Ambasadori i BE-së, David Geer, shpreson se do të merren parasysh mesazhet e diplomatëve që kanë vizituar së fundmi vendin, dhe vendimi i politikanëve do të jetë sovran, me vetëdije të qartë se cili është interesi kombëtar.
Ne besojmë se vendi i këtij shteti është në BE jo sepse jemi të mirë, por sepse mendojmë se kemi interes të përbashkët dhe se kjo është e ardhmja më e mirë për vendin. Ju keni filluar negociatat, keni pasur shqyrtim dhe mund të kaloni në hapin tjetër, kështu që tani nuk është çështja nëse vendi do të ecë përpara me miratimin e amendamenteve kushtetuese. Por do të them sërish, është një vendim sovran”, thotë Geer për “Sloboden Peçat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.



