Situata me zjarret në zonën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë ka ardhur në përmirësim, pavarësisht se ka akoma vatra të ndezura.
Zjarri u aktivizua që prej së shtunës, ndërsa pasditen e së dielës zjarri doli jashtë kontrollit.
Kujtojmë se 42 trupa dhe 13 mjete u angazhuan në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi njoftoi se efektivët e Repartit të Poshnjes “po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë”.



