Të dielën mbrëma rreth orës 21.00 në Dobrosht të Tetovës, zyrtarët policorë të NjP-Tearcë e kanë ndaluar personin A.M. (18) nga fshati Tearcë, pasi që gjatë një turneu futbolli në Dobroshtë ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke e sulmuar fizikisht personin M.J.(23) nga Orasha e Tetovës. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë parashtrimi përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
Të hënën rreth orës 04:00 në SPB-Tetovë, 36 vjeçarja banore e një fshati të Tetovës ka raportuar se në shtëpinë e tyre familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj D.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Sopot”, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, dje në ora 13:50 e kanë privuar nga liria B.Z. (26) nga Shkupi. Siç informoi MPB, ai është kapur se si me automjetin “folkswagen” me targa të Shkupit, ka kryer transportimin e gjashtë personave emigrantë nga Siria, prej tyre një i mitur.
Policia e pesë shteteve evropiane ka ndërprerë zinxhirin e kontrabandistëve të cilët me një çmim prej 9 mijë eurove për person, transferuan 5 mijë emigrantë kubanë në Evropë, përmes Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Siç thekson Europol në njoftimin e sotëm, destinacioni përfundimtar i atyre personave ishte Spanja. Kontrabandistët shfrytëzuan faktin se qytetarët kubanë nuk kanë nevojë për vizë për në Serbi. Janë arrestuar 62 të dyshuar. Hetimi zbuloi një rrjet të gjerë kriminal që vepronte në Serbi, Spanjë dhe Greqi deri në arrestim. Të dyshuarve iu gjet një sasi e madhe dokumentesh të falsifikuara të përdorura nga emigrantët.…
Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mes të një veture të pasagjerëve dhe një kamioni në afërsi të Manastirit, në vendin e quajtur “Udhëkryqi kukreçanska”. Nga aksidenti ka edhe një viktimë. Është ndërprerë komunikacioni në drejtimin rrugor rajonal Prilep – Resnjë, konfirmojnë nga SPB Manastir. Gjatë ditës priten informacione të hollësishme për shkaqet e aksidentit të rëndë trafiku.
Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Sopot”, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, dje në ora 13:50 e kanë privuar nga liria B.Z. (26) nga Shkupi. Siç informoi MPB, ai është kapur se si me automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit, ka kryer transportimin e gjashtë personave emigrantë nga Siria, prej tyre një i mitur. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, ndaj të arrestuarit do të dorëzojnë kallëzim adekuat.
Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas konfirmimit për mosgjetjen e tij brenda vendit, SPAK i ka dërguar shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë, raporton A2 CNN. Vetëm katër ditë më parë ka qenë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri që ka miratuar urdhërarrestin për ish-ministrin e Financave. Ahmetajt, gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, ndërsa mbetet ende e paqartë në këtë fazë nëse ish-numri dy i qeverisë do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
Ukraina është duke kërkuar një përgjigje globale ndaj sulmeve ruse mbi drithërat e saj. Është Ministri i Jashtë, Dmytro Kuleba, që këtë veprim e ka quajtur “terrorizëm ushqimor”. “Rusia ka goditur një depo drithi gjatë natës. Ajo po provon të nxjerrë koncesione duke mbajtur peng 400 milionë njerëz”, ka shkruar Kuleba. “Ftoj të gjitha kombet, veçanërisht ato nga Afrika dhe Azia të cilat janë më të prekurat nga ngritja e çmimit të ushqimit, që ta japin një përgjigje të përbashkët ndaj terrorizmit ushqimor”.
Sanja Llukarevska, në rolin e nënkryetares së Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në “SummerClick” në TV21 deklaroi se nuk ka fraksione në LSDM. “Deklaroj se nuk ka fraksione në LSDM. Mendime ndryshe ka, por kjo nuk do të thotë se ata duan ta dëmtojnë partinë”, tha Llukarevska. Ajo shtoi se nuk frikësohet nga asnjë zhvillim jashtë partisë.
Të gjithë nxënësve të shkollave ruse duhet t’u mësohen bazat e funksionimit të dronëve luftarakë.Në përditësimin e fundit të inteligjencës britanike është thënë se një senator rus ka njoftuar se mësimet do të përfshijnë “si të kryhet zbulimi i terrenit dhe mënyrat për t’u kundërvënë mjeteve ajrore të armikut pa ekuipazh”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Dhe që nga shtatori, mësimeve do t’i bashkohen trajnimi me pushkë sulmi, aftësitë për granata dore dhe ndihma e parë luftarake.Ato thuhet se do të jenë nën një program të rishikuar “Bazat e planprogramit të sigurisë së jetës” për nxënësit e viteve 10…
Situata në të cilën ndodhet aktualisht Maqedonia në lidhje me ndryshimet kushtetuese është marrëdhënie mes vendit dhe Bashkimit Evropian, jo Bullgarisë. Pra, palë në këtë proces janë shteti dhe Bashkimi Evropian. Sjellja e opozitës për mohimin e përgjithshëm të nevojës për ndryshimet kushtetuese, vetëm me arsyetimin se është diktat apo presion bullgar, duke marrë parasysh raportin e treguar mes vendit tonë dhe BE-së, është krejtësisht e pabazuar, thotë në intervistë për MIA, kryetarja e grupit punues për ndryshime kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska. “Për grupin e punës ishte i rëndësishëm rishikimi i dokumenteve ndërkombëtare dhe detyrimeve të marra që rrjedhin nga…
Tradicionalisht për të 15-in vit radhazi Klinika Zhan Mitrev në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit realizon kampin veror për fëmijët me defekte të lindura të zemrës dhe familjet e tyre në Strugë. Nëpërmjet këtij kampi të quajtur “Zemra ime në të gjitha ngjyrat”, qëllimi i Klinikës Zhan Mitrev është vazhdimi i kujdesit dhe procesit terapeutik jashtë ambientit spitalor, në një atmosferë ne natyre te hapur dhe një ambient të përshtatshëm. Mbi 20 fëmijë dhe familjet e tyre marrin pjesë në kampin njëjavor si pjesë e procesit të rehabilitimit pas trajtimit mjekësor. Të gjitha aktivitetet, lojërat, argëtimi…

