Author: Hamdi Kumanova

Ambasadori i BE-së, David Geer, shpreson se do të merren parasysh mesazhet e diplomatëve që kanë vizituar së fundmi vendin, dhe vendimi i politikanëve do të jetë sovran, me vetëdije të qartë se cili është interesi kombëtar. Ne besojmë se vendi i këtij shteti është në BE jo sepse jemi të mirë, por sepse mendojmë se kemi interes të përbashkët dhe se kjo është e ardhmja më e mirë për vendin. Ju keni filluar negociatat, keni pasur shqyrtim dhe mund të kaloni në hapin tjetër, kështu që tani nuk është çështja nëse vendi do të ecë përpara me miratimin e…

Lexo më Shumë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon raportin injorues të Sektorit për marrëdhënie me opinionin dhe Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë ndaj mediave të ndërlidhura me vendimin e miratuar paradokohe për bashkimin e koncesioneve për minierën Ilovica. SHGM njofton se tek ata kanë arritur vërejtje nga gazetarë, të cilët edhe krahas përpjekjeve nuk kanë arritur të marrin detaje se çfarë ka ndodhur në seancën e Qeverisë të mbajtur më 27 qershor të vitit 2023, në të cilën është propozuar dhe miratuar vendimi, për të cilin ka interesim të madh publik dhe të motivuar nga rëndësia e çështjeve për…

Lexo më Shumë

Këtë të premte është raportuar gjerësisht në mediat serbe për arrestimin e një serbi 34 vjeçar të quajtur Boris Lesheviç nga Leposaviqi, në pikëkalimin kufitar të Jarinjes, nga Policia e Kosovës. Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për pjesën veriore të vendit, na e konfirmoi këtë arrestim ndërsa arsyeja për ndalimin e tij na thënë se ka të bëjë me dyshime për posedim të “narkotikëve”. Elshani na shpjegoi se personi i dyshuar është në kërkim nga autoritetet e vendit që nga viti 2018 dhe se me urdhër të prokurorisë ai ka qenë në kërkim për t’u arrestuar.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023. Hapja e këtij vendkalimi bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve të të dyja vendeve. Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera…

Lexo më Shumë

Trupi i 23-vjeçares Fatmata Kamara nga Sierra Leone, e cila u qëllua nga policia e Maqedonisë në kazermën e Gjevgjelisë, sot pas tre muajsh i është dorëzuar bashkëshortit të saj Abu Bakar, për t’u transportuar në Sierra Leone për varrim. Transporti është bërë përtej kufirit serb me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe lejen e autoriteteve hetuese të RMV-së. Duke qenë se është hapur një procedurë hetimore paraprake për rrethanat që çuan në vdekjen e Fatmës dhe duke qenë se në ngjarjet para vdekjes ishte përfshirë një punonjës policie, u krye autopsi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rezultatet e autopsisë janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thotë se ka bashkëpunim të mirë me Izet Mexhitin, i cili ditë më parë promovoi nismën për formimin e një lëvizjeje të re politike. Kasami tha se bashkëpunimi mes partisë së tij dhe lëzivjes së Izet Mexhiti do të ndodh sapo të formolizohet nisma e Mexhitit. “Ne jo vetëm që jemi të hapur, por vazhdojmë të punojmë intenzivisht për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare. Kemi një komunikim të mirë me Izet Mexhitin, besojmë që nga momenti i formalizimit të Lëvizjes së tij ne do të formalizojmë edhe bashkëpunimin. Më lejoni që të…

Lexo më Shumë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në maj 2023, është 36.465 denarë dhe është 16,1 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Rritja është për 5.058 denarë. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (25.5%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (21.4%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.8%). Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Veprimtari të tjera…

Lexo më Shumë

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, i cili sot tha se raportet me ASH-në janë korrekte edhe në Qeveri edhe në Parlament dhe se mes dy partive ka respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë. “Ne jemi në koalicion me ASH-në, në partneritet, sepse jemi së bashku në Qeveri, në Kuvend, përfaqësojmë shumicën parlamentare në Kuvend, marrëdhëniet janë shumë korrekte, me respekt të ndërsjellë, me mirëkuptim të ndërsjellë”, u shpreh Ademi. Por, Fetai tha se ASH-ja nuk ka hyrë në partneritet me BDI-në por ka marrë përgjegjësinë që i takon…

Lexo më Shumë

Në kuadër të seancës së 120-të të Kuvendit po shqyrtohet projektligji për sistemet e pagesave, i cili është dorëzuar nga përfaqësuesit e Partisë Liberal Demokratike, “Të Majtës” dhe RDM-së. “Qytetarët që shfrytëzojnë çdo ditë shërbimet e bankave janë dëshmitarë të kostove dhe komisioneve të larta, si për miratimin e kredive, mbajtjen e llogarive, komisionet për kontrollin e llogarisë së transaksionit, madje edhe tërheqjen e parave nga një bankë tjetër, nëse ajo është e ndryshme nga banka depozituese e qytetarëve”, theksojnë nga PLD. Nga atje thonë se ky ligj i propozuar parashikon ulje apo heqje të ndjeshme të kostove dhe komisioneve…

Lexo më Shumë

BE po mobilizon forca shtesë të zjarrfikësve për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Greqi, njoftoi komisioneri i menaxhimit të krizave Yanes Lenarcic në Twitter. “Meqenëse rreziku i zjarreve në Atikë mbetet shumë i lartë, ne po mobilizojmë forca shtesë ajrore, ” theksoi ai. “Një avion Canadair nga Kroacia dhe dy avionë nga Qipro do të mbërrijnë në Greqi. Përveç kësaj, forcat tokësore do të vijnë edhe nga Rumania dhe Bullgaria”, shtoi Yanes Lenarcic./abcnews.al

Lexo më Shumë

Sa të jem unë ministër, nuk do të ketë më vonesa në furnizimin e barnave, tha sot ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, në takimin me përfaqësuesit e Lidhjen e Shoqatave të Diabetikëve të RMV-së. Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm edhe shërbimet profesionale të ministrisë, përgjegjëse për problematikën, duke përfshirë edhe kryetarin e Komisionit për Diabet, Irfan Ahmeti, ministri Mexhiti theksoi se kanë mirëkuptim të plotë të situatës në të cilën ndodhen personat me diabet në vend dhe janë të përkushtuar maksimalisht në tejkalimin e sfidave aktuale. “Ne po bëjmë gjithçka që kemi për të përfunduar sa më parë…

Lexo më Shumë