Author: Hamdi Kumanova

Policia Kufitare ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Sllovakia. 35-vjeçari tentoi të transportonte drejt Greqisë armë dhe lëndë narkotike e ndarë në doza. “Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza”, njofton policia duke theksuar se armët dhe lënda narkotike u gjetën pas kontrollit të imtësishëm me të cilin po udhëtonte shtetasi sllovak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Erik ten Hag ka thënë se Harry Maguire ende mund të kthehet në skuadrën e Manchester United, pavarësisht se i është hequr shiriti i kapitenit. “Harry është një lojtar i rëndësishëm, ai mbetet një lojtar i rëndësishëm”, tha trajneri i United para gazetarëve. Maguire u hoq nga kapiteni i klubit në fillim të këtij muaji. “Ndërsa personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën”, shkroi ai në Twitter, pas vendimit të Ten Hag. Mbrojtësi qendror bëri vetëm tetë paraqitje në Premier League./Arbresh.info/

Lexo më Shumë

Rusia ka miratuar një listë të kombeve që i konsideron “armiqësore”, mes të cilave ka përfshirë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE), edhe Shtetet e Bashkuara, Japoninë apo Kanadanë. Ky urdhër vjen pas sanksioneve masive që vendet perëndimore kanë aktivizuar kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të këtij vendi kundër Ukrainës. Urdhri me listën është nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin dhe është pjesë e Dekretit të Presidentit të Federatës Ruse të lëshuar më 5 mars 2022. Në total, lista ka 48 vende. Konkretisht, ai përfshin 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë miratuar dënime të…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit njoftoi të shtunën se ka shpallur në kërkim dy persona në fshatin Shtiqen të Kukësit. Sipas njoftimit, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç. Tutje, bëhet e ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në…

Lexo më Shumë

Rrugët e qytetit të Shkupit të mbushur përplot me turistë të huaj. – Advertisements – Moti i nxehtë ka sjellë një numër të madh të turisteve nga e gjithë bota në rrugët e kryeqytetit. Ata shprehen mjaft të kënaqur nga mirëpritja e banoreve dhe janë të impresionuar me bukurit e vendit. “Më pëlqen me të vërtetë Shkupi, sepse ka shumë skulptura këtu dhe jam e mahnitur nga ato. Nuk prisja asgjë dhe me të vërtetë jam e dashuruar me vendin”. “Ukraina… Më duket shumë, shumë mirë.” “Jam nga Hungaria…Po më pëlqen shumë… Njerëzit janë shumë të mirë, të gjithë që…

Lexo më Shumë

Farmacistët që prodhojnë ilaçe kundër kancerit mund të fitojnë më shumë se 1.000 euro me vetëm një infuzion. Këtë tregojnë hulumtimet e mediave gjermane WDR, NDR, SZ dhe Monitor. 5.000 euro çdo muaj madje dhe më tepër fitime mund të kesh. Kështu, kujton Robert Herold, të cilit një mjeke e kancerit, pra, onkologe, i kërkoi t’ia paguante ryshfet. Ai ishte ende shumë i ri atëherë, sapo kishte mbaruar studimet dhe do të merrte në dorë drejtimin e farmacisë së të ëmës. Ai refuzoi. Por me ato biseda filloi udhëtimi i gjatë 18-vjeçar i Heroldit që përfundimisht do ta çonte atë…

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese janë mision i mundur. Në radhë të parë duhet të jenë interesat e shtetit dhe të qytetarëve, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për TVM. Për Xhaferin janë të papranueshme pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, se teksti është i paarsyeshëm dhe se ndryshimet e Kushtetutës kërcënojnë interesat kombëtare. I pyetur se a mund të priten zgjedhje të parakohshme duke pasur parasysh faktin se Qeveria nuk ka siguruar dy të tretat e votave dhe se VMRO-ja potencon se tani është koha vetëm pë konsensus për zgjedhje të parakohshme. Xhaferi potencon se opozita duhet të inicon…

Lexo më Shumë

Kolona kilometrike vërehen mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitarë Qafë Thanë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në temperatura presin rreth dy orë në kolonë për të kaluar kufirin. Nga ana e Maqedonisë së Veriut po punohet me ritme shumë të ngadalta. Qytetarët janë të revoltuar, ka shumë nga ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë vetem për ta kaluar ditën, ndërsa ka edhe dasmor, ndërkohë ju duhet të presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin. Sipas burimeve nga terreni, kolonat janë shkaktuar për shkak se nuk punon sistemi dhe policia i regjistron të dhënat me dorë. Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe…

Lexo më Shumë

Rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur i kanë vënë flakën veturës se zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, në ndërkohë që vetë zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut ka reaguar për këtë akt që ka ndodhur në rrugën “Strumiçka”, në lagjen Çair të Shkupit informon Tetovasot. “I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim”ka deklaruar Artan Grubi. Ai i ka kërkuar ndjesë edhe shokut të tij dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm…

Lexo më Shumë

Odat Ekonomike të Maqedonisë së Veriut kundërshtojnë një propozim-ligj për vendosjen e një tatimi të ri për bizneset, që ndryshe njihet si “taksa e solidaritetit”. Propozimi ka kaluar fazën e parë dhe miratimi pritet të bëhet me procedurë të përshpejtuar ndërsa përfshin të gjitha kompanitë, të cilat kanë shënuar përfitime. Bizneset thonë se kjo taksë synon të godasë kompanitë “lojale”, penalizon kompanitë e suksesshme dhe pengon investitorët ndërsa “mbron bizneset joformale që po e dëmtojnë ekonominë e vendit”. Sipas Ministrisë së Financave, propozimi synon vendosjen e tatimit shtesë për të gjitha kompanitë që kanë realizuar mbi 10 milionë euro të…

Lexo më Shumë

Komuna e Shuto Orizares njoftoi se sot do të organizojë aksion për pastrimin e deponisë në Vizbeg. Deponia është një nga më të mëdhatë në zonën e Shkupit, dhe në periudhën e verës paraqet rrezik dhe kërcënim për qytetarët e Shuto Orizares dhe gjithë qytetin.

Lexo më Shumë

Romelu Lukaku ka mbetur i vetëm në kryqëzim. U duk se belgu ishte pranë transferimit te Juventus, madje për t’u bashkuar me bardhezinjtë tradhtoi edhe Interin duke harruar deklaratat e dashurisë për klubin zikaltër. Para disa ditëve, sulmuesi nuk i përgjigjej në telefon miqve të tij te Inter, por tashmë që Juventus e ka zbehur interesin për Lukakun, 30-vjeçari po provon të afrohet me zikaltërit. Por, këtë herë ata që nuk përgjigjen në telefon janë njerëzit e Inter, presidenti Zhang, por edhe ish-shokët e Lukakut janë kundër rikthimit të sulmuesit. Madje, ai që udhëheq dhomat e zhveshjes kundër rikthimit të…

Lexo më Shumë