Author: Hamdi Kumanova

Në një referat të publicistit shqiptar, Eugen Shehu, të cilin e paraqiti në nëntor të vitit 2004, në një simpozium shkencor të mbajtur në Tetovë, për herë të parë trajtohej një temë e ndaluar deri më atëherë nga regjimi komunist, që kishte të bëjë me ngjarjet që ndodhën nga fundi i nëntorit të vitit 1944, në Monopolin e Duhanit në Tetovë. Atëherë, nga partizanët maqedonas ishin grumbulluar në Monopol mbi 10 mijë burra, pleq e të rinj shqiptarë, një numër i të cilëve ishin keqtrajtuar dhe masakruar. Mirëpo, terrori antishqiptar kishte filluar edhe më herët, sidomos nga shtatori i vitit…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Ukraina ka rimarrë gjysmën e territorit që Rusia kishte marrë fillimisht nën kontroll që kur filloi agresionin, por se Kievi përballet me “një luftë shumë të vështirë” për të siguruar rimarrjen e mëtejshme. “Tashmë është siguruar rreth 50% e territorit që u mor fillimisht,” tha zoti Blinken në një intervistë për CNN-in të dielën. “Janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensivës. Është e vështirë,” tha ai, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për një ose dy javë, por për muaj. Në fund të muajit të kaluar, presidenti Volodymyr Zelenskiy u citua…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën kroate ‘Veçernji List’ ka folur për zhvillimet e fundit dhe tensionet Veri të Kosovës. Kurti nuk i kursyer kritikat ndaj SHBA dhe BE-së në raport me Serbinë. Ai e ka quajtur të padrejtë vendimin për të vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç u mbajt një qëndrim më i butë. “Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit…

Lexo më Shumë

Vala e të nxehtit Cleon është këtu dhe hidratimi i mirë është arma më e mirë kundër temperaturave të larta. Kushtet ekstreme të motit kërkojnë marrjen e masave të nevojshme mbrojtëse dhe ndër masat e nevojshme është konsumimi i sasisë së duhur të ujit, veçanërisht nga personat që i përkasin grupeve vulnerabël. Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke ose marramendje, të cilat më vonë mund të çojnë në probleme të tjera më serioze shëndetësore, si goditje nga nxehtësia. Megjithatë, një pyetje e rëndësishme është se sa ujë duhet të pimë gjatë një vale të nxehtë. Përveç shmangies së pijeve me…

Lexo më Shumë

A ka gjëra të cilat dëshironi t’i lini që të fokusoheni më shumë në gjërat të cilat ju interesojnë më së shumti? Ju dëshironi të ndërtoni një karrierë e cila mbështet jetën tuaj. Dhe të ndërtoni një jetë e cila mbështet karrierën tuaj. Dhe shpresoni se të dyjat në fund mbështesin lumturinë tuaj. Për këtë luftoj. Mendoj se të gjithë e duam këtë. Por ndërtimi i diçkaje merr kohë. Kështu që, më pëlqen t’i mendoj karrierat si ndërtesa të cilat janë ende nën ndërtim. Ndoshta ju jeni në fazën e projektit, ose ndoshta po shtroni tullat, ose ndoshta tashmë jeni…

Lexo më Shumë

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore. Në stinën e dimrit, një nga betejat më të ashpra të organizmit është ajo me kollën. Ajo është irrituese dhe e dhimbshme, duke u bërë pengesë jo vetëm për kryerjen e angazhimeve të ditës, por edhe në mbrëmje duke penguar një gjumë të qetë. Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera, mjaftojnë produkte të thjeshta që i gjejmë në çdo kuzhinë që na japin një çlirim të menjëhershëm. Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore. Përbërësit e kësaj kure janë…

Lexo më Shumë

Dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në Dragash. Rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre. Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale i ka bërë presion, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të…

Lexo më Shumë

Futbolli që njihet më ketë emër në mbarë botën është më pak i popullarizuar në SHBA sesa ai që amerikanët e quajnë apo se sa sporti i basketbolli ose hokej mbi akull. Megjithatë, vështirë se dikush nuk e di se Lionel Messi, shtatë herë fitues i Topit të Artë që ka fituar çdo titull në karrierën e tij, tani po vesh fanelën e Inter Miami, klub me bazë në Florida. Dhe me golin e tij nga gjuajtja e lirë në kohën shtese kundër Cruz Azul, Messi dha një shije të parë të asaj që tifozët në MLS do të përjetojnë…

Lexo më Shumë

Asnjë parti apo bllok nuk ka fituar një shumicë absolute në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Spanjës, të mbajtura më 23 korrik, sipas rezultatit më të fundit, pas numërimit të rreth 99.9 për qind të votave, pavarësisht se Partia Popullore (PP) ka arritur fitore të ngushtë ndaj socialistëve në pushtet. PP-ja do t’i ketë 136 vende parlamentare në dhomën e poshtme prej 350 vendesh, 47 më shumë sesa që kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme, të mbajtura më 2019, ka treguar rezultati preliminar i publikuar nga Ministria e Brendshme. Partia e ekstremit të djathtë, Vox, do t’i ketë 33…

Lexo më Shumë

Vetëm javën që lëmë pas, punonjësit e SPB-Tetovë kanë arresutar me dhjetra persona dhe kanë sekuestëruar mbi 65 pako të lëndëve narkotike kryesisht kokain që për qëllim kishin tregun e Tetovës, thotë zëdhënis i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi. Sipas Rexhepit, SPB Tetovë është në teren dhe po kontrollon çdo lëvizje të dyshimt. Ndërsa thotë se shpërndarsit e lëndëve narkotike me ardhjen e mërgimtarve rriten, por kjo nuk do të thotë se kanë suksese pasi sipas Rexhepit, aksionet e fundit të SPB Tetovë kanë rezultuar të suksesshme, dhe kërkon nga qytetarët që të paraqesin në polici raste të këtilla. …

Lexo më Shumë

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka paraqitur dokumentet për të regjistruar një kompani në Bjellorusi. Kompania sipas raportimeve quhet “Concord Management and Consulting LLC” dhe u regjistrua më 19 korrik të vitit 2023, transmeton Telegrafi. Baza e kësaj kompanie është në fshatin Tsel. Në këtë vendbanim gjendet kampi fushor ku mercenarët e grupit Wagner u zhvendosën pas ardhjes nga Rusia. Prigozhin është emëruar si drejtor, derisa sfera e biznesit të kompanisë është “menaxhimi i pasurive të paluajtshme”.

Lexo më Shumë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Britanisë së Madhe, pritet që në muajin nëntor të nisë ekstradimi i shqiptarëve që vuajnë dënimin në burgjet britanike drejt vendint tonë. Media britanike “The Telegraph”, ka bërë një artikull të gjatë ku shkruan se mes të burgosurve që do të ekstradohen në Shqipëri janë edhe 17 vrasës, mes tyre dhe një nga emrat më të rrezikshëm i njohur edhe si “Tony Montana”. Artikulli i plotë i “The Telegraph” Një nga vrasësit serialë më ‘mizor’ të Shqipërisë është mes 17 vrasësve të dënuar që do të…

Lexo më Shumë