njëjta për çështje të caktuara, si edhe për mundësitë për zhvillimin e mëtejmë dhe për dinamizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve. “Kryetari Xhaferi theksoi se agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën paraqet sfidë të papritur për Poloninë si fqinji i parë, duke potencuar se kontributi i…
Ambasadorja zvicerane në Maqedoninë e Veriut, Veronika Ulman sot bëri apel deri tek të rinjtë dhe prindërit e tyre që të ndjekin trajnimet dhe sistemin dual të arsimit, në mënyrë që nxënësit t’i përshtaten tregut të punës dhe të formohen profesionalisht. Ulman tha se ky sistem funksionon në Zvicër dhe se nëse aplikohet edhe këtu, të rinjtë mund të sigurojnë vende të mira pune. “Partneriteti mes sektorit privat, shtetit dhe shkollave janë çelësi për të përgatitur rininë që të ketë punë të mirë dhe për të pasur një karrierë të mirë profesionale. Mesazhi i dytë është për të rinjtë dhe…

