ProCredit banka i shpalli fituesit e një biçiklete qyteti nga raundi i parë i lojës shpërblyese “#ProVoziSe me ProCredit dhe Mastercard”. Çdo klient që hap llogari në ProCredit Bank dhe kryen të paktën 5 transaksione me kartë të çdo vlere me kartën e debitit Mastercard gjatë kohëzgjatjes së lojës shpërblyese, ka të drejtë të marrë pjesë në lojën shpërblyese. Loja shpërblyese vazhdon deri më 30 shtator, me shortin e radhës më 2 tetor. ProCredit banka përgëzon fituesit dhe i falënderon ata që janë pjesë e misionit të saj për ruajtjen e mjedisit dhe të një ardhmërie të gjelbër.…
Author: Hamdi Kumanova
Rreth 200 kompani do të duhej të përfshiheshin me tatimin e solidaritetit, kumtoi drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Lukarevska, ndërsa vlerësimet janë në bazë të analizave evidentues që i ka bërë DAP konform bilanceve tatimore që i kanë dorëzuar kompanitë në Drejtori. “Flasim për të dhënave krahasuese, 2022, 2021 etj. Pritjet janë se rreth 76-77 milionë euro do të derdheshin në Buxhet përmes këtij tatimi të njëfishtë të solidaritetit”, tha drejtoresha e DAP-it, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp kushtuar marrëveshjes së arritur për rritjen e pagave të të punësuarve në Drejtori.…
Gjykatësi suprem Nake Georgiev, i cili së fundmi u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor, ka dhënë dorëheqje sot në mëngjes, konfirmojnë nga Këshilli Gjyqësor. “Ka dorëzuar njoftim për dorëheqje për arsye personale, thonë nga Këshilli Gjyqësor. Nga aty shtojnë se dorëheqja e tij është konstatuar. Georgiev, së bashku me kolegen e tij Antoneta Dimovska, duhej të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Seanca e Këshillit Gjyqësor në të cilën zgjidhen gjyqtarët është duke u zhvilluar.
Komisioni për Çështje Kushtetuese në Kuvend e filloi seancën e parë me një pikë të rendit të ditës – Propozim për qasje në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga 17 anëtarë të pranishëm të Komisionit, 10 deputetë votuan “pro” rendit të propozuar, shtatë ishin “kundër”, dhe nuk pati asnjë abstenim. Propozues është Qeveria, ndërsa propozimin e ka sqaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai tha se propozimi është tërësisht në drejtim të qëllimit konsensual të shtetit – anëtarësimit në BE, të vendosur në vitin…
Komisioni Kuvendor për çështje kushtetuese me dhjetë vota “për” dhe “shtatë” kundër e përcolli propozimin për ndryshime kushtetuese për shqyrtim të mëtejshëm. Kundër ndryshimeve kushtetuese janë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Seanca e kuvendit për përcaktimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese është caktuar më 18 gusht.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, në kuadër të vizitave të tij në kompanitë nga Rajoni i Shkupit që janë në portofolin e Ligjit për Ndihmë Financiare për Investime, vizitoi Burdem Pllastik, një kompani familjare e themeluar në vitin 2002, e cila merret me prodhimin e produkteve shtëpiake nga plastika. Në deklaratën e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se gjatë vizitës në linjat prodhuese të kompanisë ka parë investime intensive në modernizimin e pajisjeve. Jam i lumtur që shoh se ndihma financiare e Qeverisë për këtë kompani ka kontribuar në pasurimin e…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së, në seancën e sotme do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese. Këtë e paralajmëroi nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolloski. “Ka ditë për histori! Kjo është një prej atyre! VMRO nuk do të lejojë shkelje të identitetit maqedonas dhe kulturës. Sot në kundër do të votojmë Kundër ndryshimeve kushtetuese! Jo për shantazhet dhe mohimet! Tek kjo gjeneratë e VMRO-DPMNE-së shantazhet nuk kalojnë! Ta kthejmë krenarinë tek populli, Nuk ka lëshime!”, ka thënë Nikollovski, raporton SHENJA.
Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM- Nikolla Micevski, sot në debatin për ndryshimet kushtetuese në Komisionin për Çështje Kushtetuese, tha se Qeveria nuk do të ketë mbështetjen e tyre për ndryshimin e Kushtetutës. “Ndryshimet kushtetuese nën diktim, presion dhe imponim janë të pamundura dhe nuk do t’i mbështesim kurrë. Është shkelje e sovranitetit të një vendi. Sovraniteti vjen nga populli dhe 80 për qind i thonë jo një akti të tillë dhune nga qeveria”. “Kemi një qeveri shurdhe e të verbër, e cila është e gatshme të bëjë lëshime për shkatërrimin e plotë të interesave kombëtare dhe shtetërore, në mënyrë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Manastir deklaroi se nuk pret që diskutimi për ndryshimet kushtetuese në Komisionin Parlamentar për Çështje Kushtetuese të zgjasë dhjetë ditë, por pret dhe ka “ndjenjë” se do të përfundojë sot. “Dyzet e katër deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë dhe të saktë në qëndrimin e tyre. Dje patëm koordinim, pa thënë asnjë fjalë, u kuptua se të gjithë po flisnim me zë të lartë, e kjo është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar, tha Mickoski nga Manastiri, i cili së bashku me kryetarin e Komunës së Manastirit…
Një numër i policëve para dy javësh u urdhëruan të tërhiqen menjëherë larg objekteve komunale në veri të vendit, sipas një marrëveshje që parashihte shtensionimin e situatës brenda këtyre ditëve. Tash kur pritej të shihej mundësia e zvogëlimit të mëtejmë të prezencës policore atje, Policia nuk ka treguar nëse është bërë vlerësimi i radhës dhe nëse është marrë ndonjë vendim. Brenda dy javësh pritej të shtensionohej situata në veri të Kosovës, në bazë të një marrëveshjeje të arritur më 10 korrik ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak. Kosova u pajtua që menjëherë t’i…
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Zelensky ka njoftuar se me kryeministrin britanik kanë diskutuar rreth sulmeve të përditshme të Rusisë mbi qytetin e Odesës. Ai tha se Ukraina duhet ta forcojë mbrojtjen ajrore. “Ne diskutuam bashkëpunimin tonë të mëtejshëm të mbrojtjes, rrjedhën e operacioneve sulmuese të Ukrainës. Përshkrova nevojat aktuale të mbrojtjes së Ukrainës”, tha ai.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, thotë se Ramush Haradinaj duhet të kërkojë falje për deklaratën e dhënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë në luftë”. Ai tha se Serbisë u janë kundërpërgjigjur edhe në vitet 1993-1992 dhe sipas tij në atë kohë Ramush Haradinaj ka qenë duke punuar baushtellë në Zvicër. “Ne që e kemi sulmuam milicin e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qënë duke punuar në “baushtellë” në Zvicër!!!”, shprehet ai. Ish-deputeti Berisha ka hedhur…

